Shpella e Haxhi Aliut
Shpella e Haxhi Aliut ndodhet ne gadishullin e Karaburunit. Banesa më e sigurt e Haxhi Ali Ulqinakut është shpella, e cila mban edhe emrin e tij.
Është më e madhja shpellë e bregdetit shqiptar, me një lartësi në hyrje 60 m mbi nivelin e detit. Kjo shpellë ndodhet në skajin veriperëndimor të Kepit të Gjuhëzës.
Sipas historianëve, kjo shpellë emrin e vjetër e ka shpella iliriane. Shpella iliriane e përdorur nga detari me famë, ulqinakasi, Haxhi Aliu, është një dëshmitare interesante e historisë. Duke u futur në brendësi të shfaqet një liqen në forme eliptike me aksin e madh të drejtuar nga hyrja. Salla ka një shtrirje në gjatësi prej 60 m e orientuar sipas VP-JL dhe një gjerësi nga baza (mbi nivelin e detit) rreth 40 m në pikën më të gjerë. Në tërësi shpella është e gjatë rreth 100 m.
Thellësia e liqenit të brendshëm arrin 10,4 m drejt anës VL të fundit të shpellës. Në paretet shkëmbore të sallës përballë hyrjes paraqiten stalaktite të pjerrta me origjinë të mundshme organogjene ose të perzier. Në hyrjen e saj janë gjetur fragmente amforash antike të shekujve të parë të epokës sonë. Kjo shpellë vazhdimisht ka tërhequr vëmendjen e detarëve të huaj e shqiptare. Detari i guximshëm shqiptar Haxhi Aliu e ka përdorur atë si strehë mbrojtëse duke u përleshur me anijet e huaja grabitqare, të cilat tentonin të hynin në Gjirin e Vlorës apo të grabisnin piratisht bagëtitë e vendsave në Karaburun.
Rreth viteve 1540-1545, është përdorur nga piratët francezë për t’u mbrojtur siç thonë edhe toponimet afër shpellës.
Shpella ndodhet në një vendndodhje strategjike në Gadishullin e Karaburunit në Rivierën Shqiptare, Shpella e Haxhi Alit konsiderohet si një nga shpellat më të bukura të vendit dhe tërheq një numër të madh vizitorësh. Metoda e vetme për të arritur në Shpellën e Haxhi Aliut është me anije, pasi ajo është e vendosur në bregun e ashpër të Gadishullit të Karaburunit. Vizitorët mund të nisin udhëtimin me anije[1][2] nga porti i Vlorës, duke u frymëzuar nga pamjet natyrore të bregdetit para se të arrijnë në këtë shpellë të fshehur. Bukuria e pashkëputur dhe formacionet gjeologjike unike të shpellës e bëjnë atë një destinacion që duhet vizituar për ata që eksplorojnë mrekullitë natyrore të Shqipërisë. Veçanërisht, është njohur si një monument natyror i rëndësisë kombëtare nga Ministria e Mjedisit dhe është pjesë e Parkut Detar Karaburun-Sazan.[3][4]
Referime
Redakto- ^ Boattrips. "Guida me anije". boattrips.al.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Haxhi Ali Cave - The Biggest Cave in Albania". Haxhi Ali Cave (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-01-04.
- ^ "Management Plan for National Marine Park Karaburun-Sazan. UNDP, 128 pp". Agjencia Kombetare e Zonave te Mbrojtura.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Agjencia Kombetare e Zonave te Mbrojtura".
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)