Kalaja e Selos

monument i trashëgimisë kulturore në Shqipëri
(Përcjellë nga KALAJA SELOS)

Kalaja e Selos është një monument i trashëgimisë kulturore në Selo, rrethi i Gjirokastrës, në qarkun e Gjirokastrës, Shqipëri [1]. Ky monument është i miratuar me numër "1886 10.06.1973".

Kalaja e Selos
Kalaja e Selos is located in Earth
Kalaja e Selos (Earth)
VendndodhjaSelo, Gjirokastër, Gjirokastër, Shqipëri
Koordinatat39°50′44″N 20°20′18″E / 39.845611°N 20.338444°E / 39.845611; 20.338444
Organi drejtuesDRKK Gjirokastër
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Përcaktuar1886 10.06.1973
Nr. i referencësGJ081

Përshkrimi

Redakto

Ky fortifikim gjendet në një kodër shkëmbore, rreth 500m në perëndim të fshatit Selo. Muret, rreth 3.30m të gjerë, janë të mbushur me gurë e çakëll, faqja e jashtme e tyre është e papërpunuar, si rrjedhim i formacioneve gëlqerore lokale. Muri përforcohet prej dy kullash. Kalaja ngrihet në një terren shumë të thyer malor dhe është pothuajse e paarritshme për vizitorët. Pjerrësia e madhe e kodrës dhe faktorë të tjerë, agjentë atmosferikë si reshjet e shiut apo erozioni kanë bërë që ndër vite, blloqe gurësh të murit të rrëzohen dhe thyhen.

Referime

Redakto
  1. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I GJIROKASTRËS (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 8 dhjetor 2015. Marrë më 11 tetor 2016.

Lidhje të jashtme

Redakto