Klubi futbollistik Kosova Vushtrri nga Vushtrria është themeluar në vitin 1922.

Klubi Futbollistik Vushtrria
Shenja dalluese - Partizani
Emri i plotëKlubi Futbollistik Vushtrria
Pseudonimi(et)Gladiatorët
Themeluar9 Maj 1922 (1922-05-09) (101 vite më parë)
StadiumiStadiumi Ferki Aliu
Kapaciteti6,000
PresidentiBajrush Kajtazi
TrajneriSamuel Nikaj
LigaSuperliga e Kosoves
2018–191 (Liga e Parë)
Faqja zyrtareFaqja zyrtare e klubit
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë

Aktualisht KF Kosova Vushtrri bën pjesë në kategorinë më të lartë të futbollit në Superligën e Kosovës. Ekipi i cili ka prodhuar lojtarë të njohur të cilët kanë luajtur jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë saj iu është dhënë edhe një mundësi që të tregojë kapacitetet e saja dhe të pozicionohet në një vend të merituar në Superligë. Aktualisht ekipi KF Kosova Vushtrri është ekipi më i shikuar në Kosovë ku për çdo ndeshja shikueshmëria arrin afro 3500-4000 shikues. Gjithashtu Llamkos Kosova ka tifozërin më besnike në Kosovë e cila quhet Ultras FORCA. Ky grup i tifozëve është i vetmi grup i cili ka shkelur çdo qytet të Kosovës për ta përkrahur ekipin e tyre poashtu ka qenë edhe në disa vende të Shqipëris.

Vushtrria pasi i shpëtoj barazhit në sezonën 2012/13, me 2-3 përforcime dhe me të njëjtën skuadër u shpall kampion në Raiffeisen Superligës 2013/14 për herë të parë në histori të tij, 92 vite pas krijimit të klubit. Pasi fitoi titullin në Raiffeisen Superliga e Kosoves ajo gjithashtu fitoi edhe Superkupen e Kosoves e cila u ndesh me skuadrën e Ferronikelit nga Drenasi ku e mposhti me rezultat 2:0

HistoriaRedakto

Klubi Futbollistik Kosova Vushtrri është themeluar në vitin 1922. Atëbotë nuk kishte federatë të futbollit kështu që ky ekip luante lojëra miqësore. Megjithatë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore ky ekip u anëtarësua në Federatën e Futbollit ku dhe filloi sfida e ekipit për të luajtur në ligën e Kosovës.

Ky ekip në sezonin 2005/06 luajti ne Superligën e Kosovës. Në sezonin 2009/2010 ky ekip u rendit e 11-ta në Superligë.

Këtë vit (2012) ekipi ka bërë ri-hyrje në Superligë duke u pozicionuar si e 2-ta në Ligën e Parë duke mundësuar kualifikimin direkt në Superligë.

Vushtrria u shpall kampion i sezonës 2013/14 të Raiffeisen Superligëspër herë të parë në histori të tij, 92 vite pas krijimit të klubit.

KlubiRedakto

Interesimi në privatizimin e K.F Kosova Vushtrri erdhi si rezultat i privatizimit të suksesshëm të Llamkos GalvaSteel nga Core Group. Me privatizimin e Llamkos GalvaSteel, grupacioni ka treguar interes në privatizimin e K.F. Kosova Vushtrri dhe të promovojë dashamirësinë dhe pozitivitetin ndaj Vushtriasve.

Pas privatizimit te Llamkos GalvaSteel, K.F. Kosova Vushtrri disa here ka kërkuar përkrahje financiare, pas rezultateve të mira që ekipi kishte në Ligën e Parë.

Me perkrahje financiare të vazhdueshme, ideja për privatizim të K.F Kosova Vushtrri ishte normale, pasi që Core Group vazhdimisht përkrahte ekipin.

EkipiRedakto

Ekipi është i përbërë nga individë të cilët kanë luajtur në këtë ekip për një kohë të gjatë. Përveç lojtarëve të rregullt, pas hyrjes në Superligë, ekipi ka transferuar lojtarë të rinj.

Ekipi drejtues i klubit është emëruar dhe janë duke e udhëhequr ekipin. Detyrat e ekipit drejtues janë mirëqenia e ekipit dhe ata raportojnë tek bordi drejtues i Core Group.

Nr. Kombësia Poz. Lojtari
  Pt Burim Sadiku
  Pt Ridvan Beqiri
  Pt Petrit Tahiri
  Pt Florent Zymeri
  Mb Geri Hoxha (nga Flamurtari Vlorë)
  Mb Fitim Llapashtica
  Mb Mehmet Gërxhaliu
  Mb Bajram Zuqaku
  Mb Bahri Kera
  Mb Edon Pasoma
  Mb Mehe Uka
  Mb Driton Vokshi
  Mf Denis Duda (nga Flamurtari Vlorë)
  Mf Egzon Feka
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
  Mf Denis Krasniqi
  Mf Besart Veseli
  Mf Festim Istrefi
  Mf Fatlum Ramadani
  Mf Valdrin Rashica
  Mf Faruk Statovci
  Mf Dior Zabërxha
  Mf Egzon Shabani
  Mf Gëzim Rusi
  Sm Enis Kuka
  Sm Labinot Osmani
  Sm Faton Zejnullahu
  Sm Semir Zeneli
  Sm Daut Maxhuni
  Sm Shkëmbim Salihu

ProjektetRedakto

Me hyrje në Superligë, K.F. Kosova Vushtrri do ta ketë një të ardhme më të mire. Me zhvillimet e fundit drejt njohjes së Kosovës nga UEFA, ekziston shpresa për një të ardhme më të mire. Mundësia për të luajtur në garat europiane nuk është utopi dhe së shpejti do të bëhet realitet.

Deri në të ardhmën e afërt kur ekipet e futbollit të Kosovës fillojnë të luajnë në garat europiane, K.F Kosova Vushtrri do ti përmbush kriteret dhe standardet e UEFA-s.