Korniza strategjike për zhvillimin e mësimdhënësve në Kosovë

Korniza strategjike për zhvillimin e mësimdhënësve në karrierë

Përcakton standardet e profesionit të mësimdhënësit përgjatë karrierës (para shërbimit, faza hyrëse në profesion dhe zhvillimi në karrierë), zbërthen kompetencat në faza të ndryshme të karrierës dhe fazat e zbatimit të sistemit të zhvillimit të mësimdhënësve në karrierë.

Korniza strategjike do të mbulojë të gjitha aspektet e sistemit të zhvillimit të mësimdhënësve në karrierë dhe do të sigurojë dhe mundësojë një planifikim të duhur të burimeve të nevojshme për zbatim. Gjithashtu do të ofrojë lidhje të qarta ndërmjet licencimit të mësimdhënësve, akreditimit dhe sigurimit të cilësisë, dhe ofrimit të trajnimeve dhe të sistemit të menaxhimit të informacionit (bazës së të dhënave të mësimdhënësve), duke përfshirë profilet profesionale të mësimdhënësve dhe mundësitë për avancim.[1]

Caktimi i prioritetit të politikave të zhvillimit të mësimdhënësve

Sigurimi që kandidatët më të mirë hyjnë në profesionin e mësimdhënies

  • Objektivi Strategjik/ OS 4: Zhvillimi i mësimdhënësve
  • Ngritja e cilësisë së mësimdhënies përmes sistemit efektiv dhe të qëndrueshëm për përgatitjen dhe zhvillimin profesional të mësimdhënësve.
  • Fokusi kryesor në këtë fushë është që të ndërtohet një sistem i qëndrueshëm për zhvillimin profesional të mësimdhënësve, i cili do të kontribuojë në zbatimin e reformës së shkollave dhe të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e rezultateve të nxënësve.[2]

Duke pasur parasysh interesimin e madh në mesin e maturantëve për të hyrë në profesionin e mësimdhënies, duket se ka një potencial për të përcaktuar disa pragje minimale të potencialit që studentët për mësimdhënës duhet të sjellin me vete nga shkollat e mesme të larta. Iniciativat e menduara përmes ligjit të ri për arsimin e lartë dhe ligjit mbi profesionet e rregulluara janë adekuate në funksion të këtij qëllimi. Për më shumë, në kontekst afatmesëm, sistemi arsimor i Kosovës ka nevojë të fillojë procesin e identifikimit të modaliteteve për të shqyrtuar dimensionin personal të kandidatëve, si dhe potencialin që ata kanë për t’u përballuar me detyrat e mësimdhënies.

Përveç kësaj, për t’u siguruar së mësimdhënësit më të mirë do të përfundojnë si mësimdhënës karriere, sistemi duhet të zhvilloj një sistem hyrës për të mbështetur mësimdhënësit fillestar, si dhe të sigurojë një kontroll të cilësisë para se mësimdhënësit të punësohen në baza të përhershme. Një mekanizëm i tillë hyrës duhet të jetë i ngulitur mirë në sistemin e zhvillimit profesional për të siguruar një koherencë ndërmjet arsimimit të mësimdhënësve para-shërbimit, hyrjes dhe zhvillimit në shërbim.[3]

Qëllimi i kësaj Kornize strategjike për zhvillimin e mësimdhënësve në Kosovë është i dyfishtë :

  1. Të ofrojë një plan koherent të karrierës për zhvillimin të mësimdhënësve në Kosovë në të cilën përfshihen një varg standardesh / kompetencash të unifikuara të performancës në pesë nivelet e fazave të karrierës / licencimit të mësimdhënësve. Kjo kornizë ofron rritje graduale të njohurive, shkathtësive, qëndrimeve dhe vlerave themelore. Korniza po ashtu sjell në plan të parë një numër veprimesh të cilat mund të ndërmerren gjatë periudhës 2017 – 2021;

Është zhvilluar një partneritet me bazë në shkollë që synon të promovojë një kornizë bashkëpunimi të shkëmbimit të vlerave dhe qëllimeve të ndërtuara sipas Kornizës së Kurrikulës së Kosovës dhe Standardeve Profesionale për Mësimdhënës të KSHLM-së dhe kërkesave për mësimdhënësit e licencuar . Partneritete të tilla synojnë të sigurojë bashkëpunim afatgjatë dhe të qëndrueshëm përgjatë të gjitha fazave të zhvillimit të mësimdhënësve. Modeli i TMNSH-së po ashtu përforcon lidhjen mes teorisë dhe praktikës dhe ndihmon në ndërtimin e roleve dhe përgjegjësive të qarta për secilin partner në faza të ndryshme të zhvillimit të mësimdhënësve.[3]

2. T’i jap energji diskutimit dhe veprimit në nivele të ndryshme të sistemit të arsimit (qendror, komunal dhe shkollor) për t’u siguruar që secili nxënës i cilësdo shkollë në Kosovë dhe në cilëndo orë mësimorë të frymëzohet për të mësuar prej mësimdhënësve të përkushtuar, që janë efektiv dhe kanë kujdes për nxënësit e tyre.

Korniza strategjike për zhvillimin e mësimdhënësve do të jetë dokument i gjallë, i cili do të plotësohet vazhdimisht krahas zhvillimeve të reja në fushën e zhvillimit të mësimdhënësve dhe procesit të licensimit.

Më 7 dhjetor 2016, Qeveria e Kosovës aprovoi Planin Strategjik të Arsimit në Kosovë 2017-2021 (PSAK)1 , dokument në të cilin ishte punuar për më tepër se një vit e që përcakton rrugën e zhvillimit të arsimit në periudhën vijuese pesëvjeçare. Misioni i PSAK është “zhvillimi i sistemit arsimor të bazuar në cilësi, në qasje gjithëpërfshirëse dhe në llogaridhënie, që mundëson formimin e individëve në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare”. PSAK ka shtatë objektiva strategjike në këto fusha: 1 Pjesëmarrja dhe gjithëpërfshirja; 2 Menaxhimi i sistemit arsimor; 3 Sigurimi i cilësisë; 4 Zhvillimi mësimdhënësve; 5 Mësimdhënia dhe të nxënit; 6 Arsimi dhe Aftësimi Profesional (AAP) dhe Arsimi për të Rritur (ARr); 7 Arsimi i lartë.[4]

 

Korniza Strategjike për Zhvillimin e Mësimdhënësve do të fokusohet në tri pjesë kryesore:

  • Kornizën e përgjithshmë të standardeve të profesionit / kompetencave të përgjithshme;
  • Zbërthimin e kompetencave për faza të ndryshme të karrierës;
  • Implementimin e sistemit të zhvillimit të mësimdhënësve në karrierë.

Licensa

Licensa është leja e punës e lëshuar në bazë të standardeve dhe normave të miratuara paraprakisht për punëtorët e arsimit që do të punojnë në institucionet e arsimit parauniversitar.

Licensimi

Licensimi është procesi i lëshimit të lejeve për ushtimin e punës së mësimdhënësit dhe detyrave tjera në shkollë.

Neni 5 - Detyrat e Ministrisë

Paragrafi 9. Ministria licencon dhe akrediton institucione që ofrojnë kualifikime të përgjithshme sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve në bazë të kritereve dhe standardeve të përcaktuara për këtë qëllim; institucionet që ofrojnë lloje të tjera të kualifikimeve akreditohen nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve,në bazë të kritereve dhe standardeve të përcaktuara për këtë qëllim dhe licencohen nga Ministria.[5]

Sistemi i licensimit të mësimdhënësve zbatohet i ndërlidhur me sistemin e zhvillimit të mësimdhënësve në karrierë.

Sistemi i zhvillimit të mësimdhënësve në karrierë përbëhet nga:

  • Zhvillimi / kualifikimi i mësimdhënësve para shërbimit ;
  • Zhvillimi i mësimdhënësve në fazën e hyrjes në profesion ;
  • Zhvillimi i mësimdhënësve në shërbim.

Zhvillimi / kualifikimi i mësimdhënësve para shërbimit / mësimdhënësve të rinj

1. Zhvillimi / kualifikimi i mësimdhënësve para shërbimit / mësimdhënësve të rinj bëhet në bazë të Ligjit për Arsimin e Lartë, programeve të akredituara nga Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe politika tjera arsimore që rregullojnë këtë aspekt.

Programet për përgatitjen e mësimdhënësve për edukimin parashkollor dhe fillor:

1. Kohëzgjatja e studimeve për përgatitjen e mësimdhënësve parashkollor dhe fillor është së paku 240 ETCS, prej tyre së paku 25 ETCS nga praktika profesionale;

2. Programet e përgatitjes së mësimdhënësve duhet të jenë në harmoni me standardet profesionale të përcaktuara me Kornizën strategjike për zhvillimin e mësimdhënësve dhe Kornizën Kurrikulare për nivellin përkatës të arsimit. …

Sistemi i licensimit të mësimdhënësve realizohet në bazë të dispozitave ligjore të UA dhe Kornizës strategjike për zhvillim të mësimdhënësve në Kosovë.


1.   A është ZhVP i obligueshëm?

Po.

Si mësimdhënës i licencuar në Kosovë nga ju kërkohet të kryeni së paku 100 orë ZhVP në vit. Kjo është përkushtim kontraktor dhe është e përfshirë në sistemin TMNSH.

2.   Çfarë lloj përkrahjeje mund të presësh?

Në nivel shkolle do të ofrohet përkrahje nga fasilitatorët me bazë në shkollë (mësimdhënësit me përvojë) nën mbikëqyrjen e drejtorit të shkollës. Fasilitatorët me bazë në shkollë do të përzgjidhen nga një grup i mësimdhënësve të cilët do të bashkëpunojnë rregullisht me fasilitatorin gjatë studimit të moduleve. Qëllimi është të inkurajohen mësimdhënësit të reflektojnë në çështje që kanë të bëjnë me mësimdhënien dhe pedagogjinë si dhe të reflektojnë mbi mësimdhënien e tyre në klasë duke dokumentuar përvojat dhe të kuptuarit e tyre në Ditarin e të nxënit.[6]

Licensimi i mësimdhënësve ka për qëllim :

  a) Sigurimin e kualifikimeve adekuate të atyre që hyjnë në profesion;
  b) Ndërtimin e sistemit të zhvillimit profesional si aktivitet i vazhdueshëm dhe i obliguar për të gjithë mësimdhënësit në sistem;
  c) Funksionalizimin e një sistemi të vlerësimit të performancës që është mekanizëm për ofrimin e informatave kthyese për zhvillim dhe sigurimin e plotësimit të standardeve minimale të mësimdhënies nga të gjithë mësimdhënësit.

Përmes UA do të licensohen mësimdhënësit që punojnë në nivelet e arsimit 0.1.2 dhe 3 të KSNA.

Sistemi i licensimit të mësimdhënësve merr për bazë :

  • Gjendjen aktuale të kualifikimeve të mësimdhënësve të përcaktuara me normativet në fuqi për mësimdhënës;
  • Aktet ligjore-kërkesat e hyrjes së mësimdhënësit në profesion, me rastin e punësimit.

Llojet e licensave për mësimdhënës në shërbim

Sistemi i licensimit përcakton katër lloje të licensës së rregullt

Licensa për mësimdhënës të karrierës;

Licensa për mësimdhënës të avancuar;

Licensa për mësimdhënës mentor;

Licensa për mësimdhënës të merituar


Licensat për mësimdhënës lëshohen në mbështetje të dispozitave ligjore të këtij UA, me plotësim të kërkesave për zhvillim profesional dhe vlerësim të performancës për secilin lloj të licensës. Licensat për mësimdhënës lëshohen të përgjithshme, përcaktimi i tyre bëhet në përputhje me normat për mësimdhënës të arsimit të përgjithshëm dhe të arsimit profesional.

Regjistrimi në sistemin e licensimit të mësimdhënësve

Në sistemin e licensimit të mësimdhënësve regjistrohen:

-Të gjithë të diplomuarit e rinjë në profesionin e mësimdhënësit që synojnë të punojnë në institucione arsimore në nivelin 0,1,2 dhe 3 të KSNA. -Të gjithë personat që kanë dalë nga shkolla, e që nuk janë shkarkuar për shkaqe të parapara ligjore nga pozita e mësimdhënësit, të cilët synojnë të rikthehen në shkollë në pozitën e mësimdhënësit dhe i plotësojne kushtet e kualifikimit.

Regjistrimi në sistemin e licensimit të mësimdhënësve, për mësimdhënësit e rinj siguron Kodin për aplikim në vendin e punës dhe për aplikim në fazën e induksionit / hyrjes. Me fillimin e zbatimit të ligjit për profesionet e rregulluara, regjistimi në sistemin e licensimit rregullohet sipas këtij neni, apo sipas dispozitave të tjera që e rregullojnë këtë aspekt.

Kriteret për lëshimin e licensës të rregullt të karrierës dhe për ripërtrirje të licensës së karrierës

► Licensa për mësimdhënës të karrierës lëshohet prej një periudhe 5-vjeçare.

► Licensa e parë për mësimdhënës të karrierës u lëshohet mësimdhënësve të kualifikuar sipas normativit në fuqi për mësimdhënës në nivelin përkatës të arsimit dhe që kanë plotësuar kërkesat sipas nenit 5 të këtij UA.

► Licensa e mësimdhënësit të karrierës duhet të ripërtërihet pas çdo pesë vitesh, me kusht që mësimdhënësi të ketë përfunduar 100 orë trajnim gjatë kohës së mbajtjes së licensës së karrierës (të përcaktuara me Kornizën strategjike për zhvillimin e mësimdhënësve) dhe të demonstrojë kërkesën minimale të performances për përtërirje të licenës që caktohet në UA përkatës.

→ Në rast se mësimdhënësit në posedim të licensës së rregullt të karrierrës nuk i plotësojnë kërkesat e specifikuara për përtërirje të licensës, atyre u jipet një vit shtesë për plotësimin e këtyre kërkesave. Në rast se këto kërkesa nuk plotësohen edhe pas afatit të dhënë, atyre iu merret licensa.[1]

Kriteret për lëshimin e licensës mësimdhënës i avancuar

Licensa e mësimdhënësit të avancuar mund t’i lëshohet mësimdhënësit i cili plotëson këto kërkesa:

► Posedon licensë të mësimdhënësit të karrierës së paku në një periudhë prej pesë vitesh;

► Ka përfunduar së paku 300 orë trajnim, prej të cilave 100 orë trajnim në programet e trajnimit për licensë të mësimdhënësit të avancuar, sipas përcaktimeve në Kornizën strategjike për zhvillimin e mësimdhënësve në Kosovë.

► Demonstron kërkesat bazë të performancës për licensë të avancuar që caktohen në UA përkatës për VPM dhe në Kornizën për zhvillimin e mësimdhënësve.

► Licensa e mësimdhënësit të avancuar është valide për pesë vite.

Mësimdhënësi mund ta ripërtërijë licensën e mësimdhënësit të avancuar me plotësim të këtyre dy kushteve:

► Plotëson kërkesat bazë të performancës për licensë të avancuar në procesin e VPM.

► Ka ndjekur së paku 200orë të trajnimit në programet e trajnimit për licensë të avancuar.

→ Mësimdhënësit që kanë përvoje punë mbi 10vite në cilësinë e mësimdhënësit dhe marrin licensë të avancuar sipas UA, mund të aplikojnë për licensë të mësimdhënësit mentor. pa pasur nevojë të presin afatin e rregullt kohor pesëvjeçar të specifikuar në UA dhe që i plotëson kërkesat: për licensë të mësimdhënësit mentor.

Kriteret për lëshimin e licensës mësimdhënës mentor

Licensa e mësimdhënësit mentor, mund t’i lëshohet mësimdhënësit që plotëson këto kërkesa:

► Posedon licensë të mësimdhënësit të avancuar;

► Ka përfunduar së paku 200 orë trajnim pas marrjes së licensës së mësimdhënësit të avancuar, prej tyre së paku 100 orë trajnim duhet të jetë nga fusha e mentorimit të mësimdhënësve, përkatësisht sipas përcaktimeve në Kornizën strategjike për zhvillimin e mësimdhënësve në Kosovë;

► Demostron kërkesën minimale të performancës për licensë të mësimdhënësit mentor që caktohet në UA përkatës për VPM dhe Kornizën për zhvillimin e mësimdhënësve.

► Ofron një rekomandim të shkruar nga drejtori i shkollës, i cili argumenton angazhimet e mësimdhënësit për aktivitetet e zhvillimit të cilësisë në shkollë, përtej punës me nxënës.

► Licensa e mësimdhënësit mentor është valide për 5 vite dhe ripërtrihet pas vlerësimit pozitiv të performancës, sipas UA përkatës për VPM (kriteret për licensën Mësimdhënës Mentor) dhe plotësimit të së paku 200 orëve të reja të trajnimit.

"Metorimi është një tru për të nxënë, vesh për të dëgjuar dhe shtysë në drejtimin e duhur."

John C. Crosby

Mentorimi është bazë e zhvillimit, ngritjes dhe suksesit profesional të të gjithë mësimdhënësve. Në këtë proces të mentorimit, një mësimdhënës me më shumë përvojë këshillon, mbështetë dhe inkurajon një ose më shumë mësimdhënës me më pak përvojë. Mësimdhënësit ndërtojnë një marrëdhënie që ju ndihmon të ndajnë shkathtësitë dhe përvojat personale e profesionale si dhe ju ndihmon të avancohen dhe të zhvillohen më tej gjatë procesit. Ky është një proces/strategji efektive që mbështetet në diskutime konstruktive, transparencë, mirëbesim e respekt reciprok, inkurajim dhe gatishmëri për të nxënë e shkëmbyer.[7]

Kriteret për lëshimin e licensës mësimdhënës i merituar

Licensa e mësimdhënësit të mërituar mund t’i lëshohet mësimdhënësit që plotëson këto kërkesa:

► Posedon licensë të mësimdhënësit mentor për një periudhë prej së paku 10 vitesh;

► Ka përfunduar së paku 450 orë trajnim pas marrjes së licensës së parë për mësimdhënës mentor, sipas përcaktimeve në Kornizën strategjike për zhvillimin e mësimdhënësve në Kosovë;

►Demonstron kërkesën minimale të performancës për licensë të mësimdhënësit të merituar që caktohet në UA përkatës në VPM.

STANDARDET PROFESIONALE DHE KOMPETENCAT E MËSIMDHËNËSVE & SI DO TË PËRDOREN ATO

MASHT ka miratuar një pako të standardeve profesionale dhe kompetencave për mësimdhënës në nivel kombëtar me qëllim të organizimit të sistemit të rregullt të vlerësimit të mësimdhënësve për qëllim të licencimit. Standardet ofrojnë kornizat për karrierën e mësimdhënësve dhe qartësojnë se si duket progresioni ose avancimi. Ky proces shihet si instrument që siguron se mësimdhënësit plotësojnë kërkesat minimale të përformancës për të qëndruar në profesion. Standardet qartësojnë llojet e karakteristikave profesionale që mësimdhënësi duhet t'i mirëmbajë ose zhvillojë në fazën aktuale të karrierës së tyre. Korniza e standardeve e paraqitur më poshtë është organizuar në gjashtë kategori. [8]

Tabela 1: Standardet dhe kompetencat e përformancës së mësimdhënësve

Standardet profesionale Kompetencat



1. Përkushtimi ndaj nxënësve dhe mësimit të tyre

Mësimdhënësi:

1.       Demonstron përkushtim ndaj mirëqenies dhe zhvillimit të të gjithë nxënësve

2.       Është i përkushtuar t’i mbështes nxënësit që të mësojnë dhe t’i arrijnë rezultatet mësimore

3.       Trajton të gjithë nxënësit në mënyrë të barabartë dhe me respekt

4.       Krijon mjedis të të nxënit që inkurajon nxënësit të bëhen zgjidhës të problemeve vendimmarrës, nxënës gjatë tërë jetës, dhe pjesëtarë të dobishëm të shoqërisë.



2. Njohuritë profesionale

Mësimdhënësi:

5.       E njeh fushën e tij profesionale, kurrikulumin e Kosovës dhe legjislacionin përkatës në fushën e arsimit.

6.       Demonstron teknika efektive të mësimdhënies dhe vlerësimit

7.       Demonstron strategji të ndryshme për menaxhimin e aktiviteteve në klasë

8.       E din si mësojnë nxënësit dhe merr parasysh faktorë që ndikojnë në procesin e të nxënit



3. Praktika e mësimdhënies

Mësimdhënësi:

9.       Përdor njohuritë profesionale për të stimuluar arritjet e nxënësve

10.   E vlerëson vazhdimisht progresin dhe të arriturat e nxënësve, si dhe u jep nxënësve dhe prindërve informacione të duhura sa i përket progresit të tyre në mësime

11.   Përshtatë dhe përmirëson praktikat e mësimdhënies duke mësuar dhe reflektuar vazhdimisht, si dhe duke përdorur metoda dhe burime të ndryshme

12.   E përdor teknologjinë e duhur dhe në mënyrë të përshtatshme 


4. Bashkëpunimi me kolegë, me prindër, dhe me komunitetin

Mësimdhënësi:

13.   Komunikon në mënyrë efektive  me kolegët dhe prindërit

14.   Bashkëpunon me kolegët në shkollë me qëllim të krijimit të një mjedisi pozitiv të të nxënit

15.   Punon me profesionist të tjerë, prindër dhe pjesëtarë të bashkësisë me qëllim të promovimit të asaj që e kanë mësuar dhe kanë arritur nxënësit dhe shkolla

5. Zhvillimi i vazhdueshëm profesional 16.   Mësimdhënësi:

17.   Përfshihet vazhdimisht në zhvillimin profesional dhe i shfrytëzon njohuritë për përmirësimin e praktikës së mësimdhënies

6. Përgjegjësia ndaj detyrave dhe obligimeve në punës Mësimdhënësi:

18.   I kryen të gjitha obligimet dhe detyrat e tij/saj të mësimdhënies me profesionalizëm, përkushtim, integritet dhe kompetencë

Modulet e sugjeruara për programin e zhvillimit profesional

Më poshtë kemi dhënë një përshkrim të moduleve të sugjeruara për programin e zhvillimit profesional që lidhet me të gjeturat dhe përfundimet e studimit.[3]

Tabela 2: Intervenimet e sugjeruara në kuadër të programit të zhvillimit profesional që lidhen me të gjeturat dhe përfundimet e një studimi

Të gjeturat e studimit Intervenimet e sugjeruara
Zhvillimi profesional i kufizuar në shkallë dhe fushëveprim.

Reflektimi i mësimdhënësve në praktikën e tyre.

Moduli 1

Të kuptuarit e praktikës profesionale

Të nxënit profesional të mësimdhënësve kundrejt trajnimit të mësimdhënësve

Reflektimi i mësimdhënësve në praktikën e tyre. Moduli 2

Reflektimi i mësimdhënësve si një instrument zhvillimor

Mentorimi mes kolegësh

Orientimi i mësimdhënësve për mësimdhënien e tyre Moduli 3

Paradigmat e reja të mësimdhënies dhe të mësimnxënies

Njoftimi i mësimdhënësve për kurrikulumin e ri

Konteksti i punës së mësimdhënësve

Moduli 4

Konceptet dhe parimet themelore të kornizës së re të kurrikulumit (qasja e bazuar në kompetenca për mësimdhënien dhe mësimnxënien)

Shfrytëzimi i materialeve në një qasje të bazuar në kompetenca

Njoftimi i mësimdhënësve për kurrikulumin e ri

Konteksti i punës së mësimdhënësve

Moduli 5

Vlerësim i bazuar në kompetenca kundrejt vlerësimit të përvetësimit të njohurive

Njoftimi i mësimdhënësve për kurrikulumin e ri

Korniza e Kurrikulumit të Kosovës

Moduli 6

Gjuha dhe komunikimi

Mësimdhënia e matematikës

Mësimdhënia e shkencave natyrore

Mësimdhënia e shkencave shoqërore

Temat ndërkurrikulare në një kurrikulum të bazuar në kompetenca

Dizajni i kurrikulumit/zbatimi i kurrikulumit me bazë shkolle.

Njoftimi i mësimdhënësve për kurrikulumin e ri

Plani Strategjik i Arsimit në Kosovë

Korniza e Kurrikulumit të Kosovës

Moduli 7

Praktika gjithëpërfshirëse në mësimdhënie dhe mësimnxënie


Kthimi në nivel më të ulët dhe revokimi i licensës

  -Kthimi në nivel më të ulët të licensës, nga licensa e avancuar në licensë të karrierës, apo nga licensa mentor në licensë të avancuar respektivisht në licensë të karrierës, bëhet në rastet kur  mësimdhënësi nuk plotëson kërkesat e zhvillimit plofesional të përcaktuara me këtë UA dhe nuk demonstron kërkesën minimale të përformancës për licensën e caktuar.
  -Mësimdhënësi me licensë të rregullt të karrierës, në rast se me vlerësim të performancës nuk i plotëson kërkesat minimale për ripërtrirje të licensës, rekomandohet që brenda një viti të ndjekë programe shtesë të aftësimit.
  -Me përfundimin e programeve shtesë të aftësimit, të rekomanduara në pikën 2 të këtij neni, mësimdhënësi bën kërkesë për rivlerësim sipas UA për VPM. Nëse edhe në këtë rast nuk plotësohen kërkesat minimale të performancës, mësimdhënësit i merret licensa dhe detyrohet t’u nënshtrohet procedurave të rikualifikimit, varësisht nga rekomandimi i dalë në raportin e vlerësimit të performancës.
  -Në raste të veçanta mësimdhënësit mund t’i merret licensa e mësimdhënësit për shkak të shkeljes së dispozitave ligjore, procedura fillon me rekomandim të menaxhmentit të shkollës dhe me kërkesë të DKA-së, drejtuar inspektoriatit të arsimit.

-Procedurën për kthim në nivel më të ulët dhe revokim të licensës e udhëheq Inspektoriati i Arsimit, vendimin e merr KSHLM në bazë të rekomandimit nga Inspektoriati i Arsimit.



Procedurat e aplikimit në sistemin e licensimit dhe procedurat për nxerrjen e vendimit lidhur me aplikimet

-Secili mësimdhënës duhet të aplikojë për licensë të karrierës, për përtërirje dhe avancim të licensës, sipas dispozitave të UA. Për çështje praktike, aplikimin mund ta bëjë drejtori i shkollës/ apo i deleguari i shkollës, në pajtim më mësimdhënësit e shkollës. -Aplikimi për regjistrim në sistemin e licensimit, aplikimi për licensë të karrierës, aplikimi për përtërirje dhe avancim të licenës, bëhet në qendrat e përcaktuara nga MASHT. -Aplikimi për licensë bëhet sipas specifikave dhe kërkesave të përcaktuara në formularin e licensimit. -Mësimdhënësi për përtërirje dhe avancim të licensës aplikon 6-12 muaj para se të skadojë licensa aktuale.

Për secilin aplikacion zbatohet një pagesë prej 20€. Së bashku me formularin e aplikimit, mësimdhënësi duhet të sigurojë dëshmi origjinale për të gjitha informatat e specifikuara në formularin e aplikimit. Divizioni për ZHPM apo sektori i autorizuar në MASHT vendos të dhënat e licensimit për mësimdhënësit individual në databazën e licensimit. Në aplikimet për licensën, që lidhet me vlerësimin e jashtëm të performancës së mësimdhënësit, inspektoriati i arsimit planifikon dhe realizon procesin e VPM sipas procedurave të përcaktuara për këtë qëllim dhe udhëzuesit për VPM. Divizioni i ZHPM apo sektori i autorizuar, në bazë të dhënave të kompletuara nga databaza e licensimit bën përgatitjen teknike të licensave dhe të raporteve tjera të lidhura me këtë proces.

Vendimi rreth aplikacionit të mësimdhënësit për ripërtëritje të licenës, duhet të merret para skadimit të licensës aktuale. Në rastet kur mësimdhënësi aplikon për ripërtëritje ose avancim të licensës që posedon, por, vendimi nuk është marrë para skadimit të licensës aktuale, mësimdhënësit i vazhdohet automatikisht licensa aktuale edhe për 6 muaj. Vendimi i tillë duhet të shoqërohet me një arsyetim të shkruar nga kryetari i KSHLM, me rekomandim nga KSHLM, ku sqarohen arsyet e mospërfundimit të procedurës me kohë.


Në rastet kur vendimi nuk mirret 6 muaj pas skadimit të licensës, drejtori i Inspektoratit të arsimit do të nisë procedurës për konstatimin e përgjegjësisë. Deri në marrjen e vendimit, licensa aktuale e mësimdhënësit mbetet e vlefshme. Vendimi rreth aplikimit të mësimdhënësit për avancim në sistemin e licensimit duhet të merret më së voni 1-2 muaj pas realizimit të vlerësimit të performancës (vlerësimit të brendshëm dhe vlerësimit të jashtëm). Nëse nuk nxirret vendimi për licensën e zotëruar pas realizimit të vlerësimit të performancës, mësimdhënësi bën ankesë, drejtuar Komisionit për Shqyrtimin e Parashtresave dhe Ankesave lidhur me sistemin e licensimit të mësimdhënësve. Detajet rreth realizimit të procedurës së sistemit të licensimit ofrohen me udhëzues të veçantë.



Formati i licensimit

MASHT-i i lëshon një numër secilit mësimdhënës të licensuar dhe një licensë në formë letre që specifikon periudhën e vlefshmërisë, llojin e licensës si dhe të dhënat personale të mësimdhënësit të kualifikuar dhe licensuar.

Akterët në zbatimin e sistemit të licensimit dhe zhvillimit në karrierë të mësimdhënësve ( Sipas nenit 17 të UA nr. 5/2017 për licensim dhe zhvillim të mësimdhënësve në karrierrë)


  1. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë; [5] 1.1. të zhvillojë politika, hartojë dhe zbatojë legjislacionin për zhvillimin e arsimit dhe aftësimit parauniversitar; 1.2. të përcaktojë rezultatet e niveleve të ndryshme të arsimit dhe aftësimit parauniversitar si dhe të japë kualifikime,ose të autorizojë dhënien e tyre,për të gjithë ata që me sukses i përfundojnë programet parauniversitare sipas niveleve përkatëse të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve; 1.3. të promovojë sistem jo diskriminues, të arsimit në të cilin respektohen të drejtat e secilit person për arsim dhe aftësim, si dhe ofrohen mundësi të barabarta për arsim cilësor; 1.4. të promovojë mbrojtjen e grupeve të ndjeshme në kuadër të sistemit të arsimit dhe aftësimit; të sigurojë shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e nxënësit dhe të punësuarve në institucionin arsimor dhe aftësues, si dhe të avancojë masat për parandalimin e braktisjes; 1.5. të vendosë kritere dhe të menaxhojë një sistem të licencimit të mësimdhënësve, përmes Këshillit Shtetëror për Licencim të Mësimdhënësve, të themeluar sipas këtij ligji; 1.6. të vendosë dhe mirëmbajë një sistem të informatave për menaxhimin e arsimit dhe aftësimit. 1.7. t'i ofrojë komisionit për grante në baza vjetore të dhëna të mjaftueshme dhe standarde të formulës me qëllim të përcaktimit të grantit specifik për arsim në përputhje me ligjin në fuqi dhe dispozitat e nenit 28 të këtij ligji; 1.8. të dizajnojë dhe mbikëqyrë format efektive të administrimit dhe menaxhimit të institucioneve arsimore dhe aftësuese për t’u zbatuar nga komunat dhe përcaktojë kritere dhe procedura të monitorimit të punës së Këshillit Drejtues;
  2. Universitetet që përgatisin mësimdhënës: Njësia për TMNSH me bazë në Fakultetin e Edukimit, Universitetin e Prishtinës pritet:[9] ·        Të ofrojë rol koordinues dhe të menaxhojë e ofrojë përkrahje pedagogjike për TMNSH-në; ·        Të bashkëpunojnë me MASHT-in dhe komunat për ofrimin e TMNSH-së; ·        Të mbajë përgjegjësi për kontroll të cilësisë dhe për përditësim të moduleve duke u bazuar në evidencën e mbledhur nga sistemi për monitorim dhe vlerësim; ·        Të ofrojë një program për ndërtim të kapaciteteve për drejtorët e shkollave dhe për fasilitatorët me bazë në shkollë; ·        Të përditësojë rregullisht modulet dhe doracakët sipas nevojës; ·        Të ofrojë udhëzime për monitorim dhe vlerësim për DKA-të dhe drejtorët e shkollave; ·        Të organizojë vizita monitoruese në shkolla për të mbështetur mësimdhënësit dhe fasilitatorët me bazë në shkollë; ·        Të përkrahë monitorimin/vlerësimin sistematik të TMNSH-së përmes zhvillimit të vizitave të rregullta monitoruese; ·        Të ofrojë asistencë teknike për organizimin e aktiviteteve me bazë në shkollë.
  3. Agjencia e Kosovës për Akreditim; Funksionet kryesore të akreditimit janë:
    • Mbrojta e studentëve nga ofertat, të cilat nuk dëshmohen që sjellin deri te arritja e rezultateve të parapara (punësim, njohjen ndërkombëtare të gradës së fituar etj.);
    • Transparencë, krahasueshmëri dhe përmes kësaj më shumë mundësi zgjedhjeje në tregun e arsimit dhe të punës si në vend ashtu edhe jashtë;
    • Lehtësim të mobilitetit ndërkombëtar përmes njohjes së dyanshme të studimeve dhe përmirësim i mundësive të të diplomuarve në tregun europian të punës;
    • Krijimi i një baze për konkurrencë fer midis institucioneve të arsimit për studentë përkatësisht për mjete publike ose private.[10]
  4. Këshilli Shtetëror për Licensimin e Mësimdhënësve;
  5. Divizioni për Zhvillim Profesional të Mësimdhënësve;
  6. Inspektorati i Arsimit; Qëllimet e inspektimit të funksionimit të institucionit arsimor dhe aftësues në nivelin 0,1,2,3 dhe 4 të ISCED-it janë që së bashku me inspektorë të fushave të tjera (punësimi, shëndetësia, ndërtimi, financat etj) të kontrollojnë dhe evidentojnë: 4.1. respektimin e detyrave dhe funksioneve përkatëse të institucionit në përputhje me këtë ligj si dhe ligjet tjera dhe aktet nënligjore; 4.2. funksionimin e këshillit drejtues të institucionit, funksionimin e këshillit të prindërve dhe këshillit të nxënësve, korrektësinë në të dhënat e nxënësve sipas niveleve dhe klasave, saktësinë në dokumentet pedagogjike dhe shkollore, organizimin e mësimit; 4.3. numrin, kualifikimet dhe mundësitë për zhvillim profesional të mësimdhënësve; 4.4. ambientin e punës duke përfshirë respektimin e standardeve të shëndetësisë dhe sigurisë, të dhënat e evidentuara të veprimeve disiplinore dhe rezultatet e tyre; 4.5. zbatimin e Kornizës Kombëtare të Kurrikulumit duke përfshirë kurrikulumin bërthamë, kurrikulumin me bazë shkolle, procedurat e testimit dhe vlerësimit, përdorimin e teksteve të miratuara dhe materialet mësimore; 4.6. dhe, në rastet kur evidentohet moszbatim i aspekteve të mësipërme, drejtorit të institucionit në fjalë i jepen rekomandime dhe këshilla specifike për ndryshimet e nevojshme në një afat të caktuar.[11]
  7. Drejtoria Komunale e Arsimit; - Është përgjegjësi e komunave që në bashkëpunim me shkollat t'i përcaktojnë prioritetet për zhvillim profesional të mësimdhënësve në komunë. Kjo do të bazohet në planet zhvillimore të shkollës ku komuna mund të sigurojë burime për të adresuar nevojat e shkollës dhe mësimdhënësve për ZhVP. Në këtë aspekt secila shkollë duhet të bëjë një vlerësim dhe të përgatis një raport vjetor për DKA-në mbi nevojat e shkollës dhe të mësimdhënësve për ZHVP (UA 16/2013 Neni 8).
  8. Institucioni arsimor/ shkolla: Fasilitatorët me bazë në shkollë kanë përgjegjësi: •       Të organizojnë takime të rregullta me grupe të mësimdhënësve dhe të ofrojnë komente kthyese për mësimdhënësit; •       Të përkrahin grupet e caktuara të mësimdhënësve për menaxhimin e aktiviteteve; •       Të përkrahin grupet e mësimdhënësve në reflektimin dhe praktikimin e mësimdhënies dhe të nxënit në klasat e tyre.
  9. Mësimdhënësi: Mësimdhënësit e angazhuar në TMNSH kanë përgjegjësi: •       Të  jenë të përkushtuar ndaj Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional (ZhVP) duke marrë pjesë në programin TMNSH që përbëhet nga seminare dhe nga module vet-studiuese;  •       Në konsultim me të tjerët (mësimdhënësit, fasilitatorët me bazë në shkollë dhe drejtorët e shkollave), të identifikojnë nevojat personale për ZhVP në përputhsmëri me planin zhvillimor të Institucionit për ZhVP dhe me kompetencat profesionale për mësimdhënës; •       Të punojnë së bashku me kolegët mësimdhënës dhe të bashkëpunojnë me fasilitatorin me bazë në shkollë për përmirësim të mësimdhënies dhe të nxënit në klasën e tyre dhe në tërë shkollën; •       Të praktikojnë në klasë aktivitetet e mësuara gjatë ZhVP; •       Të mbajnë një ditar të të nxënit profesional për të regjistruar ZhVP-në dhe aktivitetet tjera profesionale.



Licensimi dhe ruajtja e licensës së mësimdhënësit të përzgjedhur në pozitën e drejtorit apo zv. Drejtorit në institucione arsimore

  1. Drejtori dhe zv. Drejtori i institucionit arsimor që nuk ka licensë të mësimdhënësit dhe i plotëson kushtet për licensë, merr licensë të mësimdhënësit të karrierës të cilën e mban përgjatë mandatit.
  2. Mësimdhënësit me licensë të karrierës apo licensë të avancuar, që përzgjidhet në pozitën e drejtorit apo zv. Drejtorit në institucione arsimore, i ruhet licensa përkatëse gjatë kohës së ushtrimit të detyrës, pa ndonjë obligim shtesë , përveç obligimeve që dalin nga dispozitat tjera ligjore.


Ndërlidhja me sektorët tjerë

Sistemi i licensimit dhe zhvillimit të mësimdhënësve në karrierë , ndërlidhë punën e të gjithë sektorëve në MASHT që kanë përgjegjësi të veçanta për punë me mësimdhënës si për : mësimdhënës në edukimin parashkollor, mësimdhënës gjithpërfshirës dhe mësimdhënës instruktor në AAP.


Ndërlidhja e sistemit të pagave me sistemin e licensimit

1. Sistemi i licensimit të mësimdhënësve lidhet me sistemin e pagave. 2. Sistemi i pagave zbatohet sipas legjislacionit në fuqi që e rregullon sistemin e financimit të mësimdhënësve. 3. Avancimi i mësimdhënësve në sistemin e licensimit ndërlidhet gjithashtu me ngritje të pagës, e cila rregullohet me vendime të veçanta.


E drejta e ankesës

Ankesat ndaj procesit të licensimit mund të bëhen në Komisionin për Ankesa dhe Parashtresa në MASHT.



Dispozitat kalimtare

  1. 1 - Vazhdohen për pesë vite licensat e karrierës për mësimdhënësit e licensuar në vitet 2012, 2013 dhe 2014. Licensat e lëshuara në këto vite mbeten të vlefshme deri në periudhën e realizimit të VPM.
  1. 2 - Mësimdhënësit e licensuar me licensë të karrierës nga viti 2015 e këndej, u nënshtrohen procedurave të ZHPM dhe VPM, brenda kohëzgjatjes së vendimit të licensës.
  1. 3 - Vazhdon procesi i lëshimit të licensave të karrierës për mësimdhënësit e punësuar që nuk kanë licensë . Licensa marrin vetëm mësimdhënësit që i plotësojnë kushtet e nenit 5, pika 5 të këtij UA.
  1. 4 - Mësimdhënësit që mbushin pesë vite me licensë të karrierës, mund të aplikojnë për avancim në karrierë . Aplikimi bëhet në bazë të njoftimit të nxjerrë nga Inspektoriati i Arsimit, në periudhën maj-gusht 2017.
  1. 5 - Mësimdhënësve që aplikojnë për licensë të mësimdhënësit të avancuar u njihen trajnimet e përfunduara nga viti shkollor 2010/2011 dhe që janë të miratuara nga KSHLM.
  1. 6 - Kandidatët që janë të diplomuar në programet për mësimdhënës dhe që janë të papunë , regjistrohen në sistemin / databazën e licensimit, në afatet për vitet tjera të përcaktuara nga MASHT apo nga sektori i autorizuar.
  1. 7 - Mësimdhënësit e punësuar në institucionet e arsimit privat (në arsimin parauniversitar), regjistrohen në sistemin e licensimit, të njëjtit marrin licensë të mësimdhënësit të karrierës, pas një viti të përvojës së punës në të njëjtin institucion. ZHPM, VPM dhe gradimi në karrierë , bëhet nga punëdhënësi.[1]





  1. ^ a b c "Korniza per ZHPM" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 7 janar 2020. Marrë më 13 mars 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "PLANI STRATEGJIK I ARSIMIT NË KOSOVË 2017-2021" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 korrik 2018. Marrë më 17 mars 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b c Saqipi, B. (2012). Vlerësimi i Nevojave të Mësimdhënësve Zhvillimi profesional për zbatimin e Kornizës së re të Kurrikulumit të Kosovës (Rep.). European Union
  4. ^ "Zbatimi i Planit Strategjik për Arsimin në Kosovë në vitin 2017" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 19 gusht 2019. Marrë më 17 mars 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b "LIGJI PËR ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 28 janar 2018. Marrë më 17 mars 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Moduli 1A Kornizë për zhvillim të vazhdueshëm profesional (ZhVP) për mësimdhënësit në Kosovë: Të mësuarit së bashku
  7. ^ Moduli 2 për TMNSH: Mentorimi
  8. ^ Moduli 1 për TMNSH: Zhvillimi profesional i mësimdhënësve: Të mësuarit së bashku
  9. ^ Hyrje në zhvillimin profesional të mësimdhënësve në shërbim (TMNSH) në Kosovë
  10. ^ "Agjencia e Kosoves per Akreditim". Arkivuar nga origjinali më 24 dhjetor 2018. Marrë më 17 mars 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Inspektoriati per Arsim" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 19 shtator 2017. Marrë më 17 mars 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Kontakte

Wikipedians of Albanian Language User Group - info@wikimediashqip.org