Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës e njohur me shkurtimin MASHTI.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Republikës e Kosovës në Prishtinë

Historiku

Redakto

Ministria e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Departamenti i Arsimit të lartë dhe shkencës (DALSH)

Redakto

Detyra primare të DALSH janë planifikimi dhe mbikëqyrja e zhvillimit të sistemit të arsimit të lartë dhe të shkencës. Për këtë qëllim DALSH zhvillon plane e dokumente të politikave, standardeve e të procedurave të cilat ofrojnë zgjidhje sistemore të sfidave me të cilat ballafaqohet sistemi i arsimit të lartë dhe sektori i kërkimeve shkencore.

Funksionet e DALSH

Redakto

DALSH po ashtu kryen edhe funksione të tjera në shkallë kombëtare si:

a) njohja (nostrifikimi) i dokumenteve të fituara nga studime jashtë vendit (Komisioni i MASHT për Njohjen e Diplomave të fituara jashtë vendit);

b) verifikimi idokumentacionit të shtetasve tanë që duan të studjojnë jashtë vendit;

c) zhvillimi i zbatimit të programeve të bashkëpunimit me vende të tjera;

d) themelimi i qendrave, agjencive, këshillave të ndryshme arsimore në shkallë vendi.

e) Mbështet punën e organizatave të ndryshme studentore të qytetarëve tanë brenda dhe jashtë vendit etj;

Bashkëpunimi ndërkombëtar:

Redakto

Është konsoliduar plotësisht zyra e TEMPUS-it dhe janë përgatiitur rreth 15 projekte në harmoni të plotë me piroritetet strategjike të MASHT për vitin 2005 – 2006. Një numër i tyre është miratuar dhe ka filluar zbatimi i tyre. Po ashtu kanë vazhduar programet e bashkëpunimit për programet TEMPUS, të miratuara më herët dhe programet e tjera mbështetëse për arsimin e lartë në Kosovë, si:

a) Programi Finlandez për studime pasdiplomike në mbështetje të Fakultetit të Edukimit (rreth 800.000 euro)

b) Programi kanadez (KEDP) për mbështetjen e Fakultetit të Edukimit dhe bursa për studime jashtë vendit për magjistratura (rreth 500.000 euro);

c) Programi norvegjez për themelimin e Institutit të Gazetarisë (1.5 milion euro 2005 – 2006);

d) Bashkëpunimin me qeverinë austriake në mbështetje të sistemit të arsimit të lartë (rreth 180,000 euro);

e) Bashkëpunimi me zyrën amerikane në mbështetjen e Agjencisë së Akreditimit dhe të Bibliotekës Kombëtare Universitare (rreth 200,000 euro)

f) Përfundimi i protokolit të ri me qeverinë austriake për mbështetje afatgjate të sistemit të arsimit të lartë në Kosovë (Transferi i Teknologjisë, Agjencia e Akreditimit, njohja e diplomave, bursa të përbashkëta për studentët tanë në Austri, Implementimi i ligjit të arsimit të lartë në Universitetin e Prishtinës) etj – vlera e përafërt rreth tre milionë euro).

Prioritetet zhvillimore

Redakto

Prioritetet zhvillimore në vitet që vijnë janë:

a) konsolidimi i veprimeve dhe i masave të deritanishme në tërë sistemin;

b) themelimi dhe konsolidimi i Agjencisë së Akreditimit të Kosovës;

c) themelimi dhe konsolidimi i Qendrës për Transfer të Teknologjisë;

d) vendosja e standardeve për kërkime shkencore dhe themelimi i Këshillit Kombëtar të Shkencës;

e) Hartimi dhe implementimi i Programit Kombëtar për Kërkime Shkencore;

f) Implementimi i Strategjisë së Arsimit të Lartë 2006 - 2015

g) vendosja e kritereve dhe dispozitave për financimin e arsimit të lartë dhe të shkencës dhe hartimi i ligjit për financimin e arsimit të lartë;

h) Hartimi dhe miratimi i udhëzimeve administrative për operacionalizimin e ligjeve të arsimit të lartë dhe shkencës;

i) Konsolidimi i sektorit privat të arsimit të lartë e të tjera

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto