Kadri Mahmud Shametaj treçerek shekulli në këmbë

Kadri Mahmud Shametaj treçerek shekulli në këmbë është një libër i shkruajtur nga historiani Dr. Zihni Haskaj dhe publicisti Bektash Zite. Redaktor Prof. As Dr. Hamit Kaba. Konsulent: Nikollaq Sallabanda, Prof. Dr. Hektor Veshi. Korrektore letrare Aurora Gusmari. Punimet kompjuterike Irena Bame. Art Grafik Tonin LLeshi. Shtypur "GEER", 2005. Botim i Shoqatës Atdhetare-Kulturore-Shkencore Mbarëkombëtare "Ali Pashë Tepelena".

Mbi librin:

Është një libër që hyn në letërsinë e rrëfimeve historike, të nevojshëm për brezat e rinj. Ngjarjet e jetuara të heroit të librit përjetësohen nga dy autorët e librit kushtuar atdhetarit Kadri Shametaj, që me guxim, dinjitet e trimëri, luftoi për lirinë e vendit, duke ndërtuar një emër dinjitoz në historinë e popullit shqiptar.