Kakuzu (角都) është personazh fiktiv i animes dhe manga Naruto. Ai ishte anëtar i organizatës Akatsuki i cili ishte partner me Hidanin.

Historia

Redakto

Kakuzu dhe Hidan vendosën për ta sulmuar priftin e Tempullit të Zjarrit, i cili ishte në listën e Librit Bingo me tridhjetë milion ryō. Ata vranë të gjithë priftërinj, përveç njëri i cili shpëtoi dhe paralajmëroi Fshatin e Gjethes për ta.

Tsunade dërgoi një skuadër, ku kapiteni ishte Asuma Sarutobi për t'i eliminuar Kakuzun dhe Hidanin. Ndërkohë, Kakuzu e mori trupin e Chirikut (priftit të Tempullit) në një stacion të mirë të fshehur në një banjë, ndërsa Hidan zgjodhi të priste jashtë. Kur Kakuzu m u largua nga banjot pas numërimit të parave, gjeti ekipin të udhëhequr nga Asuma Sarutobi, duke sulmuar Hidanin. Ai sulmoi Shikamaru Nara në mënyrë që të lirohej Hidan nga teknika e tij, por u ndalua nga pjesëmarrja e mëtejshme në betejë nga vetë Hidani, i cili ishte tepër konfident. Kakuzu u pajtua, por këmbënguli që ai do të merrte më pas kokën e tridhjetë e pesë milionë ryō të Asumës. Në betejën që pasoi, Hidan arriti të hante gjakun e Asumës për të filluar ceremoninë e tij të teknikës së mallkimit, por Shikamaru ishte në gjendje ta ndalonte atë me teknikën e tij të paralizimit të hijes. Kur Asuma arriti të kapërcejë Hidanin, Kakuzu më në fund ndërhyri dhe e ribashkoi kokën e Hidanit në qafë duke përdorur fije në trupin e tij. Kakuzu më pas luftoi me Kotetsu dhe Izumo, duke i mbajtur me lehtësi të dy, ndërsa Hidan bëri një goditje fatale në Asuma. Beteja e tyre u ndërpre nga paraqitja e një ekipi tjetër, por ata i luftuan me lehtësi, derisa u ftuan nga udhëheqësi i Akatsukit.

Pas vdekjes së Asumës, skuadra 10 tani e udhëhequr nga Kakashi Hatake (në vend të Asumës), kërkuan hakmarrjen për vdekjen e mjeshtrit të tyre. Gjatë rrugës, Shikamaru i kap ata duke përdorur thika të Asumës prej çakrës, por Kakuzu zbuloi se si të lirohet ngs teknika e hijes pa e kuptuar Shikamaru. Kakuzu e forcoi trupin e tij për t'u mbrojtur nga teknika e Chōji. Pastaj Kakuzu u vra nga teknika e vetëtimës nga Kakashi, por më vonë skuadra 10 kuptuan që Kakuzu kishte pesë zemra. Një tjetër zemër u vra nga Hidani, pasi mendoi që morri gjakun e Shikamarus dhe dështoi që ta vrasë Shikamarun.

Skuadra 10 u shpëtua nga ardhja e Skuadrës 7, mes tyre ishte Naruto, i cili vendosi të luftojë Kakuzun vetëm, i cili në fillim nuk e shikonte Naruton si një kërcënim. Kjo ndryshoi kur Naruto zbuloi teknikën e tij të sapo zhvilluar, Stilin e Erës: Rasenshuriken, të cilën Kakuzu e kuptoi të jetë e rrezikshme nëse ajo ndonjëherë lidhej me të. Paaftësia e Narutos për të ruajtur teknikën për më shumë se disa sekonda e shtyu Kakuzun të qetë, veçanërisht pasi dështimi i tij pothuajse e lejoi atë të vriste Naruto (megjithëse Yamato dhe Kakashi e shpëtuan atë), por vendosi të luftojë nga largësia për të qenë i sigurt . Ndërsa Naruto e provoi sërish Rasenshurikenin me klonet e tij të hijes, Kakuzu u përpoq të shtypte Naruto me fijet e tij nga një largësi, por u befasua kur zbuloi se ishte një klon hije që ai kishte shkatërruar dhe, më pas, Naruto e qëlloi prapa toj, duke përdorur teknikën në mënyrë efektive këtë herë.

E lënë me zemra të pa përdorshme, pasi u goditën nga teknikat e Narutos, Kakuzu u ankua që u mposht nga ata që ai e konsideronte "fëmijët". Kakashi i tha se gjenerata e ardhshme do t'i tekaloj gjeneratën e mëparshëm dhe më pas e përfundoi atë me teknikën e tij të vetëtimës.

Dublimi

Redakto

Në japonisht, Kakuzu dublohet nga Takaya Hashi, ndërsa në anglisht dublohet nga Fred Tatasciore.