Gaara
Gaara është një personazh fiktiv në manga dhe anime Naruto dhe Naruto Shippuuden. Gaara është një shinobi nga Sunagakure dhe kazekage i pestë. Gaara është fëmija më i vogël i Kazekages së Katërt dhe vëllai i vogël i Kankuros dhe Temarit. Duke qenë i rritur si një vegël për Sunagakuren, ai mori nofkën Gaara i Ujëvarës së Rërës (砂瀑の我愛羅, Sabaku no Gaara ; Shqip "Gaara i Shkretëtirës").
Historiku
RedaktoGaara është fëmija më i vogël i Kazekages së Katërt dhe vëllai i vogël i Kankuros dhe Temarit. Përpara se ai të lindtte, i ati urdhëroi Chiyo-n të vuloste Shukakun me Një Bisht brenda tij, duke shpresuar që Gaara do të ishte armë fatale e Sunës. Meqenëse duhej një sakrificë, u përdor mamaja e Gaarës, Karura. Përpara se të vdiste, ajo mallkoi Sunagakuren, duke shpresuar se një ditë, i biri do të hakmerrej. Gaara u trajnua me të atin, por u rrit kryesisht nga daja i tij, Yashamaru. Për shkak të Shukakut, njerëzit e Sunës e urrenin dhe e kishin frikë Gaarën, duke parë vetëm përbindëshin brenda tij. Për një farë kohe, dukej sikur Yashamaru ishte i vetmi njeri që e donte Gaarën. Kur Gaara i dëmtonte të tjerët pa vetëdijen e tij, falë aftësive që Shukaku i jepte, Yashamaru ishte i vetmi që e kuptonte se Gaara nuk donte të lëndonte askënd. Babai i Gaarës, megjithatë, nuk ishte i të njëjtit mendim, dhe i shihte sulmet e tij të shumta ndaj banorëve, si rezultat i një eksperimenti të dështuar, që ishte një kërcënim ndaj Sunës.
Nga rreziku që Gaara sillte, i ati filloi të dërgojë vrasës me pagesë për ta vrarë. Kur të gjitha përpjekjet dështuan, ai i kërkoi Yashamarut ta vriste Gaarën. Rrjedhimisht, Yashamaru u përpoq ta vriste Gaarën, por dështoi si të gjithë të tjerët përpara tij. Gaara i dha njw goditje vdekjeprurëse, por kur e kuptoi se ishte Yashamaru u tmerrua, dhe ulëriti, përpara se t'ia plaste të qarit. Megjithëse Gaara mendoi se Yashamaru ishte urdhëruar nga Kazekageja ta vriste, pa pasur zgjedhje tjetër, Yashamaru i rrëfeu se ai e kishte pranuar vullnetarisht misionin. Duke mos e dashur kurrë të nipin, ai shpresonte se me vrasjen e Gaarës do të hakmerrej për vdekjen e motrës së tij, që i kishte vënë emrin të birit sipas shprehjes "një krijesë që do vetëm veten" (我を愛する修羅, Ware wo ai suru shura), shenjë e urrejtjes së saj të thellë ndaj Sunës, jo e dashurisë për Gaarën. Në një përpjekje të fundit të dështuar për të vrarë Gaarën, ai ndezi një sasi eksplozivësh që mbulonin trupin e tij, duke i kërkuar Gaarës "Të lutem, vdis !". Gaara i mbijetoi shpërthimit, dhe humbi të vetmin person që besonte se e donte. Që nga ai incident, Gaara u kthye në një njeri të ftohtë e vetmitar, që do të vriste çdokënd për të provuar ekzistencën e tij.
Personazhet | Naruto Uzumaki · Sasuke Uchiha · Sakura Haruno · Kakashi Hatake · Gaara · Rock Lee · Shikamaru Nara · Kiba Inuzuka · Ino Yamanaka · Jiraiya · Orochimaru · Tsunade · Haku · Sasori · Deidara · Itachi Uchiha · Kisame Hoshikagi · Obito Uchiha · Hidan · Zetsu · Kakuzu · Nagato · Konan |
---|---|
Teknika | Hyouton · Rasengan · Chidori · Sharingan |
Filma | Përplasja e Ninxhave në Tokën e Dëborës • Legjenda e Gurit të Gelelit • Rojtarët e Mbretërisë së Gjysmëhënës • Naruto: Shippūden: Filmi • Lidhjet • Trashëgimtarët e Vullnetit të Zjarrit • The Lost Tower • Blood Prison • Road To Ninja • The Last • Boruto |
Video lojëra | Clash of Ninja (series) • Ninja Council series • Ultimate Ninja series (Storm) • Rise of a Ninja • The Broken Bond |
Rangut e ninxhave | Genin · Chuunin · Jonin · Hokage |
Këngët | Blood Circulator • Broken Youth • Closer • Dareka ga • Diver • Give Lee Give Lee Rock Lee • Go • Harmonia • If • Niwaka Ame ni Mo Makezu • Remember • Sign • Sore dewa, Mata Ashita |