Kalaja e Bellovodës

monument i trashëgimisë kulturore në Shqipëri

Kalaja e Bellovodës është një monument i trashëgimisë kulturore në Bellovodë, rrethi i Korçës, në qarkun e Korçës, Shqipëri [1]. Ky monument është i llojit "Arkeologji", i miratuar me numër "1886""10.06.1973".

Kalaja e Bellovodës
Kalaja e Bellovodës is located in Earth
Kalaja e Bellovodës (Earth)
LlojiArkeologji
VendndodhjaBellovodë, Korçë, Shqipëri
Koordinatat40°31′11″N 20°41′24″E / 40.519759°N 20.689893°E / 40.519759; 20.689893
NdërtuarShek VII-VI p.l.k
Organi drejtuesDRKK Korçë
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Përcaktuar188610.06.1973
Nr. i referencësKO047
TipologjiaKala

Histori

Redakto

Kalaja e Bellovodës ndodhet mbi një kodër shkëmbore që ngrihet në skajin më jugor të fushës së Korçës, në Qafën e Qarrit. Ajo zë një pozicion të rëndësishëm strategjik sepse duke kontrolluar Qafën e Qarrit ajo kontrollon të vetmin vendkalim të përshtatshëm që lidh pellgun e Korçës me Pllajën e Kolonjës. Nga materialet e gjetura aty kalaja datimin më të hershëm të saj e ka në periudhën e parë të hekurit. në këtë kohë ajo ka qënë një vendbanim relativisht I madh. Fragmentet e qeramikës të lyera me vërnik të zi dëshmojnë se kalaja ka qënë e banuar edhe në periudhën e dytë të hekurit vetëm se tashmë jeta zhvillohet vetëm brenda mureve të kalasë. Ky vendbanim për shkak të pozitës gjeografike strategjike u ripërdor si pikë e rëndësishme dhe u rifortifikua në periudhën e antikitetit të vonë. Kalaja e Bellovodës ruhet në gjëndje të mirë dhe nuk ka dëmtime. Ajo është shpallur monument kulture në vitin 1973.[2]

Referime

Redakto
  1. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I KORÇËS. Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali më 28 nëntor 2016. Marrë më 26 janar 2016.
  2. ^ "Map - IMK WebGIS". imk.gov.al. IMK. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2019. Marrë më 13 tetor 2016.

Lidhje të jashtme

Redakto