Gradishta e Shuecit
Gradishta e Shuecit apo Kalaja e Gradishtes (Shuec) është një monument i trashëgimisë kulturore në Shuec, rrethin e Devollit, në qarkun e Korçës, Shqipëri [3]. Ky monument është i llojit "Arkeologji", i miratuar me numër "1886 /10.06.1973'".
Kalaja e Gradishtes (Shuec) | |
---|---|
Emri amëtar Gradishta e Shuecit | |
Lloji | Arkeologji |
Vendndodhja | Shuec, Devoll, Korçë, Shqipëri |
Koordinatat | 40°41′08″N 21°00′00″E / 40.685464°N 21.000087°E |
Ndërtuar | Periudha parë e hekurit[1][2] |
Organi drejtues | DRKK Korçë |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Përcaktuar | 1886 /10.06.1973 |
Nr. i referencës | DV012 |
Tipologjia | Kala |
Histori dhe përshkrim
RedaktoGradishta e Shuecit është shembulli i vetëm në Shqipëri i fortifikimeve me ledhe dheu. Kjo kala është ndërtuar mbi një kodër të vogël shkëmbore, që shkëputet në formën e një gjuhe prej terrenit kodrinor pranë saj, dhe laget pjesërisht nga liqeni i Prespës së Vogël. Vetëm faqja që sheh nga liqeni, e cila zë vetëm një pjesë të sipërfaqes së gjithë kodrës, është rrethuar nga një ledh me gjatësi 600 m. Ledhi është ndërtuar me gurë të thyer të dimensioneve të vogla të përzier me çakëll dhe me dhe. Në prerje ai ka formën e një trapezi me bazën e poshtme 10-llm, të sipërmen 3 m dhe lartësi 2 m. Hyrja 2.5 m e gjerë është e thjeshtë dhe formohet nga ndërprerja e ledhit, por ajo është vendosur në një pozicion të mbrojtur nga natyra. Për të shkuar deri tek ajo e vetmja mundësi është kalimi mbi një rrip toke të ngushtë, që kufizohet nga njëra anë prej rënies shkëmbore mbi liqen dhe nga ana tjetër prej vetë ledhit të Gradishtës. Mendohet që ndërtuesit prehistorikë e kishin menduar mire mbrojtjen e kalasë duke shfrytëzuar terrenin dhe hyrja pra arrihej vetëm nëpërmjet një rruge që ishte bri murit rrethues.[2]
Lartësia e vogël e ledhit presupozon ekzistencën e një sistemi palisadash mbi të, për të garantuar mbrojtjen. Brenda rrethimit nuk është gjetur qeramikë, që të vërtetojë praninë e jetës së vazhdueshme. Për këtë arsye mendohet që Gradishta të ketë shërbyer si vend strehimi, vetëm në raste rreziku për banorët e vendosur në fushë, në rrëzë të saj, ku gjenden me shumicë fragmente qeramike të periudhës së hershme të hekurit si dhe dy kodërvarre, në njërin prej të cilëve është gjetur një byzylyk bronzi, që datohet në vitet 800-700 p.e.r.[2]
Gradishta e Shuecit (ashtu si dhe fortifikimi i Vëntrokut) shënojnë kufirin më jugor të tipave që përfaqësojnë; shembuj të ngjashëm nuk gjenden në Greqi, ndërsa fortifikimet prej ledhesh, si ato të Gradishtës së Shuecit, kanë një përhapje të gjerë në veri te territoreve veriore të Ilirisë, deri në Angli.[2]
Referime
Redakto- ^ John Boardman. The Cambridge Ancient History. Cambridge University Press. fq. 631. ISBN 978-0-521-22496-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d Gjerak Karaiskaj (1981). Pesë mijë vjet fortifikime në Shqipe. Shtëpia Botuese "8 Nëntori. fq. 31–33.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I DEVOLLIT. Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 29 tetor 2019. Marrë më 11 tetor 2016.