Kalaja e Ndroqit
Kalaja e Ndroqit është monument kulturor i ndodhur në Ndroq , Tiranë.
Kalaja e Ndroqit | |
---|---|
Lloji | Arkitekture |
Vendndodhja | Ndroq,Tiranë, Shqipëri |
Koordinatat | 41°14′50″N 19°38′54″E / 41.247314°N 19.648283°E |
Organi drejtues | DRKK Tiranë |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Nr. i referencës | GJ001 |
Tipologjia | Kala |
Historia
RedaktoKalaja e Ndroqit ndodhet në fshatin Ndroq mbi luginën e lumit Erzen, e ndërtuar mbi një kodër me lartësi 387 m, e cila ka shpat të pjerrët dhe tarraca të shumta. Funksioni i saj është i lidhur ngushtë me pozitën gjeografike që ajo zë në luginën e Erzenit, duke kontrolluar rrugën që lidh bregdetin me territorin e brendshëm.[1][2]
Gjurmët tregojnë se ky vendbanim u pajis me mure rrethuese gjatë dyndjeve barbare të shek. IV- VI. Mendohet që kalaja ka pësuar një rrënim të fortë në këtë kohë, por është rindërtuar më vonë XIII-XIV, duke shërbyer si seli e feudalëve shqiptarë, kundër rivalëve vendas dhe pushtuesve të huaj.[1]
Pas vdekjes së Skënderbeut pushtuesit osmanë dhanë rëndësi kalasë së Ndroqit, pasi nëpërmjet saj vëzhgonin Durrësin që ndodhej nën sundimin e Venedikut. Pas rënies së Durrësit në vitin 1501, Ndroqi e humbi rëndësinë e tij, por e rifitoi atë përgjatë anarkisë feudale që përfshiu vendin tonë gjatë shekullit të XVIII, duke shërbyer përsëri si seli e feudalëve lokalë.[1]
Referime
Redakto- ^ a b c "Kalaja e Ndroqit". Bashkia Tirane. Arkivuar nga origjinali më 28 nëntor 2017. Marrë më 7 tetor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Monumentet. Ministria e Arësimit dhe Kulturës, Instituti i Monumenteve të Kulturës. 1982. fq. 144.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)