Kalaja e Skraparit
monument i trashëgimisë kulturore në Shqipëri
Kalaja e Skraparit është një kështjellë mesjetare e ngritur mbi një kodër të lartë në jugperëndim të qytetit Çorovodë. Ajo zotëronte rrugën që kalonte nëpër luginën e Osumit. Njihet në popull edhe si "Kalaja e Gjenevizit". Përmendet për herë të parë me rastin e thyerjes së bullgarëve më 1018 nga bizantinët. Më 1336, kjo kala, sipas kronistit bizantin Joan Kantakuzeni, ra në dorë të malësorëve arbëreshë, gjatë përpjekjeve për të marrë qytetet e vendit që ishin në duart e bizantinëve. Kalaja e Skraparit vazhdoi të përdorej edhe pas pushtimit osman në shek. XVII nga E. Celebiu.