Kalendari julian
Kalendari julian u përdor për herë të parë prej Julius Cesar dhe ishte në disa vende të botës deri më Shekullin XX akoma në përdorim. Ai u zëvendësua prej kalendarit gregorian.
45 pes – Kalendari Julian fillon të përdoret për herë të parë – i paraqitur nga Jul Çezari, u bë kalendari mbizotërues në shumicën e Evropës, dhe në vendbanimet evropiane në Amerikë e gjetkë, deri më 1582 me krijimin e kalendarit Gregorian (propozuar nga Papa Gregori i XIII). Dallimi në gjatësinë e vitit në mes dy kalendarëve është 0.002 %. Kalendari Julian ka një vit të rregullt me 365 ditë të ndara në 12 muaj. Dhe një ditë e brishtë i shtohej në muajin shkurt çdo katër vjet, për të matur vitin tropikal (diellor). Edhe pse astronomët e lashtë e kishin ditur se viti tropikal ishte disa minuta më i shkurtër se sa 365, 25 ditë, Kalendari Julian nuk e bënte këtë korrigjim. Si rezultat, viti kalendarik fitonte rreth tre ditë çdo katër shekuj, në krahasim me kohët e vëzhguara me eklipset dhe stinët. Kjo mospërputhje u korrigjua në kalendarin e reformuar Gregorian në vitin 1582. Kalendari Gregorian ka të njëjtët muaj dhe gjatësi muajsh të kalendarit Julian, por fut ditët e brishta në bazë të një rregulli tjetër. Si pasojë, kalendari Julian është 13 ditë pas kalendarit Gregorian; për shembull, 1 janar në Kalendarin Julian është 14 Janar në atë Gregorian. Kalendari Gregorian, i quajtur edhe Kalendari Perëndimor ose Kalendari i Krishterë, është ndërkombëtarisht i pranuar dhe i njohur nga institucionet të tilla si Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimi Postar Universal. Në fund të viteve 1930 edhe Turqia që kishte hyrë në udhën e modernizimi, hoqi dorë nga kalendari Julian dhe filloi të perdorë kalendarin Gregorian; kjo është edhe arsyeja që shpesh, mes disa njerëzve, Kalendari Julian quhet “alla-turka” dhe ai Gregorian “alla-franga”.
Ky artikull nga Koha është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipediën duke e përmirësuar. |