Kali i Trojës (ang.: Trojan horse) është një malware i fshehur në një program tjetër i cili pastaj kryen detyrën për te cilën është dërguar. Kështu që worm-ët ose virus-at, mund të jenë Kal i Trojës. Shpeshherë trojanet hapin porta të kompjuterit pa dijen e shfrytëzuesit dhe shkarkojnë virusa nga ndonjë faqe e caktuar e internetit. Ai po ashtu mund të ju vjedhë fjalëkalimet t´i kopjojë të dhënat apo të ekzekutojë çfarëdo qoftë aplikacioni. Por më së keqi është ajo se ai mundë të autorizoj dikë të hyjë në rrjetin apo kompjuterin tuaj dhe të marrë kontrollin mbi të.

Evoluimi i trojanëve

Redakto

Versionet e para të trojanëve (shkurt nga kali i Trojës) nuk ishin shumë diskret sepse ata kur lansoheshin afishonin një mesazh të errorit të tipit : "një faill.DLL requis xxxxx.DLL nuk është gjetur". Por versionet më të reja të trojaneve është shumë vështirë të detektohen sepse ata janë shumë diskret dhe mundë të jenë në mbrendësin e një programi i cili funksionon normalisht.

Detektimi i trojanëve

Redakto

Prezencën e një kali të Trojës mund ta hetojmë me funksionim të pazakonshëm të kompjuterit. P.sh. kur jemi të lidhur në internet hard disku juaj punon edhe pse ju nuk bëni asgjë apo nëse dritaret hapen e mbyllen pa kontrollin tuaj do të thotë se ka gjasa të mëdha të jeni i infektuar.

Mbrojtja nga trojanët

Redakto

Nëse ju dyshoni se jeni të infektuar nga ndonjë trojan është e rekomandueshme të përdorni një program i cili i heton dhe i largon këta nga kompjuteri juaj.

Për te mbrojtur kompjuterin tuaj ju mund te scannoni me antivirus qe e keni ose mund ta shkarkoni nga interneti.

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto