Kallajxhi në Gjilan

Persona të cilët kallaisnin enë bakri

Zeja e Kallajxhinjve ishte lidhur me zejen e kazanxhinjve, ku zeja e kallajxhinjve kallaisnin enët e bakrit, por edhe i arnonin.

Histori Redakto

Kallajxhinj ishin zakonisht gabelët - romët ortodoksë, por edhe ndonjë rom apo gabel mysliman. Si në qytet edhe në fshatra të rrethinës shiheshin kallajxhi shëtitës, që punonin në vende të hapura me materialet që sillnin me vete me kuaj e mushka dhe kallaisnin enë të ndryshme bakri. Në literaturën e kohës thuhet se në fillim të shekullit XX[1], punonin 3 kallajxhinj, dy romë dhe një serb. Oda Zejtare e rrethit, për periudhën nga viti 1945-1962, shënon gjithsej 29 kallajxhinj me leje pune, por vetëm 3 prej tyre kishin dyqanet e tyre, Radomir S. Vasiq dhe Dragutin T. Vuksanoviq, në rrugën "Medlin Olbrajt"[2] dhe Sami Mula, në rrugën "Adem Jashari"[3]. Kallajxhinjtë romë me leje pune punonin në shtëpitë e tyre, kurse disa prej tyre i ndihmonin në dyqanin e tij Todor Gogës. Gabelët jetonin edhe nga lëmosha në Gjilan e fshatra të rrethinës, bënin korpa, sita e reshet.[4]

Referime Redakto

  1. ^ "Shekulli XX". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ ""Medlin Olbrajt"". Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 11 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ ""Adem Jashari"". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  4. ^ Selmani, Alirizah. Gjilani qendra e anamoravës. pika 5a. ISBN 978-9951-621-04-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)