Kalo Brahim Xhaferaj
Kalo Brahim Xhaferaj lindi më 15 janar 1888 në Krahës të Tepelenës dhe vdiq më 31 maj 1974.
Kronikë e jetës
Redakto- 15 janar 1888 lindi në Krahës të Tepelenës, në një familje me ndjenja të pastra atdhetare, Kalo Brahim Xhaferaj.
- 1912 Kalo Brahimi merr pjesë, si luftëtar, në Shpalljen e Pavarësisë nga plaku i urtë, Ismail Qemali.
- 1913-1914 Kalo Brahimi merr pjesë në mbrojtjen e trojeve shqiptare, kundër bandave të andartëve grekë.
- 1920 Ai është luftëtar aktiv në Luftën e Vlorës, përkrah luftëtarëve të tjerë atdhetarë, kundër pushtuesve italianë, me çetën e Krahësit.
- 1924 Kalo Brahimi fanolist ngarkohet nga Qeveria e Fan Nolit me detyrën e instruktorit në Shkollën e Xhandërmarisë në Vlorë. Merr pjesë në luftimet e Ardenicës së Fierit, kundër forcave zogiste.
- prill 1924 Merr pjesë në varrimin e Avni Rustemit në Vlorë, si pjestar i delegacionit të Tepelënës, dhe vendosi një kurorë, në emër të popullit.
- 4 prill 1939 Kalo Brahimi dhe Baba Fejzua, me shumë burra të krahinës së Krahësit, u grumbulluan në qendrën e Komunës dhe protestuan, duke kërkuar armë, për të luftuar kundër pushtuesve italianë.
- 1942 Me krijimin e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar në rrethin e Tepelenës, ai u lidh me të që në fillim dhe e përkrahu atë moralisht dhe fizikisht, duke u bërë një aktivist i shquar, propagandist i guximshëm dhe luftëtar i vendosur.
- shtator 1942 U formua Këshilli Nacionalçlirimtar i Krahësit, me nëntë veta. Kalo Brahim Xhaferaj ishte anëtar i këtij këshilli.
- 2 dhjetor 1942 Në Teqenë e Memaliajt u mblodhën përfaqësuesit e popullit nga çdo fshat i n/prefekturës Tepelenë dhe u formua Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar Krahinor. Në këtë mbledhje nga Krahësi morën pjesë: Baba Fejzo, Kalo Brahimi dhe Bajram Medini.
- 4 shkurt 1943 Në fshatin Toç të Krahësit u formua çeta partizane "Verikoll", me 45 partizanë. Kalo Brahimi caktohet zv/komandant.
- 4 maj 1943 Në mbledhjen e Rrapit të Dervenit, çeta partizane "Verikoll", e komanduar nga zv/komandanti Kalo Brahimi, u ngarkua me sigurimin e pjesëmarrësve të mitingut popullor.
- 21 qershor 1943 Çetat partizane "Labkoll" e "Verikoll" të Tepelenës, goditën forcat e xhandarmërisë, pushtetin fashist në tre komuna të n/prefekturës së Tepelenës: Sinanaj, Krahës dhe Buz. Kalo Brahimi ishte pjesëmarrës aktiv në këto aksione.
- 25 qershor 1943 Kalo Brahim Xhaferaj, me çetën "Verikoll", merr pjesë në luftimet në Mongila të Vasiarit, ku një kompani xheniere italiane e nisur nga Tepelena, për riparimin e linjës telefonike Tepelenë - Tiranë, u ndesh me forcat partizane të Tepelenës.
- 27-30 qershor 1943 Kalo Brahim Xhaferaj është pjesmarrës aktiv në luftimet e ashpra të zhvilluara në Qafën Miricës, nga forcat partizane e forcat vullnetare të Tepelenës, me forcat e regjimentit të parë të Divizionit të Fanterisë "Lupi Di Toskana", të ushtrisë italiane, të ardhura nga garnizonet e Gjirokastrës dhe Tepelenës, nën komandën e kolonel Fuckos.
- 2 korrik 1943 Atdhetari Kalo Brahili, shquhet në luftimet e çetës "Verikoll", me popullatën e Arrëzës së Vogël, në Qafën e Kiçokut, kundër një autokolone ushtarake fashiste.
- 10 gusht 1943 Në Donie të Kalivaçit u formua batalioni "Baba Abaz". Kalo Brahimi ngarkohet me detyrën komandant i kompanisë së dytë.
- 11 gusht 1943 Veterani Kalo Brahimi merr pjesë në luftimet që zhvillohen në Malin e Bardhë, mbi fshatin Dorëz, kundër dy autokolona italiane.
- 10-15 shtator 1943 Në luftimet, kundër ushtrisë italiane për çlirimin e qytetit të Tepelenës, Kalo Brahimi jep një ndihmesë të çmuar, me forcat territoriale të Krahësit.
- 26-30 shtator 1943 Pas luftimeve në Shkallën e Zezë kundër gjermanëve, Kalo Brahim Xhaferaj, me porosi të Abaz Sheehut kaloi me detyra në prapavijë.
- dhjetor 1943 Detyra më me përgjegjësi e Kalo Brahimit, në këtë periudhë, ishte mbrojtja e spitalit partizan në Krahës dhe mbledhjen e ndihmave për forcat partizane ...
- qershor-korrik 1944 Kalo Brahimi ngarkohet me detyrën, Komandant Vendi në Fratar të Mallakastrës.
- gusht-shtator 1944 Atdhetari caktohet me detyrën e Shefit të Policisë në Ballsh.
- 1946 Zgjidhet Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Lokalitetit në Krahës.
- 1964 Kalo Brahimi del në pension.
- 31 maj 1974 Ndahet nga jeta patrioti dhe veterani Kalo Brahim Xhaferaj.
Shih edhe
Redakto- Kalo Brahim Xhaferaj në kujtimet e dy brezave - libër me Autorë Zihni Haskaj dhe Bektash Zite.
- Kalo Brahim Xhaferaj një jetë në këmbë për mëmëdhenë - libër me Autorë Zihni Haskaj dhe Bektash Zite.
Referime
Redakto- Libri: Kalo Brahim Xhaferaj në kujtimet e dy brezave faqe 110-111-112-113