Kamber Bënja (Bënjë, 1873 - Lumi i Gjanicës, 1916) ka qenë ushtarak i Perandorisë Osmane dhe pas pavarësisë, i shtetit shqiptar. U vra në vitin 1916 nga ushtria austro-hungareze që kishte pushtuar dhe administronte një pjesë të Shqipërisë në atë kohë.[1]

Oficerët austriakë grabisnin monumentet e kulturës, por hasën në rezistencën e armatosur të oficerit Kamber Bënja dhe nënoficerëve Bexhet Manastirliu dhe Abaz Taushani, të cilët u vranë gjithashtu.

Një shkollë në Këlcyrë mban emrin e tij.

Referime

Redakto
  1. ^ Mandia, Eglantina (25 nëntor 2015). "Kamber Benja – Fytyrë e pastër, tragjike!". Voice of Albanians. Marrë më 9 nëntor 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)