Kampionati Botëror i Formula Një 2017
Kampionati Botëror i Formula Një 2017 ishte një kampionat garash për makinat e Formula Një dhe edicioni i 68të i Kampionatit Botëror të Formula Një. Formula Një njihet nga organi qeverisës i garave automobilistike, Fédération Internationale de l'Automobile (FIA), si kompeticioni më i rëndësishëm dhe klasi i parë i garit me makina. Plotët dhe ekipet garuan në njëzet Çmime të mëdha për titujt kampion të pilotit dhe konstruktorit.
Sezoni i kaluar - Sezoni i ardhshëm | |
Gara kampionale | 20 |
Piloti kampion | Lewis Hamilton |
Ekipi kampion | Mercedes |
Koment: Hamilton fitoi titullin e katërt në karrierë. | |
Përdorimi i stampës |
Si piloti kampion në fuqi, Nico Rosberg deklaroi tërheqjen nga sporti në dhjetor 2016, duke bërë që sezoni 2017 të ishte i pari që nga 1994 ku piloti kampion nuk garon për të mbrojtur titullin.[1][2] Mercedes si kampioni në fuqi për titullin e konstruktorëve, të cilën e siguruan për herë të tretë në histori në Çmimin e madh të Japonisë 2016.[3]
Në përfundim të kampionatit, Lewis Hamilton fitoi titullin e katërt në karrierë për pilot. Ai e përfundoi sezonin me 363 pikë, 46 më shumë se piloti gjerman Sebastian Vettel i cili u rendit i dyti me 317 pikë dhe Valtteri Bottas i treti me 305 pikë.[4] Në garën për titullin për konstruktorë ishte Mercedes që fitoi titullin e katërt rresht në Çmimin e madh të Shteteve të Bashkuara 2017, duke e mbyllur sezonin me 668 pikë.[5] Ferrari përfundoi në vendin e dytë me 552 pikë kurse Red Bull Racing u renditën të tretët me 368 pikë.[6]
Referime
Redakto- ^ "E pabesueshme: Rosberg deklaron tërheqjen nga Formula 1! Ja arsyet! [FOTO]". Intv.al. 2 dhjetor 2016. Marrë më 15 prill 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kampioni Rosberg tërhiqet nga Formula 1". Top-Channel.tv. 2 dhjetor 2016. Marrë më 15 prill 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "F1 në Japoni, triumfon Rosberg. Mercedes shpallet kampion". Top-Channel.tv. 9 tetor 2016. Marrë më 15 prill 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Hamilton, 4 herë kampion bote në Formula 1". Top-Channel.tv. 29 tetor 2017. Marrë më 15 prill 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Formula 1/ Skuderia gjigante shpallet kampion Bote për konstruktorë". BalkanWeb.com. 23 tetor 2017. Marrë më 15 prill 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Results" [Rezultatet]. Formula1.com (në anglisht). Formula One World Championship Limited. Marrë më 23 tetor 2017.