Kanioni i Piksit
Kanioni i Piksit ndodhet pranë fshatit Fushëbardhë, përgjatë luginës së përroit Homonim. Ky përrua e ka formuar luginën e tij përgjatë boshtit të antiklinalit të Malit të Gjerë(i cili ndërtohet tërësisht nga formacione karbonatike të mesozoi-paleogjenit dhe më pak nga flishe të miocenit të sipërm), duke krijuar kështu një luginë antiklinale, që vende-vende merr formën e kanionit të krijuar në gëlqerorët e kretës së sipërme. Në aspektin gjenetik ky kanion lidhet me veprimtarinë gërryese të ujërave të përroit të Piksit, si dhe me veprimtarinë e karstitm Duke qënë pjësëë e një vëndi gëlqerorë, si pasojë e veprimit të karstit në vende të ndryshme, vëremë forma të tuneleve natyrore. Kanioni është i gjatë rreth 100 m, i thellë rreth 60 m dhe i gjerë rreth 2-3 m. Ka shpate të thepisura dhe në të njëjtën kohë përbën një ekosistem interesant karstik me bukuri befasuese. Njëherazi dallohet edhe për botën e pasur bimore (bimë që kacavirren në shpatet e thepisura) dhe shtazore (midis të cilave dallohen sidomos dhi të egra e pëllumba të egër). Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike e biologjike), didaktike, kulturore, ekologjike dhe turistike. Një kanion turistik jo vetëm për aspektin shlodhës apo relaksues por edhe si një vend ku mund të ushtrohen dhe sporte të ujit ( aventurë, adrenaline etj.) Për të vizituar këtë monument, duhet të merret rruga automobilistike Gjirokastër-Fushëbardhë dhe pastaj vazhdohet më këmbë.