Kanxha është shufër e metaltë me maje të kthyer si grep që shërben për të kapur a për të mbajtur varur diçka, për të lidhur a për të bashkuar vagonët, kova, trarë etj.; shul a kapëse me majë të kthyer, që shërben për të lidhur kanatet e dritareve, për të mbyllur një derë etj.[1]

  • Kanxha e furrës

Po ashtu Kanxha thirret edhe shufra prej hekuri me maje të kthyer, që përdoret si mashë për të trazuar zjarrin në një furrë

  • Kanxha e anijes

Kanxha e anijes është çengeli, hekuri i anijes i cili lëshohet në ujë për tu stacionuar.

  • Kanxha e shtyllave

Kanxha e telefonistëve është këmbalec prej hekuri në trajtën e gjysmëharkut a të një drapri, me dhëmbë të mëdhenj, që e përdorin telefonistët ose elektricistët për të hipur në shtylla

Burim i të dhënave

Redakto
  1. ^ Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe - Tiranë, 1980