Karin Swanström
Karin Swanström (13 qershor 1873 – 5 korrik 1942) ishte një aktore, producente dhe regjisore suedeze.
Jeta e hershme
RedaktoSwanström lindi në Norrköping . Dihet pak për jetën e saj private para se ajo të pranohej në shkollën e Teatrit Mbretëror Dramatik në vitin1890 kur ishte shtatëmbëdhjetë vjeç. Aftësia e saj për aktrim u njoh nga interpretimi i saj në dy shfaqje studentore. [1] Në 1892 ajo u largua nga shkolla e Teatrit Dramatik Mbretëror dhe u punësua në Teatrin Mbretëror Dramatik ku qëndroi në ansambël për pesë vjet. Në 1897 Karin Swanström u largua nga teatri Dramatik Mbretëror në Kompaninë Selander, e cila drejtohej nga Hjalmar dhe Concordia Selander, dhe më pas shkoi në Teatrin Suedez të Teatrit në Helsinki në 1899. [1]
Karriera
RedaktoKur u kthye në Suedi nga Helsinki në vitin 1904, ajo hap kompaninë e saj teatrore, Karin Swanström Theatre , e cila ishte aktive deri në fillim të viteve 1920. [1] Pas asaj ajo filloi të jepte mësim aktrimi në Stokholm dhe e bëri këtë gjatë viteve 1921-25 [2] ku në të njëjtën kohë filloi të aktronte në filma pa zë me De landsflyktige të Maurtiz Stiller në 1921. [1] Kritikët e filmave e pëlqyen filmin dhe Swanström, njëri prej tyre e cilesoi si zonja më e bukur e moshës së mesme me rutinën më të madhe skenike që mund të gjesh". [1] Dy vjet pas kësaj, Karin Swanström u bë drejtuese e prodhimit në Bonnierfilm, dhe në të njëjtin vit ajo drejtoi filmin e saj të parë, por ishte për AB Svensk Filmindustri, ose SF.
Boman på utställningen
RedaktoKy film është një komedi që zhvillohet gjatë panairit në Goteborg, në vitin 1923. Swanström duhej të ndante meritën e saj të regjisë me skenaristin Oscar Rydqvist, por pjesa e tij në regjinë e filmit ishte më shumë një titull sesa të thoshte ndonjë fjalë gjatë prodhimit". [3]U thanë shumë komente, thuhej se filmi nuk ishte as i keq, as i mirë, kishte momente të mira, madje të shkëlqyera, por kishte edhe pjesë të këqija si një "ritëm i ngadaltë" për shkak të "numrit të madh të shkrepjeve tërheqëse". [3] U pa gjithashtu si "budalla", këto pamje tërheqëse ishin të panairit, filmi u pa edhe si një justifikim për të dokumentuar panairin në Goteborg.
Pas Boman në Panair, ajo vazhdoi të luante në gjashtë filma pa zë dhe dy prej tyre ishin Saga e Gosta Berling. Nga këta gjashtë filma, vetëm dy janë prodhuar nga Bonnierfilm, kështu që të qenit drejtuese e prodhimit nuk e pengoi atë të merrte punë me studiot konkurruese. Por viti i saj më i ngarkuar ishte 1925. Ajo jo vetëm që mësonte aktrim, por gjithashtu drejtonte dy filma dhe kishte dy filma që dilnin në të njëjtën kohë.
Kalle Utter
RedaktoKalle Utter wshtw filmi i dytë i Swanström, në të ajo ishte e vetmja që u vlerësua si regjisore. Në Stokholm filmi u bë një sukses kritik; një kritik në gazetën Arbetaren ku u shkrua se "Nuk kemi dëgjuar kurrë një të qeshur të ngrohtë në një kinema dhe kur mbaroi fotografia duartrokitjet ishin të forta dhe të gjata - një triumf që është i rrallë." Kritiku i famshëm i Stokholmit Robin Hood nuk ishte më pak entuziast ai u shpreh se " Filmi suedez është rehabilituar! Por për ne de Wahl nuk është personazhi kryesor, por – Karin Swanström” [4] Robin Hood e pwrgwzoi Swanström-in për aktrimin e saj, por nuk përmendi se ajo është regjisorja e filmitt.. Ai nuk ishte i vetmi që i kushtoi vëmendje të veçantë Swanström, Jens Flik nga NDA shkroi se :Për të përshtatur përvojën e pasur, që ajo sjell nga skena për të trajtuar kërkesat e vetë kinemasë si një formë arti. Ju vetëm mund të shpresoni se znj. Swanström për të ardhmen do të punësohet më shpesh se tani si regjisor, do t'i bënte shumë mirë fotografive tona vendase." [4] I vetmi rishikim plotësishtë negativ ishte ai se [pse nuk ishte në gjendje të shpjegonte se si aktori kryesor Anders de Wahl ishte kaq i keq në foto dhe si aktor filmi. [4]
Holandezët fluturues ( Flygande Holländren )
RedaktoHolandezët fluturues pati një pritje të ftohtë kur doli. Hjalmar Bergman shihej si zotërues jo i mirë kur bëhej fjalë për përshtatjen e librit të tij. Kjo histori u konsiderua e zbehtë, rrethanore, e papërqendruar dhe e humbur në përbërje. [5] Disa kritikë e vunë në pah se fotografia ishte më shumë teatrale sesa kinematografike, por një kritik shkroi "Regjia e Karin Swanström ishte për arsye të shpjegueshme që nuk ishte në gjendje të bënte ndonjë mrekulli me këtë skenar të Bergmansk. [5] Flying Dutchmen ishte filmi i parë për Karin Swanström për studion e filmave Skandinavisk,. Swanström ishte gjithashtu kreu i prodhimit për këtë studio. [5]
Në vitin 1926 Karin Swanström: mori serialin e saj komedik në Oscarsteatern (The Oscars Theatre), Stokholm i cili zgjati nga viti 1926 deri në 1931.
Vajza me bisht ( Flickan i frack )
RedaktoVajza me gërshetë është filmi i fundit i Karin Swanström që ka drejtuar ajo, dhe është ndër filmat e saj më të mirë. Por kritikët nuk ishin aq pozitivë, ndiose jo të gjithë ."Shumë e panë filmin si një film veror të lumtur dhe të lehtë dhe të çuditshëm me gëzim." [6] Kishte gjithashtu një ndjenjë që kulmi me përballjen në top nuk ishte aq tronditës sa mendonin se do të ishte, dhe kishte njerëz që mendonin se filmi ishte më i zbehtë në krahasim me librin. Por kritika e vlerësoi Magda Holm, e cila luante rolin kryesor të Katjas, për aktrimin dhe shprehjet e saj.
Epoka e zërit
RedaktoPas fillmit Girl in Tails, Swanström vazhdon aktrimin në teatwe dhe filma. Në korrik 1934, ajo punësohet në AB Svensk Filmindustri duke u bërë më pas producente, këshilltare artistike dhe menaxhere prodhimi. Në këtë rol, dhe me burrin e saj i cili ishte gjithashtu menaxher prodhimi, ata ishin drejtues të prodhimit në AB Svensk Filmindustri nga viti 1934 deri në 1941.
Karin Swanström vdiq në vitin 1942 ,Stokholm, në moshën 69-vjeçare; ajo la pas burrin e saj Stellan Claësson .
Disa nga filmat e saj
Redakto- ^ a b c d e "Karin Swanström". Sfi.se. Marrë më 2014-04-22.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) Gabim referencash: Invalid<ref>
tag; name "autogeneratediv" defined multiple times with different content - ^ Winquist, Sven G., Torsten Jungstedt, "Svenskt filmskådespelarlexikon", Stockholm: Forum, 1973, p.814
- ^ a b Åhlander, Lars, ed., "Svensk filmografi. 2, 1920-1929", Stockholm: Svenska filminstitutet, 1982, p. 190
- ^ a b c Åhlander, Lars, ed., ""Svensk filmografi. 2, 1920-1929"", Stockholm: Svenska filminstitutet, 1982, p. 238-239
- ^ a b c Åhlander, Lars, ed., "Svensk filmografi. 2, 1920-1929", Stockholm: Svenska filminstitutet, 1982, p. 254-255
- ^ "Flickan i frack (1926)". Sfi.se. Marrë më 2014-04-22.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)