Karl Gottlieb Mauch (7 maj 1837 - 4 prill 1875) ishte një zbulues gjerman dhe gjeograf i Afrikës. Ai zbuloi për rrënojat arkeologjike të Zimbabve të Madh në vitin 1871 gjatë kërkimit të tij për tokën biblike të Ofirit.

Karl Mauch

Zbulimi Redakto

Në vitin 1871, Mauch zbuloi rrënojat e gurit, të njohur tani si Zimbabveja e Madhe, pesë vjet pasi zbuloi minierat e para të arit në Transvaal. Mauch besonte se rrënojat ishin mbetjet e qytetit të humbur biblik të Ofirit, i përshkruar si origjina e arit që i dha Mbretëresha e Shebës mbretit Solomon. Ai nuk besonte se strukturat mund të ishin ndërtuar nga një popullsi e mëparshme lokale, e ngjashme me ato që banonin në zonë në kohën e gërmimit të tij, dhe kështu vazhdoi me hulumtimet e tij. Hulumtimi i mëtutjeshëm në vend (përfshirë një nga përdorimet e para arkeologjike të aviacionit) ilustruan se strukturat kishin me të vërtetë origjinë afrikane.

Për shkak të etnocentrizmit të popullarizuar në shekullin e 19-të, Mauch dhe bashkëkohësit e tij janë kritikuar intensivisht për supozimet e tyre në lidhje me vendin nga arkeologët modernë. Zona e Madhe e Zimbabves konsiderohet se është ndërtuar nga paraardhësit e popullit Shona midis shekujve 11 dhe 15 pas erës sonë.[1]

Mauch vdiq si rezultat i një rënie nga dritarja e katit të tretë të një hoteli ku po jetonte. Është e pasigurt nëse vdekja ishte aksidentale apo vetë-shkaktuar.[2]

Referime Redakto

  1. ^ "Great Zimbabwe (11th–15th century) – Thematic Essay". The Metropolitan Museum of Art. Marrë më 12 janar 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "The Real King Solomon's Mines". Raiders of the Lost Past. World Media Rights. {{cite episode}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)