Kastriot Mëlyshi lindi në SevasterVlorës30 prill 1954. Prej vitit 1957 jeton në Tiranë dhe diplomohet mjek i përgjithshëm pran Fakultetit të Mjeksisë U.T në 1979. Pas kësaj, emërohet në Qendrën Spitalore Universitare, sot "Nënë Tereza" ku dhe – vazhdon të punojë. Gjate viteve 1980- 1987, profilizohet në Radiologji të përgjithshme Diagnostike (Imazheri) dhe në Sëmundjet Infektive. Me botimin e librit "Anallogjia dhe Kanceri", autori hap një cikël të ri volumesh i cili do të përfshijë të gjitha degët apo specialitetet e ndara e të diferencuara në shkencën e mjeksisë diagnostike dhe kurative. Ky cikel si një Euristikë e kësaj fushe dhe më gjerë, bazohet në një këndvështrim të ri, ndryshe nga ai klasik i derisotëm, Mënyra Analogjike e të gjykuarit, tenton të hedhë bazat mbi një llogjikë Filozofike krejt të re në konceptimin e fenomeneve të shumta të shkencave në përgjithësi dhe atyre Mjeksore në veçanti. Arsyetimi ndryshe, i aplikuar në këtë libër, të krijon mundësinë për t'i dhënë përgjigje shumë PSE-ve, nëpërmjet të vetmes SEPSE, asaj integruese, gjithpërfshirëse dhe unifikuese.

Referime

Redakto