Kat Blaque

personalitet në kanalin e Youtube si dhe aktiviste për të drejtat e transgjinorëve

Kat Blaque është video krijuese amerikane në YouTube dhe aktiviste për të drejtat e komunitetit transgjinor.

Fillimet në jetë Redakto

Blaque lindi në Lynwood, Kaliforni dhe u rrit në Walnut, Kaliforni. Ajo u adoptua.[1] Gjatë gjimnazit, Blaque nisi të ketë dyshime për identitetin gjinor dhe filloi të identifikohet nën identitetin “genderqueer”.[2] Gjatë periudhës së kolegjit ajo identifikohej si grua transgjinore.[3] Blaque diplomoi nga Instituti për Art të Kalifornisë në 2012 me diplomë në degën e animacionit.

Karriera Redakto

YouTube Redakto

Blaque nisi kanalin e emërtuar pas vetes në dhjetor të 2010. Ai ka në fokus diskutime për racën, gjininë dhe plot çështje të tjera sociale. Blaque e përshkruan veten përmes këtyre fjalëve: “Unë jam një grua me ngjyrë, me trup të lakuar, dhe jam transgjinore. Ka shumë problematika me të cilat ndeshem. Kur i diskutoj ato, po flas për mishërimin e këtij kryqëzimi me plot kuptimin e fjalës”.[4]

Blaque publikoi gjatë 2017 një seri videosh në YouTube të titulluara “True Tea” ku ajo iu përgjigjet pyetjeve që ndjekësit e kishin pyetur në lidhje me racizmin, transfobinë si dhe plot çështje të tjera.[5] Blaque ka qenë pjesë e video-ve të tjera në YouTube si përshembull në BuzzFeed në lidhje me përemrat gjinorë. Ajo ka bashkëpunuar me video-blogerë të tjerë të famshëm si përshembull Franchesca “Chescaleigh” Ramsey dhe Ari Fitz. Revista dedikuar komunitetit LGBT+ “The Advocate” e ka cituar kanalin në YouTube të Blaque si edukativ për tu shfaqur në leksionet e hapura në shkolla.[6]

Iniciativa të tjera Redakto

Blaque ka kontribuar në website të tjera si Everyday Feminism, si dhe në Huffington Post për kolumnën “Black Voices”.[7]

References Redakto

  1. ^ Stampa:Cite tweet
  2. ^ "About Me". katblaque.com. Arkivuar nga origjinali më 21 qershor 2016. Marrë më 13 mars 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Reese, Ashley (12 shkurt 2015). "Everything You Wanted To Know About Transgender Girls, Answered By Kat Blaque". Gurl.com. Arkivuar nga origjinali më 1 gusht 2018. Marrë më 13 mars 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Chase, Sidney (6 gusht 2015). "Back to Blaque: Meet the Trans YouTube Queen of the Underground". The Huffington Post. Marrë më 11 mars 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Idika, Nicky (19 janar 2016). "YouTubers of Colour: Kat Blaque Is Your Weekly Dose Of Awesome". Pop Buzz. Arkivuar nga origjinali më 10 mars 2016. Marrë më 16 mars 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Guerrero, Desiree (1 maj 2017). "After Being Outed, Kat Blaque Became a Role Model for Trans Youth". The Advocate. Marrë më 7 maj 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Entries by Kat Blaque". The Huffington Post. Marrë më 16 mars 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)