Katedralja Ortodokse Shqiptare e Shën Gjergjit
Katedralja Ortodokse Shqiptare e Shën Gjergjit (anglisht: St. George Albanian Orthodox Cathedral) është një katedrale ortodokse shqiptare në Boston, Masaçusec, SHBA.
Ndërtesa e kishës u projektua nga arkitekti Samuel J. F. Thayer dhe u ndërtua në vitin 1872 si kishë e një kongregacion unitar. Kjo kishë e stilit neogotik u ble në vitin 1949 nga Kisha Ortodokse Shqiptare në Amerikë.[1]
Historiku
RedaktoMesha e parë në gjuhën shqipe u mbajt më 22 mars 1908, prej atë Theofan Nolit në sallën e “Kalorësve të Nderit” në Boston. Po atë ditë, në sallën “Feniks” u themelua Kisha Ortodokse Shqiptare e Shën Gjergjit, e para kishë ortodokse shqiptare në Amerikë.[2][3] Faik Konica këtë moment e quan "... një pikë kthesë në historinë e Rilindjes shqiptare".[4] Duke mos pasur një ndërtesë të përhershme kishe për 14 vitet e para, shërbimet e famillisë u mbajtën në salla të ndryshme të marra me qira në të gjithë qytetin. Në vitin 1922, u pronësua një ndërtesë kishtare në Emerald Street në South End të Bostonit, e cila shërbeu si katedrale deri në vitin 1949, kur u zhvendos në katedralen e sotme në East Broadway të Bostonit Jugor.[5] Ndërtesa në East Broadway, e ndërtuar në vitin 1972, u projektua nga arkitekti bostonas Samuel J. F. Thayer si kishë e një kongregacion unitar.[1]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b "Saint George Cathedral, Boston, Massachusetts". seththompson.info (në anglisht). Marrë më 2023-08-02.
- ^ "Andrea Llukani: Enciklopedia e krishterë | Albanian Orthodox". albanianorthodox.com. Marrë më 2023-08-02.
- ^ "22 mars 1908, mbajtja e Meshës së parë në gjuhën shqipe dhe themelimi i Kishës Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit në Boston". Albanian Profile (në anglisht). Marrë më 2023-08-02.
- ^ Jorgaqi, Nasho V. (2005). Jeta e Fan S. Nolit. Ombra GVG. ISBN 978-99943-843-0-3.
- ^ "History - Shqip". www.saintgeorgecathedral.com. Marrë më 2023-08-02.