Kazuyo Sejima (lindur në 29 tetor 1956) është një arkitekte japoneze. Ajo njihet për dizenjimet e saj me elemente moderniste sikurse sipërfaqet e shkëlqyeshme me xham, metal dhe mermer. Ajo përdor gjithashtu kuba dhe katrorë, elementë të cilët mund të gjenden në forma të ndryshme. Ndërlidhja midis dy hapësirave përbën një nga konceptet inspirues në punën e arkitektes japoneze.

Kazuyo Sejima në mars 2009

Kazuyo Sejima, së bashku me Ryue Nishizawa kanë punuar në një sërë projektesh në Gjermani, Francë, Zvicër, Angli, Hollandë, SHBA dhe Spanjë.

Në 2010, Sejima mori çmimin Pritzker Prize, duke u bërë në këtë mënyrë gruaja e dytë që e merr një çmim të tillë. Çmimi iu dha për bashkëpunimin me Ryue Nishizawa.[1]

Fillimet në jetë dhe karriera

Redakto

Sejima lindi në 29 tetor 1956 në Mito, Ibaraki, Japoni. Ajo u diplomua pranë Universitetit për Gratë në Japoni në 1979. Më pas ajo vijoi studimet master në arkitekturë në 1981. Në po të njëjtin vit, ajo nisi të punojë me firmën e arkitekturës, Toyo Ito deri në vitin 1987.[2]

Referime

Redakto
  1. ^ Nonie Niesewand (mars 2015). "Through the Glass Ceiling". Architectural Digest. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Yoshida, Nobuyuki (vjeshtë 1999). "Kazuyo Seijima: Profile". The Japan Architect. 35: 126–127. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)