Kek me fruta dhe arra
Në një enë/tas porcelani ose plastike rrihen vezët me sheqer derisa vëllimi i tyre të rritet dy herë e gjysmë, shtohet miell dhe përzihet me kujdes. Veçan shkrihet gjalpi dhe me të përzihen arrat e frutat e grira. E gjithë kjo masë hidhet në brumë duke e përzier me kujdes.
Pastaj brumi hidhet në tavë me korrent duke i vënë në mes formën e cila lyhet me gjalpë dhe pudroset me miell. Pas pjekjes lihet të ftohet, pastaj hiqet nga tava duke e përmbysur kekun, hiqet forma e mesit dhe pudroset me sheqer pudër.
Për 1 kek rreth 1 kg duhen :
- miell : 1 gotë e gjysmë uji,
- sheqer : një gotë uji,
- gjalpë i freskët : 2 filxhanë kafeje,
- vezë : 6 kokrra,
- arra të qëruara : 1 filxhan çaji,
- reçel (kokrra) : 2 filxhanë kafeje,
- sheqer pudër : 1 lugë gjelle.