Kemi vashëza të mira
Kemi vashëza të mira është titulli i një kënge popullore lirike arvanite.[1]
Teksti
RedaktoAh moj vajzë bukuranë
u në ti e kam sevdanë
Kemi vashëza të mira
po çë nuku kemi lira
Kampohoritet kanë lira
Malisiotet janë të mira
Arvanite të këndoni
gluhënë të mos harroni
Arvanite kush këndonë
tërë të bukurat i çonë
Arvanite doj të dije
të këndonje moj Marie
Ja një plakë këtu pranë
ka një vajzë bukuranë
Ja kërkova dhe s'ma dhanë
le të pjekënë të hanë
Doj të thosha katra pesë
pse s'i ve lule podhesë?
Fjalori
RedaktoNë këtë këngë po përdoren fjalë e së folmës arvanitase së gjuhës shqipe siç janë:
- Kampohoritet: katundarkat e fushës
- Malisiotet: katundarkat e malit
- podhesë: futa, përparsja e grave
Lidhje te jashtme
RedaktoBurime
Redakto- ^ Irakli Koçollari: Arvanitët. Shtëpia botuese Albin, 1994