Khalil Gibran thënie
• Përjetesia brenda nesh e di që jeta ështē pa kohë, që e sotmja është vetëm kujtim i djeshëm, e që e nesërmja është vetëm ëndrra e sotme
• Askush nuk mund t'ju mesoje diçka qe nuk gjendet e përgjumur në agimin e nhohurive tuaja
• Përvoja është jetë me krahë
• Mund të quhet skllavëri të jetuarit në mendje pa u bërë pjesë e trupit
• Mëshira është vetëm gjysma e drejtësisë
• Njeriu i drejtë është ai që ndihet gjysmë fajtor për fatkeqësitë e secilit
• Po të mos ishte për miqtë çdo shtëpi do të ishte një varr
• Shpeshherë marrim hua nga të nesërmet tona, për të paguar borxhet e të djeshmeve tona
• Nëse do të jesh më afër Zotit, rri më afër njerëzve
• Një rrënjë është një lule që përbuz famën
• Pemët janë poezi që toka ia kushton qiellit. Ne i rrëzojmë ato dhe i kthejmë në letra ku shkruajmë zbrazëtinë tonë
• Gjëja më e hidhur tek dhimbja e sotme është kujtimi i lumturisë së djeshme
• Secilën ditë zbuloj një krahinë të re në shpirtin tim
• Tregtia është mashtrim, kur nuk është shkëmbim
• Ka mistere në zemër që asnjë hamendje nuk mund t'i zbulojë
• Një libër duhet të shkaktojë plagë, duhet t'i zmadhojë ato. Një libër duhet të jetë i rrezikshëm
• Një ekzagjërim është një e vërtetë që ka humbur durimin
• Nuk ekziston dëshirë e zjarrtë që mbetet e papërmbushur
• Për të njohur mendjen dhe zemrën e një njeriu, mos shiko se çfarë ka arritur, por se çfarë synon të arrijë
• Kush dëshiron më shumë jeton më gjatë
• Nëse sheh vetëm çfarë drita vë në dukje dhe dëgjon vetëm çfarë tingulli lajmëron, atëherë, në të vërtetë as nuk sheh, as nuk dëgjon
• Besojuni ëndrrave, pasi në to fshihet dera e përjetësisë
• As shpirti më i dëlirë nuk i shmang dot nevojat fizike
• Të gjitha fjalët tona nuk janë tjetër veçse thërrime të rëma nga sofra e mendjes
• Entuziazmi është gjysma e jetës. Indiferenca është gjysma e vdekjes
• Ambicia që shkon përtej ekzistencës është qëllimi kryesor i jetës sonë
• Hidh një farë në tokë dhe toka do të japë një lule.
Ëndërro me sytë drejt qiellit dhe qielli do ta sjellë dashurinë tek ti
• Pafundësia ruan vetëm dashurinë, sepse vetëm dashuria i ngjason
• Bukuria nuk gjendet në fytyrë por në dritën e zemrës
• Të gjitha gjërat janë të bukura në vetvete dhe bëhen akoma më të bukura kur njeriu i kupton
• Dashuria është miqësi e ndezur flakë
• Dukuria e gjërave ndryshon në bazë të emocioneve, kështu, kur shohim bukuri i magji, në të vërtetë bukuria e magjia gjenden janë nesh
• Ti u beson fjalëve qê thuhen, por duhet të besosh atë që nuk thuhet, sepse heshtja e njeriut i afrohet së vërtetës më shumë se fjala e tij
• Pasuritë shpirtërore u japin dritë fytyrës së njeriut dhe sjellin simpati dhe respekt
• Njeriu ka lindur i lirë, por me prirjet e tij ai ndërton burgje, dhe pa e vënë re,gjendet i burgosur
• Trim nuk është ai që nuk njeh frikë, por ai që frikën e njeh dhe e mposht
• Nëse doni të njihni Zotin, mos u merrni me zgjidhje enigmash, por hidhni sytë rreth e rrotull dhe do ta shihni tek luan me fëmijët tuaj
•