Kilobyte përbëhet prej fjalës Kilo dhe fjalës byte, fjala Kilo përdoret në shkencë dhe simbolizon numrin në bazën me të cilën punon, ne fuqinë e tret dmth nëse punojmë ne me sistemin dekadë kilo e ka kuptimin = 1000. Kilo siç e kemin edhe ne këtë rast qëndron lidhur me ndonjë njësi, psh. kur një njësisë (matëse) i shtohet parashtesa kilo atëherë ajo njësi shumëzohet me 1000, psh 1 Kilo (1000) dhe 1 metër (1 m) kur i bashkojmë del 1 km (1 kilometër) e cila është e barabartë me 1000 m (metër) pra fjalën kilo mund ta zëvendësojmë me 1000.

Kurse Kilo në informatikë përdoret jo për 1000 gjegjësisht për por për 1024 (210=1024, 2 pasi në informatikë përdoret sistemi binar pra kemi dy mundësi se si mundemi ta shprehim gjendjen e një qarku në elektronik pra 0 ose 1 shih me tepër bit, edhe numri 8 luan një rrol të rëndësishëm pasi 1 Byte = 23 bit = 8 bit [1]) pra :

1 Kilobyte (shkurtimisht KB) = 1024 Byte.

Te ngjashëm si kilo ka edhe emra tjera si psh Mega, Tera... qe janë te definuara në Sistemit Ndërkombëtar të Njësive shih tabelën në faqen vijuese [2].