Kimia inorganike është degë e kimisë e cila merret me studimin e elementeve kimike, si përhapjen e tyre në natyrë, vetitë fiziko-kimike, mënyren e përfitimit të tyre, komponimet inorganike dhe përdorimin e tyre. Komponimet inorganike janë : oksidet, acidet, bazat dhe kripërat.

Oksidet janë - komponime të oksigjenit me elemente të tjera. Ndahen okside acidike, bazike, amfotere dhe okside neutrale ;

Acidet janë - substanca kimike, të cilat në tretësira ujore lirojnë jonet e hidrogjenit si të vetmet katione.Ndahen në acide njëbazike,dy dhe tre bazike.

Bazat janë - substanca kimike të cilat në tretësira ujore lirojnë jonet hidroksile si të vetmet anione.Ndahen në njëacidike, dy dhe tre acidike .

Kripërat janë - komponime të cilat përbëhen nga katione të metaleve dhe anioneve të jometale eventualisht me mbetje acide.Ndahen në kripëra neutrale, acidike, bazike.

Konceptet Shume komponime inorganike jane komponime jonike, perbere nga kationet dhe anionet te bashkuar nga lidhja jonike. Klasa te rendesishme te komponimeve organike jane oksidet, karbonatet, sulfatet, halided. Shume komponime inorganike jane te karakterizuara nga pika te larta te shkrirjes.


Ky artikull nga Kimia është i cunguar. Ti mund të ndihmosh Wikipedian duke e përmirësuar këtë artikull.