Xhamia e Kalasë, Ulqin
Xhamia e Haxhi Halil Skurës e njohur edhe si Xhamia e Kalasë në Ulqin është një ndërtesë që ka shërbyer si xhami deri më 1974. Duke u bërë më pas pjesë e repartit arkeologjik të Muzeut të Ulqinit dhe duke u quajtur Kishë-Xhamia e Ulqinit.
Kishë-Xhamia e Ulqinit | |
---|---|
Vendndodhja | Kalaja e Ulqinit Ulqin, Mali i Zi |
Koordinatat | 41°55′29″N 19°12′05″E / 41.9247°N 19.2014°E |
Ndërtuar | 1510 |
Organi drejtues | Muzeu i Ulqinit |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Përcaktuar | 01-1711/3 13.11.1961 |
Historia
RedaktoGjatë sundimit të Venedikasve, në Kala më 1510 u ndërtua një kishë katolike, e quajtur Kisha e Shën Mërisë, e cila pas rënies së Ulqinit nën Perandorinë Osmane u shëndrrua në Xhaminë e Sulltan Selimit II. Ishte ajo e ashtuquajtur Xhamia e Mbretit, sepse nuk kishte vakëf nga ku sigurohej ekzistenca e saj, por shërbyesit e saj paguheshin nga buxheti i perandorisë. Haxhi Halil Skura më 1693 ndërtoi minaren prej gurit të latuar, në pjesën e poshtme në një bazament katror, e që ngushtohet kah pjesa e sipërme. Funksionin e vet fetar kjo xhami e ndërpreu më 1878, gjegjësisht prej pushtimit të parë të Ulqinit nga Principata e Malit të Zi. Pjesa e sipërme e minarëse u shkatërrua në vitin 1937. Në kuadër të këtij objekti fetar ka ekzistuar edhe mejtepi.[1][2]