Abacia e Shën Llezhdrit
Abacia e Shën Llezhdrit ka qenë një abaci territoriale benediktine në Orosh në krahinën e Mirditës, Shqipëri. Ajo u shkatërrua gjatë regjimit komuniste dhe tani është e rindërtuar, kushtuar Shën Llezhdrit, siç njihet në ato vise Shën Aleksandri.
Historia
RedaktoMe dekret të papës në 25 tetor 1888, kjo kishë së bashku me dy famullitë e saj është dhe pesë famulli të tjera të Dioqezës së Lezhës (Alessio ) u hoqën nga juridiksioni i Peshkopit të Lezhës.
Në 1890, tre famulli nga Dioqeza e Sapës iu shtuan kishës territoriale të Oroshit dhe pesë famulli të tjera nga Lezha në 1984.
Në fillim të shekullit 20, katolikët numëronin 16,550 në Shqipëri duke qenë nën kujdesin e klerikëve laikë dhe të rregullt. Abati u zgjodh ndër shumë klerikë të tjerë laikë. Abati, Mgr. Primus Docchi, i cili banonte në Orosh, lindi në Bulgëri, 7 shkurt 1846 dhe studioi në Kolegjin Propaganda në Romë. Françeskanët kishin një famulli dhe një spital në Gomsiqe .
Kishat
RedaktoSelia e Oroshit, e izoluar në ato male, është dhe mund të thuhet e barazlarguar jo pak, nga fshatrat më të afërm, ka afër, me pamje nga kisha, vetëm varrezat. Është e konstatuar se në kohën e Turqisë abatët nuk ishin më shumë se priftërinj fshati, nën të cilën ishin bashkësitë e Oroshit dhe Spaçit. Të ardhurat i siguronin nga tokat e pakta që i kishin mbetur Abacisë dhe nga dhurimet e Propaganda Fides e cila dhe emëronte abatët.
Pas një udhëtimi të lodhshëm përmes shtigjeve të thepisura të mbushura me mikpritje, por edhe me kurthe e befasira Edith Durham e ndien veten mirë në Mirditë.
Ndalesën e parë e bëjnë në Malin e Shenjtë, atje ku janë ende rrënojat e manastirit të lashtë benediktin dhe më pas, zbret në Orosh, ku ishte abacia dhe kulla e kapedanit Marka Gjoni. “Abati di shumë gjëra, – shkruan Durhami, – ndër të tjera, ka ditur të ngrejë selinë e tij në një nga vendet më të bukura në Europë, qe truri i Mirditës, ndoshta personaliteti më i fortë në të gjithë Shqipërinë e Veriut.
Abati ishte Preng Doçi, një figurë fort interesante.
I lindur në 1846 dhe i shkolluar në Shkodër e në Romë, ai kishte shërbyer si famullitar në Mirditë përgjatë viteve 79 të shekullit të XIX. Kundërshtar i vendosur i pushtimit osman kishte hyrë në një marrëveshje me malazezët gjë që shkaktoi dëbimin e tij nga Mirdita. Propaganda Fide në Vatikan e dërgoi si misionar në Njufaundlend në SHBA në 1881. Mendohet se ai është shqiptari i parë që jetoi gjatë në Amerikë. Më pas, për vite me radhë shërbeu si sekretar i nuncit apostolik në Kalkutë, pikërisht atje ku vitemë pas, Nënë Tereza do të ngrinte misionin e saj të famshëm.
Preng Doçi u lejua të kthehej në Mirditë, vetëm në 1888.
Një vit më pas u shugurua abat i Abacisë së Shën Lleshit në Orosh, një post që i dha mundësi të shndërrohej në njërën prej figurave më kryesore në Mirditë. Në 1899, së bashku me dy priftërinj të tjerë, Ndoc Nikajn e Gjergj Fishtën, ishte bashkëthemelues i shoqërisë “Bashkimi”, prej së cilës kemi sot alfabetin latin të shqipes.
“S’është nevoja, shkruan Durham, t’ju flas për kishën e tij, të projektuar prej atij vetë, më e madhja në të gjithë malësinë, as për shtëpinë e tij të madhe, e mobiluar e gjitha sipas shijeve europiane, e as për mikpritjen e tij princërore. Këto i dinë të gjithë ata që vizitojnë Shkodrën e pastaj bëjnë një udhëtim lartnëpër male. Kur vajta unë aty, ai vetë s’qe në shtëpi, por e motra, që më përshëndeti me përzemërsi si të ishim të njohura të vjetra dhe prifti i Oroshit, më bënë nderet e shtëpisë. Por, Oroshi pa abatin është si “Hamleti” pa Hamletin?“.
Galeria
Redakto-
Kisha e Oroshit në 1903
-
Kryqi procesional në Kishën e Shën Aleksandrit në Orosh, Mirditë (vitet 1890)
-
Brendësia e Kishës së Shën Aleksandrit të Oroshit (1905)
-
Mozaiku i Madonna në portikun e Kishës Orosh (2018)
-
Skulptura e Preng Doçit në portikun e Kishës Orosh (2018)