Kisha e Shën Anës, Dunav

monument kulture në Kosovë

Kisha e Shën Anës në Dunav është një monument i trashëgimisë kulturore në Dunav, Gjilan, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër .Ky monument ndodhet në fshatin Dunav të Epërm të komunës së Gjilanit. Kisha e Shën Anës është i ndërtuar në vitin 1938 , në të njejtin vit edhe kur është ndërtuar xhamia e fshatit.Kjo kishë është e vetmja kishë katolike shqiptare në këtë komunë. Është e ndodhur në afërsi të tre kufinjëve shtetëror : Kosovës , Serbisë e Maqedonisë , ka një pozitë shumë të mirë.

Kisha e Shën Anës në Dunav
LlojiArkitekturore
VendndodhjaDunav, Gjilan, Kosovë
Ndërtuar1938
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës180

Përshkrimi Redakto

Baza e kishës është e ndërtuar nga gurët , ndërsa muret e saj nga tullat dhe llaçi i gëlqeres. Më pas me një mur fasade me gurë shtufi ngjyrash të ndryshme , të rrethuara me llaç betoni me hulliza në formë fugash. Në anën e majt të hyrjes është kambanorja e saj katrore e ngritur me një lartësi rreth 12 metra . Në fasadën e kambanores ndodhet një nike me bazë të lartësisë së derës hyrëse , ndërsa mbi të katër dritare të ngushta që shërbejnë për dritësimin e kambanores . Nga aty vazhdon shtati më i ngushtuar i kambanores , mbi të cilin ka një kulm dhe krejt në maje përfundon me kryqin . Mbi derën hyrëse të objektit është një pllakë e thjeshtë në të cilën shkruan Kisha Katolike e Shën Anës , 1938 , që tregon kohën e ndërtimit të saj. Anash derës hyrëse janë dy dyer të mbyllura , para meremetimit të fundit (2012).Njëra prej tyre komunikonte me kambanoren , ndërsa tjetra lidhej me kthinën ku njerëzit rrëfeheshin tek prifti . Tashmë është krijuar një korridor i ngushtë nga i cili hyhet drejtpërdrejtë në naos sepse kisha është njëanijatëshe. Në fakt , në sallen e lutjeve mund të hyhet nga tri hyrje paralele që paraqesin një lloj tribelioni pa arkada. Dyshemeja e naosit është e ndarë me një korridor të improvizuar , në dy anët e të cilit ndodhen stolat për besimtarët.Salla e lutjeve ka kubenë , ndrësa muret anash kanë tri dritare për dritësim , e që dukenjë dhe se sjellin pakëz dritë brenda.Salla përfundon tek transepti , me dy kthina anash dhe një sanktuar të imagjinuar pas të cilit vjen absida rrethore.Absida është rrethore edhe nga jashtë , me një dritare të vetme.Në dyshemenë prezbitumit , i vetmi elemt përbërës që qëndron ende , është tryeza e altarit.Anash prezbitumit janë të vendosura dy kthina të vogla , ndërsa njëra prej tyre , ajo në lindje komunikon me anekset e vetë kishës.Kulmi i kishës dyujëse , ndërsa një kulm më i ulët i përket transeptit e tjetri absidës . Kulmi është riparuar në vtin 2012 , të cilat i janë vendosur edhe ullukët mjaftë mirë. Nga kjo kishë është marrë truproja e Zojës Shën Premte , të cilën e gjejmë në ballë të nefit të djathtë të kishës së Shën Ndout të Binçës[2]

Kisha ka një pozitë të mirë gjeografike , me një oborr të rrafashuar nga një mur tarracimi në anën e poshtme të kodrës . Oborrri është i rrethuar me plepa , pisha të shumta dhe ndonjë bli. Lartësia mbidetare prej rreth 840 m , sidomos verës me vapë , i jep freski gjithë asaj zone me një erë të lehtë që fryn zakonisht në drejtimin jug-veri. Dëshira e vendësve për t'u rikthyer edhe për një liturgji në kishën e tyre shumë e madhe .

Edhe përkundër vështirësive për t'u ngjitur tek kisha e vetme katolike e Gjilanit , Shën Ana , me qëllim ringjalljen e saj në një mënyrë , që nga viti 2011 , atje mbahet manifestimi rajonal i poezisë , " Trekëndëshi Poetik " organizuar nga Ars. Clubi - Beqir Musliu , Gjilan.

Referime Redakto

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ Kadriu, Sherafedin (12 nëntor 2016). Trashëgimia Kulturore e Rajonit të Gjilanit. Bibloteka Kombëtare " Pjetër Bogdani ". fq. 42–43. ISBN 978-9951-8760-3-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme Redakto