Kisha e Shën Ilias (Voskopojë)
Kisha e Shën Ilias apo Kisha e Shëndelliut është një monument i trashëgimisë kulturore në Voskopoje, rrethi i Korçës, në qarkun e Korçës, Shqipëri. Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "6" më "15.01.1963".[1]
Kisha e Shën Ilias (apo Kisha e Shëndelliut), Voskopojë | |
---|---|
Lloji | Arkitekture |
Vendndodhja | Voskopoje, Korçë, Shqipëri |
Koordinatat | 40°38′09″N 20°35′00″E / 40.635829°N 20.58344°E |
Ndërtuar | PERIUDHA Post Bizantine, VITI /Shek - 1751/ XVIII |
Organi drejtues | DRKK Korçë |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Përcaktuar | 615.01.1963 |
Nr. i referencës | KO058 |
Tipologjia | Bazilike Me Tre Nefe Me Lartesi Te Madhe |
Historia dhe përshkrimi
RedaktoKisha e Shën Ilias u ndërtua më 1751 dhe është përfaqësuese e kishave me tavan të rrafshët te nefet anësore. Ka lartësi 11.5m, gjatësi rreth 20m, dhe gjerësi 13m. Naosi është i tipit bazilikal dhe ndahet në tre nefe me dy rradhë kolonash. Kolonat janë prej guri dhe lidhen me harkada gjatësore, mbi të cilat ngrihen mure që veçojnë hapësirat e nefeve qendrore dhe hapësirat anësore. Nefi qendror ndriçohet nga dritare të hapura në nivelin e çatisë së nefeve anësore. Hajati, në anën jugore, si dhe narteksi, në anën perëndimore, nuk ekzistojnë më. Oborri i kishës dikur rrethohej me mure mbi të cilat ngrihej kulla e kambanares, e cila tashmë është shembur.[2]
Referime
Redakto- ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I KORÇËS. Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali më 28 nëntor 2016. Marrë më 26 janar 2016.
- ^ "Map - IMK WebGIS". imk.gov.al. IMK. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2019. Marrë më 13 tetor 2016.
Lidhje të jashtme
Redakto
Ky artikull për historinë e Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |