Kisha e Shën Mëhillit (Vithkuq)
Kisha e Shën Mehillit (Vithkuq) është një monument i trashëgimisë kulturore në Vithkuq, rrethi i Korçës, në qarkun e Korçës, Shqipëri [2]. Ky monument është i llojit "Arkitekturë", i miratuar me numër 586 e 4874 më 17.03.1948 e 23.09.1971.
Kisha e Shën Mëhillit (Vithkuq) | |
---|---|
Lloji | Arkitekturë |
Vendndodhja | Vithkuq, Korçë, Shqipëri |
Koordinatat | 40°31′39″N 20°34′42″E / 40.527484°N 20.578224°E |
Ndërtuar | Filluar me 1682 perfunduar me 1728[1] |
Organi drejtues | DRKK Korçë |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Përcaktuar | 586 e 487417.03.1948, 23.09.1971 |
Nr. i referencës | KO065 |
Tipologjia | Kishë |
Histori dhe përshkrim
RedaktoKisha është më e madhja e Vithkuqit. Ajo filloi të ndërtohet në vitin 1682 dhe u nga Mihaili dhe Gabrieli, me shpenzimet e të krishterëve që jetonin në Vithkuq, me kontributin e prift Stavrit, dhe Mitropolitit të Kosturit. U përfundua më 1728.[1]
Kisha përbëhet nga naosi, narteksi dhe hajati. Naosi është i tipit bazilikal, trenefesh me përmasa tl brendshme 15.5 x 9.5 m. Dy radhë kollonash ndajnë nefet nga njëri-tjetri, nga të cilët nefi qendror është më i gjerë dhe më i lartë nga dy anësoret. Kollonat lidhen ndërmjet tyre me një sistem harqesh në të dy drejtimet. Nefet gjatësore ndërpriten nga një nef tërthor, duke krijuar në mes një bërthamë të mbuluar me kupolë. Lartësia e objektit është rreth 8 m.[3]
Referime
Redakto- ^ a b "Kisha e Shen Mehillit Vithkuq". Bashkia Korce. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 21 shtator 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I KORÇËS. Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali më 28 nëntor 2016. Marrë më 26 janar 2016.
- ^ "Map - IMK WebGIS". imk.gov.al. IMK. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2019. Marrë më 13 tetor 2016.
Lidhje të jashtme
Redakto
Ky artikull për historinë e Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |