Kisha e Shën Mëhillit (Voskopojë)

monument kulture në Shqipëri

Kisha e Shën Mehillit (Voskopojë) është një monument i trashëgimisë kulturore në Voskopojë, rrethi i Korçës, në qarkun e Korçës, Shqipëri[2]. Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "586 e 4874""17.03.1948,23.09.1971".

Kisha e Shën Mehillit (Voskopojë)
LlojiArkitekturë
VendndodhjaVoskopojë, Korçë, Shqipëri
Koordinatat40°37′45″N 20°35′13″E / 40.629216°N 20.587057°E / 40.629216; 20.587057
Ndërtuar1722[1]
Organi drejtuesDRKK Korçë
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Përcaktuar586 e 487417.03.1948,23.09.1971
Nr. i referencësKO064
TipologjiaKishë e tipit bazilikal trenefesh, mbështetur në dy rreshta me nga pesë kolona
Kisha e Shën Mëhillit (Voskopojë) is located in Earth
Kisha e Shën Mëhillit (Voskopojë) (Earth)

Përshkrim dhe histori

Redakto

Kisha u mbarua së ndërtuari më 1722,[1] si kishë e tipit bazilikal trenefesh, me dimensione 33 x 15 x 9 m, e mbështetur në dy kolona. Dy rreshtat e kolonave ndajnë hapësirën e naosit në dy nefe anësore dhe në një qendror të kompozuar në lartësinë e volumit të naos. Kolonat janë të lidhura midis tyre me harqe në të dy drejtimet. Në të gjitha nefet krijohen bërthamat, mbulesat e të cilave janë kupola. Të gjitha kupolat nuk ngjanë me njëra-tjetrën. Ndryshueshmëria paraqitet në planimetri. Në pjesën lindore absida del jashtë dhe është e trajtuar me pilastra. Narteksi ndodhet në pjesën perëndimore, nuk ndryshon shumë nga ana konstruksive në pjesët e naosit. Narteksi është i mbështetur në kolona guri me harqe dhe kupola, por në dallim nga naosi nuk ka nefe dhe të gjitha mbulesat janë kupola me brinjë katrore në nivel për nga lartësia. Hajati mungon, është rrënuar para shumë vitesh, por sot arrijmë të lexojmë gjurmë.[3]

Në 1996 kisha u vandalizua dhe 23 piktura shenjtorësh u dëmtuan rëndë.[4]

Referime

Redakto
  1. ^ a b Mikropoulos, Tassos A. (2008). Elevating and Safeguarding Culture Using Tools of the Information Society: Dusty traces of the Muslim culture. Earthlab. fq. 316. ISBN 978-960-233-187-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I KORÇËS. Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali më 28 nëntor 2016. Marrë më 26 janar 2016.
  3. ^ "Map - IMK WebGIS". imk.gov.al. IMK. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2019. Marrë më 13 tetor 2016.
  4. ^ Robert Elsie. Peyfuß, Max Demeter: Die Druckerei von Moschopolis, 1731-1769. Buchdruck, p. 1

Lidhje të jashtme

Redakto