Kisha e Shëngjinit është një kishë katolike që ndodhet në Shëngjin.

Kisha e Shëngjinit

Historia

Redakto

Kisha e Shëngjinit ndodhet në të djathtë të rrugës automobilistike të qytetit të Shëngjinit, mbi një kodër përballë gjirit të portit detar, ndodhen sot rrënojat arkeologjike te kishës së Shën Gjinit. Përmendet për herë të parë në vitin 1610 toponimi bën të hamendësosh praninë e kësaj kishe që nga viti 1336 dhe nga regjistri kadastral i viteve 1416-1417. Si e tillë ajo shfaqet edhe në shumë burime të gjysmës së parë të shek. XVII. Po ashtu gjatë udhëtimit që Th. Ippen ka kryer nga Zadrima në Lezhë (Allesio) shkruan se: Porti i Shkodrës është San Giovani di Medua ose siç e quajnë vendasit Shen Gjin, ku akoma ekziston si gërmadhë kisha e Shën Johanit”.

Ndërtimi i kësaj kishe në këtë vend me sa duket i dha emer edhe Portit të Shëngjinit, i cili siç rrezulton nga burimet e autorëve antikë njihej me emrin Nymfeum.[1] Kisha është rindërtuar në vitet 20 të shekullit të kaluar nga tregtarët italianë që në atë kohë zhvillonin aktivitetet e tyre tregtare në qytetin e Lezhës. Përsa i përket datimit të kishës është menduar se ajo i përket shek. XIV, periudhë kur ajo fillon të përmendet në dokumentacionet e kohës.

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Wilkes, J. J. (2000). "Map 49 Illyricum. Compiled by J.J. Wilkes, 1995". përmbledhur nga Talbert, Richard J. A. (red.). Barrington Atlas of the Greek and Roman World: Map-by-map Directory (në anglisht). Vëll. 1. Princeton University Press. fq. 754. ISBN 0691049459.