Shëngjini

qytet në Shqipëri, në Qarkun e Lezhës

41°29′06″N 19°21′14″E / 41.4849°N 19.3538°E / 41.4849; 19.3538

Shëngjini
Popullsia
3.764
Faqja zyrtarewww.shengjini.com

Shëngjini është qytezë turistike në qarkun e LezhësShqipërinë veri-perëndimore. Qyteti dallohet për portin e tij dhe për plazhin e gjërë. Shëngjini ndodhet rreth 7 km në perëndim të Lezhës dhe ka një popullsi rreth 4,000 banorë.[1]

Shengjini perfaqesohej nga komuna e tij deri në reformën administrative të vitit 2015 por , pas reformës u bashkua, së bashku me ish-komunat e Balldrenit të Ri, Blinisht, Dajç, Kallmet, Kolsh, Shënkoll, Ungrej dhe Zejmen për të përbërë Bashkine e Lezhës.

Historia

Redakto

Sipas historisë, Julius Caesar do të kishte zbritur në këtë vend gjatë luftës kundër Pompeut. Në vitin 1313 qyteti u vërtetua për herë të parë me emrin San Giovanni di Medua.

Vija bregdetare e Shëngjinit ka qenë gjithmonë një pasuri kyce për zonën për mbi një mijë vjet. Në atë kohë qyteti i Shëngjinit funksiononte si pikë kryesore në qyetin e madh të Shkodrës. Qyteti u pushtua vazhdimisht nga osmanet. Gjatë kësaj periudhe qyteti njihej me emrin Şingin. Në vitin 1912 u pushtua nga ushtritë serbe dhe malazeze, së bashku me Shkodrën. Në vitin 1915 Serbia e ripushtoi qytetin e Shëngjinit derisa ushtria serbe u dëbua nga ajo e austro-hungarisë në vitin 1916.

Qeveria e Nolit e pas revolucionit të qershorit 1924 i vuri emrin Qyteti Willson qytetit të Shëngjinit në nder të presidetit të SHBA-ve Woodrow Wilson. Kjo për shkak të mbështetjes që ai dha për pavarësinë e Shqipërisë. Në prill të vitit 1939 Shëngjini së bashku me vende të Shqiperisë veriore u gjend përsëri nën pushtim, kësaj here nga ushtria Italiane. Duke u quajtur kështu përsëri San Giovanni di Medua. Megjithatë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore qyeti mori emrin me te cilin njihet dhe sot "Shëngjin" .

Ne vitet nëntëdhjetë të shekullit XX porti ka përjetuar një ringjallje të tregtisë dhe plazhet e qytetit kanë parë një fluks në rritje të turistëve.

Gjeografia

Redakto

Ndodhet në skajin verior të një gjiri të madh 7 km larg kryeqytetit krahinor të Lezhës. Në jug të qytetit është zona e Lagunës së Deltës së Drinit, e cila formon oazin natyralist të mbrojtur Kune-Vaini. Këtu ka një port, i hapur në vitin 2009, që lidh qytetin me Barin. Ai është një vend me një panoramë të këndshme dhe një det të pastër, i rrethuar nga male jo shumë të larta por me një shkëmb të veçantë. Vitet e fundit qyteti ka pësuar një evolucion të thellë, veçanërisht përmes zhvillimit të industrisë së ndërtimeve.

Gjeografia antropike

Vend

Komuna përbëhet nga vendet e mëposhtme:

Shëngjin

Ishull Shëngjin

Ishull Lezhë

Mali Shëngjin

Mali Rrenc

Demografia

Redakto

Popullsia në Shengjin duhet thënë që mban përgjithësisht të njëjtat statistika. Mosha mbizotëruese është e përzier. Duke qene që Shengjini është një vend që zhvillohet cdo ditë dhe nevoja per të migruar ose emigruar është e pakët. Gjithashtu dhe shpërndarja gjeografike po bëhet e njëjtë me zhvillimin e infrastrukturave të nevojshme .

Ekonomia

Redakto

Porti i qyteti ka përjetuar një konvertim të fortë industrial që nga fundi i viteve 1990 duke investuar dhe ndërtuar shumë me të ardhurat e turizmit në plazh. Kjo sepse qyeti është i fokusuar në dy industritë që ai ofron më së miri, ate te portit detar dhe turizmit. Porti i Shëngjinit renditet si i treti më i madh në vend, është i vetmi në veri të Durrësit, port më i madh në Shqipëri. Porti mbrohet nga mure të gjata shkëmbore që shtrihen në det. Në vitin 2009, mallrat u përpunuan me një peshë totale prej 369,000 ton. Fronti i plazhit në Shengjin arrin rreth 3 km.

Kultura

Redakto

Në verë, plazhi është i populluar nga shumë turiste si te huaj dhe vendas. Të shumtë janë shqiptarët nga Kosova. Qyteti është akoma në zhvillim, së shpejti do të jetë një qendër shumë e rëndësishme si e veriut të Shqipërisë, ashtu edhe e të gjithë vendit. Kjo për shkak të shumë faktorëve, pasi Shëngjini nuk ofron vetëm detin por dhe malin, pamje të mrekullueshme, klimë të qëndrueshme dhe të shëndetshme .

Shëngjini ofron mundësi për të praktikuar sporte dhe hobi të ndryshme si noti, peshkimi, udhetime me varke etj. Pikat kryesore që i japin rëndesi me të madhe Shëngjinit janë Rana e Hedhun, plazhi i paster i Kunës dhe Shëtitorja Willson .

Shëngjini njihet për gatimet e detit. Prodhimet e detit në tavolinat e Shëngjinit i japin një krenari të madhe qyetit. Duhet permendur që një zë të madh i dha dhe festivali Unum, i cili i ka dhënë një dorë të mirë emrit dhe turizmit të Shëngjinit. Duke bërë që këto tre vitet e fundit Shëngjini të popullohet me të huaj nga e gjithë bota.

Klima në Shëngjin është e butë, tipike për rajonin. Temperatura gjatë ditës varion nga 9.5 °C deri në 30,1 °C përkatësisht nga janari dhe gushti. Temperaturat e natës variojnë nga 3,0 °C në 20,2 °C nga janari dhe korriku.

Muajt e tij më të nxehtë janë maj deri në shtator, me temperatura mesatare ditore nga 24 °C në maj në 30 °C në korrik dhe gusht.

Temperaturat mjaft të përshtatshme e kanë bërë këtë qytet shumë të dashur për të banuar gjatë gjithë vitit dhe turizmi të mos mungojë në asnjë stinë.

Lidhje të jashtme

Redakto

Shtrydhur mes lagunave, detit dhe kodrave, Shëngjini është i arritshëm vetëm nga Lezha në një rrugë të ngushtë midis lagunës dhe kodrave. Nuk ka rrugë përgjatë bregdetit verior ose jug.

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Një vizion i praktikave më të mira për Planifikimin e Agregateve në Evropën Juglindore, 2015-02-17, doi:10.5474/snapsee-wp5-sq