Porti i Shëngjinit
Porti i Shëngjinit është një port në Shqipëri. Porti detar Shëngjin, ndodhet në pjesën veriore të Republikës së Shqipërisë, dhe është porti i vetëm në këtë zonë. Porti mban emrin e qytetit me të njëjtin emër "Shëngjin".[1]
Historia
RedaktoPas viteve 90 i është kushtuar rendësi zhvillimit të këtij porti duke u nisur nga pozicioni i favorshëm gjeografik, për të përballuar zhvillimin e gjithë zonës se veriut dhe me gjere. Kështu volumi i përpunimit të mallrave ne këtë port është 5 fushuar, krahasuar me vitet e para të 90.
Ne vitin 1999 është hartuar masterplani i zhvillimit të portit Shëngjin i cili është hartuar nga Instituti i Studimeve të Transportit pranë Ministrisë se Punëve Publike dhe Transportit dhe i financuar nga Banka Botërore.
Ky masterplan është rishikuar ne vitin 2005 dhe është dokumenti baze për investimet qe nga viti ne vit janë rritur. Është parashikuar që investimet për zbatimin e këtij master plani të zbatohen ne tre faza:
Faza e pare, deri në vitin 2000, e dyta deri ne vitin 2010 dhe e treta deri ne vitin 2020. Aktualisht po zbatojmë investimet qe lidhen me fazën e dytë të zbatimit të masterplanit.[2]
Shih edhe
RedaktoLidhje të jashtme
RedaktoReferimet
Redakto- ^ https://faktoje.al/ku-eshte-projekti-per-portin-turistik-te-shengjinit-qe-u-premtua-para-zgjedhjeve-te-25-prillit/
- ^ https://www.gazetaexpress.com/porti-i-shengjinit-nje-port-kosovar/