Ishull-Lezha

fshat në Shqipëri, në Qarkun e Lezhës

41°46′9″N 19°38′37″E / 41.76917°N 19.64361°E / 41.76917; 19.64361

Ishull-Lezha

Ishull-Lezha apo Ishulli i Lezhës është fshat në jugperëndim të Lezhës, Shqipëri.

Historia

Redakto

Në dokumentet historike turko-veneciane të shek. XV përmendet shpesh Ishulli i Lezhës. Një informacion i gjerë për të është në Ditarët e M. Sanutos. Lezha u pushtua nga turqit më 1478, qyteti u dogj, u shkatërrua, banorët e tij u zhvendosen në një zonë, jo shumë larg në ishullin e formuar në grykëderdhjen e lumit të Drinit. Ishulli i Lezhës u bë një vendbanim kryesor për lezhjanët.

Më 5 mars 1501, në ishullin e Lezhës zbarkoi nga Italia me trupa ushtarake nipi i Gjergj Kastriot Skënderbeut, i njohur si Skënderbeu i ri. Ai kryesoi kryengritjen mbarëshqiptare, por që pësoi shumë shpejt disfatë. Ne vitet 1478-1501, për 23 vjet, Ishulli i Lezhës qe i vetmi vend në bregdetin e Shqipërisë së Veriut që qëndroi i lirë, i pavarur dhe i vetëadministruar.

Gjeografia

Redakto

Reliev fushor, i rrethuar nga veriu nga lumi Drini, nga juglindja nga laguna e Vainit, nga perëndimi nga plazhi i Vainit, ndërsa në lindje rrethohet nga qyteti i Lezhës.

Turizmi

Redakto

Turizmi në këtë zonë është shfaqur që herët me pushtimin turk (fshati ishte një zonë e qetë dhe frytdhënëse), por që kulminacionin e arriti në shekullin XX më ndërtimin e Hotelit të Gjuetisë gjatë Luftës së II Botërore, i cili ishte shumë i frekuentuar.

Në vitet 1990-1992 rrënohet për t'iu kthyer turistëve në vitet 2000. Është akoma shumë i frekuentuar nga shqiptarët dhe të huajt. Nga vitet 1997-1999 në Vain, zona bregdetare e ishullit të Lezhës, janë ndërtuar shumë restorante dhe lokale.

Ushqimet

Redakto

Prodhimet e freskëta të detit shtrohen në të gjitha lokalet dhe restorantet në Lagjen e Hotelit, në Vain. Në ishull të Lezhës, krahas prodhimeve të detit, një ushqim tradicional është byreku me pulë. Pulëzat dhe zogjtë mbeten ndër më të preferuarit e kuzhinës kryesisht në Kunë dhe Vain, por edhe në Ishull-Lezhë.

Demografia

Redakto

Për numrin e popullsisë gjatë pushtimit turk nuk ka shumë të dhëna për shkak të zhvendosjeve nga luftërat e kryengritjet, por në vitin 1856 numëronte 30 familje, rreth 500 banorë. Për shkak të pozicionit gjeo-ekonomik gjatë tranzicionit popullsia e fshatit është shtuar shumë, tani në një regjistrim të popullsisë për shkak të zgjedhjeve lokale numëron 5620 banorë.

Ndarja administrative

Redakto

Fshati bënë pjesë në komunën e Shëngjinit dhe ndahet në katër njësi:

  1. Lagjja e Re
  2. Lagjja e Pyllës
  3. Lagjja Kaskuqë
  4. Lagjja e Hotelit

Sipas ndarjeve të reja administrative që u vu në fuqi më 2008, Lagjja e Re kaloi si pjesë e Qytetit të Lezhës.

Redakto