Kisha paleokristiane në Paldenicë

monument kulture në Kosovë

Kishë paleokristiane në Paldenicë është një monument i trashëgimisë kulturore në Paldenicë, Hani i Elezit, Kosovë.[1]

Kishë paleokristiane në Paldenicë
LlojiArkeologjike
VendndodhjaPaldenicë, Hani i Elezit, Kosovë
NdërtuarShek. IV - VI
Emri zyrtar: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës797

Përshkrimi

Redakto

Kisha paleokristiane në Paldenicë është një monument i kategorisë "Arkeologjik". Kisha paraqitet si rrënojë, ndërsa ka një trakt të vogël muri, i cili humbet nëpër dheun dhe shkurret e shumta. Ngjason shumë me kishën në Karaçevë të Epërme të Kamenicës, sepse duket sikur një pjesë e saj, a më mirë themeli i kishës është thellë në tokë. Në naosin e kishës dhe rreth kishës gjenden fragmente qeramike, si parete qypash, a ndonjë vegë qypash të ndryshëm. Në anën jugperëndimore të kishës ndodhen varreza të pa hulumtuara për të cilat thuhet se janë të vjetra shumë. Të vjetrit mbajnë mend për ndonjë asht të gjetur rastësisht.

Këtë kishë , sipas veprimtarit të njohur të kësaj ane , Shaban Çupit , në vitin 1961 , një ekip arkeologësh nga Beogradi kishte vizituar Paldenicën.[2] Ekipi kishte kërkuar një kishë , por përcjellësi i tyre , Gani Dernjani (tashmë i vdekur , në atë kohë ishte rreth moshës 60 vjeçare) i kishte shëtitur pa u treguar se ku ndodhej kisha e rrënuar. Afër mbrëmjes, njëri arkeolog iu kishte drejtuar tjetrit "shkojmë se s'është gjë, edhe ashtu nuk është kisha jonë". Vetë Shabani, në këto gërmadha kishte gjetur një kryq të punuar bukur nga një gur i latuar, të cilin e kishte mbuluar me qëllim të ruhej, por pas luftës, dikush e kishte thyer. Në vend u gjetën copëza nga kryqi. Afër kishës janë edhe dy miktroponime që kanë të bëjnë me ritin krishter : Livadhet e Kishës si dhe Hurdhat e Kishës.

Referime

Redakto
  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ Kadriu, Sherafedin (13 nëntor 2016). Trashëgimia kulturore e rajonit të Gjilanit. Bibloteka kombëtare "Pjetër Bogdani". fq. 20. ISBN 978-9951-8760-3-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto