Klara Buda është shkrimtare, eseiste dhe gazetare shqiptare. Ajo është ish-drejtuese e Departamentit Shqiptar të Radio France Internationale, të cilin e la në vitin 2010. Buda ka punuar edhe për UNESCO-n dhe BBC-në. Buda njihet per shkrimet e saj në prozë, poezi, trillime dhe shfaqe televizive.

Biografia Redakto

Klara Buda është lindur në Elbasan. [1] Pas studimeve universitare për letërsi moderne dhe të krahasuar në Sorbonë, Paris IV, ajo ndryshon drejtimin fillestar – atë të mjekësisë veterinare. Më pas pranohet në École Pratique des Hautes Études, në degën metoda të historisë, arkeologjisë dhe histori arti. Në vitin 1996, nën drejtimin e albanologut Christian GUT, mbrojti Diplôme d’Étude Approfondi në histori arti, duke u bërë kështu e para shqiptare e diplomuar nga ky universitet prestigjioz. Paralelisht me studimet universitare, punon në Paris, në sektorin e komunikimit të UNESCO-s, si gazetare për BBC-në [2] dhe në Radio France Internacionale. [3] Duke filluar nga viti 1999 është gazetare e specializuar në RFI dhe në vitin 2005 bëhet shefe e edicionit të lajmeve. Ne vitin 2006 emërohet shefe e redaksise shqipe të rfi të cilën e drejtoi deri në vitin 2010.

Romani i saj Kloroform është pritur shumë mirë nga kritika. Në ketë roman, Klara Buda përshkruan gjithë absurditetin e një sistemi lirivrasës. Por ishuj lirie - diku më të shtrirë e diku më të plotë - ruajnë shpirtrat nga shkatërrimi dhe i ndihmojnë individët të mbijetojnë, edhe pse nën diktaturë. Përmes një rrëfimi mjeshtëror, Klara Buda pohon kështu pamundësinë e çdo sistemi, sado i tmerrshëm qoftë ai, për ta shkatërruar tërësisht idealin e lirisë.

Bibliografia Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Matoshi, Halil (6 shtator 2010). "Une génération perdue. Sous anesthésie". Courier International (në frëngjisht). Marrë më 26 prill 2016.
  2. ^ "Parcela e lirisë së Klara Budës". Lajme.Al. 21 janar 2016. Marrë më 26 prill 2016. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Thompson, Yann (11 janar 2012). "Plans sociaux (4/5). Des formations sans lendemain ?". France TV Info (në frëngjisht). Marrë më 26 prill 2016.