Klaudeta Riza
Klaudeta Riza lindur më 2 qershor të vitit 1949, në qytetin e Korçës. Ka mbaruar për aktore në Artin e Dramës në Akademinë e Arteve në Tiranë. 33 vjet në skenën e Teatrit “A.Z. Çajupi”, 33 vite punë e arritje, vlerësime, duartrokitje. Në vitin 1988 është vlerësuar aktorja më e mirë në javën e artit skenik. Në rolin e nënës tek komedia “Kohë pa emër” të Ruzhdi Pulahës ka marrë dy çmime : një në festivalin ballkanik të komedisë dhe një në Festivalin Mbarëkombëtar në Kosovë.