Kleoniki Delijorgji
Kleoniki Delijorgji, është modele shqipëtare e lindur dhe rritur në Greqi, e njohur më së shumti për bashkëpunimet e saj me Sophia Webster, Toni & Guy, Cosmopolitan Italia, etj. Në moshën 15 vjeçare, në qershor 2012, u kurorëzua "Miss Shqipëria", dhe pastaj në nëntor 2012 "Miss Globi".[1][2]
Kleoniki Delijorgji | |
---|---|
Njohur edhe si | Niki |
Lindi | Janinë, Greqi | 28 gusht 1996
Prejardhja | |
Profesioni |
|
Jeta e hershme
RedaktoKleoniki lindi në Janinë, Greqi. Lindi në një familje me baba biznesmen Mihal Delijorgji, dhe nënë kryekuzhieniere Majlinda Hetemaj. U rrit në Athinë, ndoqi mësimet në kolegjin anglez St.Lawrence deri në moshën 15 vjeçare. Pastaj në vitin 2011 kthehet të jetojë Shqipëri ku ndjeku kolegjin The Independent. Ajo me vetëm 15 vjeç, fitoi "Miss Shqipëria" në qershorë 2012, dhe "Miss Globi" në nëntor të të njejtit vit.
Karriera
RedaktoAjo filloi karrierën e modelimit në vitin 2013, dhe në 2015 vazhdoi karrierën ndërkombëtare në Milan me MP Management, në Hamburg me agjencinë mëmë Place Models [3], në Bruksel me Dominique Models në Londër me Milk Management [4], në Paris me MP Management, dhe në Athinë me D Models.
Kleoniki ka punuar me Guerlain, Costume National, Toni and Guy, Sophia Webster, Primark, Vague UK, Wonderland UK, Cosmopolitan UK, Elle GR, Fashion for Relief by Naomi, Axwell Ingrosso, Zalando, etj.
Karakteristikat
RedaktoKleoniki krahasohet shpesh me Kendall Jenner. Është e gjatë 1.75m, ka flokë ngjyrë kafe dhe sy ngjyrë lajthie. Kleoniki njihet në fushën e modelimit për linjat e saj perfekte dhe buzëqeshje tejet të ëmbël.
Referime
Redakto- ^ https://telegrafi.com/kleoniki-delijorgji-miss-shqiperia-2012/
- ^ NICS (www.nics-al.com). "Miss Shqiperia 2012". Miss Shqiperia 2012 - Kalaja e Bashtoves - Date 28 - 29 Qershor 2012. Marrë më 2023-06-09.
- ^ http://www.placemodels.com/models/view/niki_d[lidhje e vdekur].
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 14 janar 2018. Marrë më 7 shkurt 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)