Kliton Gilani (lindur më 29 Gusht 1937Burrel), Shqipëri.

Kliton Gilani


Biografia

Redakto

Kliton Gilani ka lindur në Burrel më 29 Gusht 1937.Burreli është vendlindja pasi i ati në vitet 1931-1937 shëbeu si oficer në këtë zonë.

Filloren e kreu në shkollën “Naim Frashëri” në Tiranë, shtatëvjecaren në shkollën “Kosova”.

Shkollën e mesme në gjimnazin Qemal Stafa ndërsa shkollën e lartë në Institutin e Lartë Bujqësor dega Veterinari.

Në profesionin e veterinerit punoi vetëm 8 muaj.

Më pas u ftua të punoj si gazetar në gazetën “Zëri i Rinisë”dhe gjatë kësaj kohe ishte edhe pedagog i jashtëm në degën gazetari në Universitetin e Tiranës.

Me hapjen e televizionit të parë Shqiptar “TVSH”, ai bëhet një nga kuadrot e parë të tij ku punon deri në vitin 1975. Këtu u caktua në redaksinë e rinisë dhe fëmijëve. Gjate kësaj kohe ka realizuar një film dokumentar për Tefta Tashko Koçon “Një zë pak më parë” me regji të Mevlan Shanajt. Filmi u pëlqye shumë dhe u nderua me cmim.

Më pas filloi në “Kinostudion Shqipëria e Re” ku për tre vite punoi në kronikën për realizimin e kino-ditarëve për jetën në vend dhe në vitet më pas punoi si skenarist në redaksinë e filmit. Nga viti 1987 e deri në vitin 1995 punoi si shef i redaksisë të filmave dokumentarë në Kinostudion Shqipëria e Re.

Me skenaret e tij u realizuan mbi 40 filma dokumentar për evenimente të rëndësishme historike të jetës së vendit. Ndërkaq ju kushtua sidomos realizimit të filmave portret për figura të shquara në lëmin e kulturës, letërsisë dhe arteve, si filmat kushtuar Shtjefen Gjecovit,Sadefqar Mehmetit (arkitektit te xhamisë blu), Muziktari arbër Janku Kuzeli, Dora D`Istrias, Sami Frashërit dhe shumë figura të tjera. Nërkaq u realizuan me skenar të tij filma me vështrim poetik për jetën si “Troku”,”Hapa në Park”,”Një fshat në mal”,etj.

Në maj të 1995 u detyrua të lërë punën për shkak të një problemi të rëndë shëndetsor në sy nga i cili ne vitin 2007 u verbua plotësisht. Edhe pse i verbër në vitin 2011 botoi romanin “Ndenjësja me rrota” me të cilin fitoi titullin “Fitues i cmimit të Madh “ nga Qendra e Rehabilitimit të të verbërve.

Vazhdon të punojë për një roman biografik.