Klodiana Shala
Klodiana Shala (e lindur më 22 gusht 1979, Tiranë, Shqipëri) është një atlete shqiptare e njohur për arritjet e saj në garat e shpejtësisë, duke mbajtur ende rekordet në kategoritë 60m, 100m, 200m, 400m dhe 400m me pengesa. Ajo kualifikoi Shqipërinë për herë të parë në historinë e atletikës në finalen e një kampionati evropian në Gothenburg 2006.[1]
Klodiana Shala | |
---|---|
Lindi | 22 gusht 1979 (45 vjeçe) Tiranë |
Kombësia | Shqiptare |
Arsimi | Mësuesi në atletikë |
Profesioni | Atlete |
Vite aktiviteti | 1997 - 2012 |
Njohur për | Pjesëmarrëse në 4 Lojëra Olimpike Flamurmbajtëse për Shqipërinë në Athinë 2004 |
Gjatësia | 1.68 m (5 ft 6 in) |
Çmimet | Mjeshtër i Madh |
Në një karrierë që shtrihet për afro dy dekada, Shala ka fituar titullin e kampiones kombëtare 16 herë, titullin Mjeshtër i Madh, mbi 200 medalje kombëtare dhe mbi 50 medalje ndërkombëtare. Ajo është e vetmja sportiste nga Shqipëria që ka marrë pjesë në katër Lojëra Olimpike, duke shërbyer dhe si flamurmbajtëse për Shqipërinë në vitin 2004.
E njohur ndërkombëtarisht, Shala është vlerësuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF) si një nga 100 atletet më të talentuara në skenën globale.
Karriera sportive
RedaktoAktiviteti sportiv i Klodiana Shalës nisi që në shkollën fillore ku mori pjesë dhe fitoi disa gara atletike në Spartakiadat Kombëtare mes shkollave. Që 14 vjeç, ajo u klasifikua në kategorinë e të rriturve dhe Komiteti Olimpik e shpërbleu me bursë olimpike si një ndër 10 atletet më të mira nga vendet në zhvillim.[2][3]
Në vitin 1997 Klodiana Shala u shpall për herë të parë kampione kombëtare e atletikës, një titull që do ta mbante për 16 vjet rresht duke fituar gara në disiplina të ndryshme në nivel kombëtar deri në vitin 2012. Gjatë kësaj periudhe arriti të vendoste 7 rekorde, 5 prej të cilave vazhdojnë ede të jenë aktuale.
Në nivel ndërkombëtar, Shala pati fitoren e parë të rëndësishme në Selanik të Greqisë ku u shpall kampione e ballkanit në garën për 800 metra ne kategorinë e të rriturve teksa vetë ishte në moshën 13 vjeçare. Në vitin 2006, në Gotheborg, arriti të kualifikonte për herë të parë Shqipërinë në një finale të Kampionatit Evropian.[1] 6 vjet më parë kishte realizuar pjesëmarrjen e saj të parë në Lojërat Olimpike, pjesë e të cilave do të ishte për 4 organizime radhazi, respektivisht në Sidnej 2000, Athinë 2004, Pekin 2008 (ku ishte dhe flamurmbajtëse për Shqipërinë) dhe Londër 2012.
Pas një karriere gati 20 vjeçare në fushën e atletikës, me medalje dhe rekorde kombëtare e ndërkombëtare, pjesëmarrja në Lojërat Olimpike të Londrës 2012 shënoi dhe tërheqjen nga sporti për Shalën pasi u detyrua të bëjë një ndërhyrje në shtyllën kurrizore gjatë zhvillimit të tyre.[2][4]
Në vitin 2016, Klodiana Shala u dekorua nga Presidenti me titullin "Mjeshtër i Madh" për sukseset sportive në karrierën e saj.[5]
Arritjet e vlerësimet
RedaktoDisiplina | Rezultati | Viti | Aktiviteti |
---|---|---|---|
60m | 7.65 sek | 2003 | Kampionati Kombëtar, Tiranë |
200m | 25.29 sek | 2001 | Kampionati Ballkanik, Athinë |
400m | 53.34 sek | 2005 | Kampionati Ballkanik, Athinë |
Disiplina | Rezultati | Viti | Aktiviteti |
---|---|---|---|
100m | 11.67 sek | 2005 | Kampionati Kombëtar, Tiranë |
200m | 23.27 sek | 2012 | Takim Ndërkombëtar, Ohër |
400m | 52.86 sek | 2008 | Kampionati Europian, Gotheborg |
400m/p | 56.48 sek | 2005 | Lojrat Mesdhetare, Almeria |
Aktiviteti | Medalje ari | Medalje argjendi | Medalje bronxi |
---|---|---|---|
Liga Evropiane | 7 | 5 | 3 |
Kampionate Ballkanike | 3 | 7 | 2 |
Takime Ndërkombëtare | 6 | 2 | 3 |
Shpallur atletja më e mirë shqiptare në vitet
- 2000
- 2001
- 2002
- 2004
- 2005
- 2006
- 2008
- 2009
- 2010
- 2012
Në vitin 2016 dekorohet nga presidenti Bujar Nishani me titullin "Mjeshtër i Madh" me motivacionin "Për veprimtarinë e shquar dhe rezultatet e shkëlqyera të arritura si sportiste e nivelit të lartë në atletikë, gjatë veprimtarive kombëtare dhe ndërkombëtare, duke e renditur Shqipërinë në majat më të larta të sportit".[5]
Pjesëmarrjet
RedaktoLojëra Olimpike
- Sidnej 2000
- Athinë 2004 (Flamurmbajtëse për Shqipërinë)
- Pekin 2008
- Londër 2012
Kampionate Botërore
- Edmonton Kanada, 2001
- Birmingam Angli, 2003
- Budapest Hungari, 2004
- Moskë Rusi, 2006
- Doha Katar, 2010
Kampionate Evropiane
- Gotheborg 2006 (Kualifikimi i parë i Shqipërisë në një finale të Kampionatit Evropian)
- Torino 2008
Lojra Mesdhetare
- Bari 1997
- Tuni 2001
- Almeria 2005
- Almeria 2005 (Medalje e Argjendtë në 400m)
- Almeria 2005 (Vendi IV në 400m me pengesa)
Jeta personale
RedaktoKlodiana Shala është diplomuar në Akademinë e Edukimit Fizik dhe Sporteve "Vojo Kushi" për mësuesi në atletikë dhe gjithashtu ka mbrojtur masterin për menaxhim biznesi te Universiteti Mesdhetar.[6]
Në periudhën 2011-2020, shërbeu si pedagoge në një seri unversitetesh duke përfshirë Universitetin e Tiranës, Marin Barleti dhe UET, ku edhe hapi për herë të parë degën e Sporteve.
Klodiana Shala është trajnere e licensuar për Përgatitje Fizike nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Shiko edhe
RedaktoShënime
Redakto- ^ a b Report TV 2023, 7:40.
- ^ a b Mes lotësh, Klodiana Shala rrefen operacionin e veshtire qe i kushtoi karrieren ne sport (emision). Tiranë: ABC News Albania. 18 nëntor 2023. Marrë më 21 shkurt 2024.
- ^ Report TV 2023, 10:45.
- ^ Report TV 2023, 28:55.
- ^ a b "Klodiana Shala, mijëra kilometër për të arritur deri këtu". Class. Tiranë. 14 korrik 2016. Marrë më 21 shkurt 2024.
- ^ Report TV 2023, 16:40.
Referime
RedaktoKlodiana Shala: Si e përjetova lajmin e mjekëve për të braktisur sportin në kulmin e karrierës (emision). Report TV. 7 shkurt 2023. Marrë më 21 shkurt 2024 – nëpërmjet YouTube.
Lidhje të jashtme
Redakto- Klodiana Shala at World Athletics
- Klodiana Shala at Olympics.com
- Klodiana Shala at Olympics at Sports-Reference.com (archived)
- Klodiana Shala at OlympianBiographies.com tek Wayback Machine (arkivuar nëntor 28, 2004)