Koçi Bako
(Përcjellë nga Koci Bako)
Koçi Bako (Korçë, 1905/1906 - 8 nëntor 1941) ka qenë nga anëtarët e parë të Grupit Komunist të Korçës, të krijuar në vitet '30 si dhe dëshmori i parë i Partisë Komuniste Shqiptare. Bako mori pjesë në të gjithë aktivitet që zhvilloi grupi komunist i Korçës si kundër pushtetit të mbretit Zog, po ashtu edhe kundër pushtuesve italianë. Nga viti 1932 deri më 8 nëntor 1941, Koçi njihej si një nga organizatorët e të gjitha demonstratave komuniste të zhvilluara në Korçë. Ai u vra me një plumb në kokë, më 8 nëntor të vitit 1941, në një demonstratë të zhvilluar në Korçë nga Partia Komuniste.