Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë

Dispozita të përgjithshme

Neni 1: Parime të përgjithshme Qarkullimi i kembesoreve, mjeteve dhe/ose kafsheve ne rruge rregullohet me normat e ketij Kodi dhe aktet qe miratohen ne zbatim te tij, ne perputhje me normat nderkombetare e te Komunitetit Europian ne kete fushe. Normat dhe aktet ne zbatim te ketij Kodi udhehiqen nga parimi i sigurise se levizjes ne rruge, duke ndjekur objektivat e nje levizjeje racionale, i mbrojtjes se mjedisit dhe i kursimit te energjise. Qeveria njofton çdo vit Kuvendin Popullor per rezultatet e arritura dhe masat qe duhen marre per permiresimin e problemeve sociale, te mjedisit dhe ekonomike ne qarkullimin rrugor. Qeveria, nepermjet organeve perkatese, i jep opinionit publik te dhenat me te domosdoshme, duke perdorur sistemet me te perparuara te komunikimit masiv dhe, per sa i perket disa kategorive qytetaresh, mesazhe Publicistike te karakterit parandalues e edukativ. Njohja dhe zbatimi i perpikte i normave perkatese te ketij Kodi dhe i akteve ne zbatim te tij jane te detyrueshme per gjithe personat qe qarkullojne ne rruget e territorit te Republikes se Shqiperise me mjet ose pa mjet dhe/ose per ata persona qe kane te bejne me keto rruge. Neni 2: Përcaktime dhe klasifikime rrugësh 1. Ne zbatim te normave te ketij Kodi, "rruge" quhet zona per perdorim publik e destinuar per qarkullimin e kembesoreve, mjeteve dhe kafsheve.

2. Sipas karakteristikave te tyre konstruktive, teknike dhe funksionale rruget klasifikohen si vijon:

A. Autostrade B. Rruge interurbane kryesore C. Rruge interurbane dytesore D. Rruge urbane kryesore E. Rruge urbane dytesore F. Rruge lokale 3. Rruget e ndara sipas pikes 2 duhet te kene keto karakteristika minimale:

A -AUTOSTRADE: Rruge interurbane ose urbane me karrexhata te pavarura ose te ndara nga trafikndares te pakapercyeshem, secila me te pakten dy korsi levizjeje, bankine te shtruar te mundshme ne te majte dhe korsi emergjence, ose bankine te shtruar ne te djathte, pa kryqezime ne nivel, e pajisur me rrethim dha sisteme asistence per perdoruesin gjate gjithe gjatesise, e rezervuar per qarkullimin e disa kategorive mjetesh me motor dhe e danueshme me sinjale te vecanta te fillimit dhe mbarimit. Per qendrimin duhet te jene parashikuar zona te caktuara me hyrje e dalje te pajisura perkatesisht me korsi ngadalesimi dhe shpejtimi.

B -RRUGE INTERURBANE KRYESORE: Rruge me karrexhata te payarura ose te ndara nga trafikndares te pakapercyeshem, secila me te pakten dy korsi levizjeje dhe bankina te shtruara, pa kryqezime ne nivel, me hyrje te koordinuara per objekte anesore, e dallueshme nga siniale te veçanta te fillimit dhe mbarimit, e rezervuar per qarkullimin e disa kategorive mjetesh me motor. Per te tjera kategori te mundshme mjetesh te perdoruesve duhet te parashikohen hapesira te pershtatshme. Per qendrimin duhet te jene parashikuar zona te caktuara, me hyrje e dalje, te pajisura perkatesisht me korsi ngadalesimi dhe shpejtimi.

C -RRUGE INTERURBANE DYTESORE: Rruge me nje karrexhate me te pakten nje korsi levizjeje per sens dhe bankina.

D -RRUGE URBANE KRYESORE: Rruge me karrexhata te pavarura, ose te ndara nga trafikndares, secila me te pakten dy korsi levizjeje dhe nje korsi e mundshme e rezervuar per mjete publike, bankina te shtruara dhe trotuare, me kryqezime ne nivel te pajisura me semafor, per qendrimin jane parashikuar zona ose breza anesore jashte karrexhates, te dyja me hyrje dhe dalje te perqendruara.

E -RRUGE URBANE DYTESORE: Rruge me nje karrexhate me te pakten dy korsi, bankina te shtruara dhe trotuare. Per qendrimin jane parashikuar zona te pajisura me korsi manovrimi jashte karrexhates.

F -RRUGE LOKALE: Rruge urbane ose interurbane, e sistemuar ne menyre te pershtatshme sipas perkufizimeve te pikes 1 te ketij neni, por qe nuk ben pjese ne rruget e mesiperme.

4. Quhet "rruge sherbimi" rruga anash nje rruge kryesore (autostrade, rruge interurbane kryesore, rruge urbane kryesore), e cila ka funksionin e lejimit te qendrimit, si dhe grupimin e hyrjeve nga objektet anesore ne rrugen kryesore e anasjelltas; perdoret, gjithashtu, per levizje dhe manovra te palejueshme ne rrugen kryesore.

5. Rruget e klasifikuara, sipas pikes 2, ndahen sipas perdorimit, funksionimit dhe nevojave te karakterit administrativ, ne rruge: "shteterore, "rrethi", "komunale" dhe "te brendshme", sipas te dhenave ne vazhdim. Entet pronare te rrugeve te siperpermendura jane perkatesisht, shteti, rrethi, bashkia ose komuna, subjekti privat a shteteror. Per rruget e destinuara ekskluzivisht per trafikun ushtarak, te quajtura "rruge ushtarake", pronar konsiderohet komanda e rajonit ushtarak.

6. Rruget interurbane sipas pikes 2, shkronjat B dhe C, ndahen ne:

A -Shteterore, kur: a) perfaqesojne drejtimet kryesore te trafikut kombetar; b) lidhin rrjetin kryesor rrugor te shtetit me ate te shteteve kufitare: c) lidhin ndermjet tyre kryeqendrat e rretheve ose pertaqesojne lidhje te drejtperdrejta e te rendesishme ndermjet rrugeve shteterore; d) lidhin me rrjetin e rrugeve shteterore portet detare, aeroportet, qendrat me rendesi te veçante indnstriale, turistike, kulturore e klimaterike; e) jane rruge qe perfaqesojne interes te veçante per ekonomine kombetare. B -Rrethi, kur lidhin kryeqendren e rrethit me bashkite, qendrat e komunave dhe zona te tjera me interes indnstrial, bujqesor, turistik e klimaterik, rruget qe lidhin qendrat e komunave, bashkite me qendrat e komunave dhe rruget qe lidhin qendrat e bashkise dhe te komunave me rruget shteterore. C .Rruge te brendshme: perfshihen rruget qe shtrihen brendaperbrenda sektoreve te minierave, naftes, pyjeve, veprave industriale, kantiereve, guroreve dhe ekonomive bujqesore. D -Komunale: jane te giitha rruget brenda territorit te komunes ose te bashkise qe nuk perfshihen ne ato te grupeve A, B dhe C. 7. Ministria qe mbulon veprimtarine perkatese procedon ne klasifikimin e rrugeve shteterore sipaspikave 2 dhe 5, duke ndjekur kriteret sipas pikave 5 dhe 6. Ajo mund te marre mendimin e Institutit te Studimeve te Transportit, si dhe te rretheve te interesuara, sipas rasteve dhe me menvrat e percaktuara ne aktet ne zbatim. Rrethet me te njejtat kritere te percaktuara procedojne, pasi marrin mendimin e enteve lokale, ne klasifikimin e rrugeve te mbetura sipas pikave 2 dhe 5. Rruget te klasifikuara ne kete menyre regjistrohen ne arkivin kombetar te rrugeve te parashikuar ne nenin 220.

8. Kur rruget nuk kane me karakteristikat klasifikuese te mesiperme ose nuk pergjigjen me qellimeve funksionale, deklasifikohen nga Ministria qe mbulon veprimtarine perkatese dhe nga rrethet, sipas kompetencave perkatese te mesiperme, duke marre mendimet sipas pikes 7. Rastet dhe procedurat per nje deklasifikim te tille percaktohen ne aktet ne zbatim.

Neni 3: Përcaktime rrugore dhe trafiku Sipas normave te ketij Kodi, percaktimet rrugore dhe te trafikut kane kuptimin vijues:

1) BANKINA: pjese e rruges e perfshire ndermjet kufirit te karrexhates dhe elementit giatesor me te aferm: -trotuarit, trafikndaresit, argjinatures, buzes se brendshme te kanalit, ose buzes se siperme te skarpates.

2) BREZ I REZERVUAR: shirit toke, jashte kufirit rrugor, ne te cilen eshte e ndaluar per pronarin e tokes te kryeje ndertime, rrethime, te mbjella, depozitime etj.

3) BREZ PER QENDRIME ANESORE: pjesa e rruges ne ane te karrexhates, e ndare me nje vije kufitare te nderprere e qe perfshin rreshtin e vendeve te qendrimit dhe korsine perkatese te manovres.

4) BREZ PERKATESISE: shirit toke i ndodhur ndermjet karrexhates dhe kufirit rrugor; eshte pjese e pronesise rrugore dhe mund te perdoret vetem per realizimin e pjeseve te tjera te rruges.

5) BRIGJET E RRUGES: zone e terrenit qe vjen menjehere pas buzes se poshtme ose te siperme te skarpates se trupit rrugor, perkatesisht kur rruga eshte e ngritur ose e thelluar ne terren.

6) DEGE KRYQEZIMI: pjese rruge qe ben pjese ne nje kryqezim

7) ISHULL SHPETUES: ( shih SHPETUESE)

8) ISHULL TRAFIKU: (shih ISHULL UDHEZUES)

9) ISHULL TRAFIKNDARES: (shih TRAFIKNDARES).

10) ISHULL UDHEZUES: pjesa e rruges e kufizuar ne menyre te pershtatshme dhe e pashkelshme, e destinuar per ndarjen dhe drejtimin e rrymave te trafikut.

11) KALIM NE DISNIVEL: kryqezim ne nivele te ndryshme, ne te cilin rrymat e trafikut nuk nderpriten ndermjet tyre.

12) KALIM NE NIVEL: kryqezim ne nivel i rregulluar dhe i sinjalizuar ne menyre te pershtatshme, me qellim sigurimin e qarkullimit ndermjet nje ose me shume rrugesh dhe nje linje hekurudhore qe kalon neper siperfaqen rrugore.

13) KANAL. veper arti e destinuar per rrjedhjen e ujerave te shiut, bores ose te drenazhimit, i ndertuar pergjate ose terthor rruges.

14) KARREXHATA : pjese e rruges e destinuar per levizjen e mjeteve; ajo eshte e perbere nga nje ose me shume korsi levizjeje dhe pergjithesisht eshte e shtruar dhe e kufizuar nga vija anesore.

15) KORSI: pjese gjatesore e rruges me gjeresi te pershtatshme per lejimin e kalimit te nje rreshti te vetem mjetesh.

16) KORSI BIÇIKLETASH: pjese gjatesore e rruges e kufizuar ne menyre te pershtatshme, e rezervuar per qarkullimin e biçikletave.

17) KORSI EMERGJENCE: korsi e veçante ne ane te karrexhates e destinuar per ndalesat e emergjences, per kalimin e mjeteve te ndihmes se shpejte dhe, ne raste te rralla, per levizjen e kembesoreve, kur kjo eshte e lejuar.

18) KORSI LEVIZJEJE: korsi perberese e karrexhates, normalisht e kufizuar nga shenja horizontale.

19) KORSI NGADALESIMI: korsi e veçante per te lejuar daljen e mjeteve nga nje karrexhate ne menyre qe te mos shkaktoje ngadalesimin e mjeteve qe nuk marrin pjese ne nje manover te tille.

20) KORSI E REZERVUAR: korsi levizjeje e destinuar per qarkullimin ekskluziv te nje ose vetem te disa kategori mjetesh.

21) KORSI E SPECIALIZUAR: korsi e destinuar per mjetet qe kryejne manovra te caktuara, si parakalim, ngadalesim, shpejtim, manovra per qendrim etj .

22) KORSI SHPEJTIMI: korsi e veçante per te lejuar dhe lehtesuar hyrjen e mjeteve ne karrexhate.

23) KRAHU I KRYQEZIMIT:(shih DEGE E KRYQEZIMIT)

24) KRYQEZIM NE DISNIVEL: bashkesi e infrastrukturave (mbikalime, nenkalime dhe rampa) qe lejon zhvendosjen e rrymave te mjeteve ndermjet degeve te rrugeve te vendosura ne nivele te ndryshme.

25) KRYQEZIM NE NIVEL: zone e perbashket per disa rruge, e organizuar ne menyre te tille qe te lejoje zhvendosjen e rrymave te trafikut nga njera rruge te tjetra.

26) KTHESE: rakordim gjatesor ndermjet dy pjeseve te drejta te rruges qe kane akse, te cilat nderpriten.

27) KUFI RRUGOR: fundi i pronesise rrugore, i cili rezulton nga aktet e blerjes ose nga brezat e shpronesimit te projektit te miratuar. Ne mungese te tyre, kufiri formohet nga buza e jashtme e hendekut te sigurimit apo kanalit, kur ai ekziston, ose nga kemba e skarpates, nese rruga eshte ne lartesi, ose nga buza e siperme e skarpates, nese rruga eshte ne thellesi.

28) PARKIMI: zone ose intrastrukture e vendosur jashte karrexhates, e destinuar per qendrimin e rregulluar ose jo te mjeteve.

29) PJERRESI: pjese e rruges me pjerresim gjatesor te vazhdueshem.

30) QARKULLIMI: eshte levizja, ndalimi dhe qendrimi i kembesoreve, mjeteve dhe kafsheve ne rruge.

31) QENDER E BANUAR.: bashkesi ndertesash, e kufizuar pergjate rrugeve ne hyrje dhe ne dalje me sinjale te posacme te fillimit dhe fundit; me bashkesi ndertesash kuptojme nje grupim te vazhdueshem dhe te nderprere nga rruge, sheshe, lulishte e zona te perdorimit publik me hyrje per mjetet dhe kembesoret ne rruge.

32) RAKORDIM KONKAV: rakordim ndermjet dy pjerresish te ndryshme njera pas tjetres me akse qe nderpriten nen siperfaqen e rruges; pjese e rruges me forme gjatesore konkave.

33) RAKORDIMI KONVEKS: rakordim ndermjet dy pjerresish te ndryshme njera pas tjetres me akse qe nderpriten mbi siperfaqen e rruges; pjese e rruges me karakteristike gjatesore konvekse.

34) RAMPE KRYQEZIMI: rruge e destinuar per lidhjen e dy degeve te nje kryqezimi.

35) RRUGE INTERURBANE: rruge jashte qendrave te banuara.

36) RRUGEKALIM KEMBESORESH: pjese e rruges e ndare nga karrexhata me nje vije te verdhe, ose nje mbrojtese te posaçme paralele me te, e destinuar per kalimin e kembesoreve; ajo kryen funksionin e nje trotuari rrugor ne mungese te tij.

37) RRUGEKALIM MJETESH: hyrje ose dalje te nje zone anesore, e pershtatshme per qendrimin e nje ose me shume mjeteve.

38) RRUGE NDERKOMBETARE: rruge ose pjese te rruges qe bejne pjese ne itinerare te percaktuara nga marreveshjet nderkombetare.

39) RRUGE URBANE: rruge brenda nje qendre te banuar.

40) RRYME TRAFIKU: bashkesi mjetesh (rryme mjetesh), ose kembesoresh (rryme kembesoresh), qe levizin ne rruge ne te njejten sens levizjeje ne nje ose me shume rreshta paralel, duke ndjekur nje trajektore te caktuar.

41) SHESH QENDRIMI: pjese e rruges me gjatesi te kufizuar, ne krah dhe jashte bankines, e destinuar per qendrimin e mjeteve.

42) SHPETUESE: pjese e rruges e ngritur ose e kufizuar dhe e mbrojtur ne menyre te pershtatshme, e destinuar per mbrojtjen dhe qendrimin e kembesoreve, ne vendkalimet e kembesoreve ose ne ndalesa te transportit kolektiv.

43) SHTEGKALIM: rruge me bazament natyror e formuar per katimin e kembesoreve ose te kafsheve.

44) TRAFIKNDARES: pjese gjatesore e rruges, e pakalueshme nga mjetet, e destinuar per ndarjen e rrymave te mjeteve.

45) TROTUAR: pjese e rruges jashte karrexhates, e ngritur ose e kufizuar dhe e mbrojtur, e destinuar per kembesoret.

46) UDHEZUES: bashkesi treguesish te destinuar per perzgjedhjen e rrymave te trafikut dhe per t'i udhezuar ne drejtime te caktuara.

47) VENDKALIM KEMBESORESH: pjese e rruges e shenuar ne menyre te pershtatshme dhe e organizuar, ne te cilen kembesoret, gjate kalimit nga njera ane e rruges ne tjetren, kane perparesi ndaj automjeteve.

48) XHEP NDALIMI : pjese e rruges jashte karrexhates, e destinuar per ndalimin e mjeteve publike te linjes, ngjitur me trotuarin ose me nje hapesire tjeter pritjeje per kembesoret.

49) ZONE KRYQEZIMI: pjese e kryqezimit ne nivel, ne te cilen nderpriten dy ose me shume rryma tratiku.

50) ZONE NDERRIMI : pjese e rruges me sens unik, giate se ciles rryma paralele trafiku, ne levizie ne te njejtin sens, mund te ndryshojne pozicionin e tyre reciprok pa pasur nevoje te ndalen.

51) ZONE ME TRAFIK TE KUFIZUAR: zone, ne te cilen hyrja dhe qarkullimi i mjeteve jane te kufizuara ne ore te caktuara ose per kategori te caktuara mjetesh.

52) ZONE RIGRUPIMI: pjese e karrexhates para vijes se ndalimit, e destinuar per grumbullimin e mjeteve ne pritje per rruge te lire, pergjithesisht e ndare ne korsi te specializuara e te kutizuara nga vija gjatesore te vazhduara.

53) ZONE RRUGORE: siperfaqia e perfshjre brenda kufijve rrugore; perfshin karrexhaten dhe brezat e perkatesise.

54) ZONE PERZGJEDHJEJE: pjese e rruges, e sinjalizuar ne menyre te pershtatshme, ku lejohet ndryshimi i korsise, me qellim qe mjetet te kalojne ne korsi te specializuara.

55) ZONE URBANE KEMBESORE: zone e ndaluar per qarkullimin e automjeteve, perveç atyre te sherbimit te urgjences dhe mjeteve ne sherbim te personave me aftesi te kufizuar levizjeje qe kane permasa dhe shpejtesi te krahasueshme me biçikletat.

56) ZONE E VEÇANTE: zone urbane, ne te cilen jane ne fuqi rregulla te posaçme qarkullimi ne mbrojtje te kembesoreve dhe te mjedisit, e kufizuar nga sinjale te posaçme fillimi dhe fundi.

Neni 4: Përcaktimi i qendrave të banuara 1. Per zbatimin e disiplines ne qarkullimin rrugor, keshilli i komunes, brenda 90 diteve nga data e hyrjes ne fuqi te ketij Kodi, merr vendim per percaktimin e qendres se banuar.

2. Vendimi per percaktimin e qendres se banuar publikohet per 30 dite rresht, duke i bashkengjitur atij harten, ne te cilen jane evidencuar kufijte ne rruget e hyrjes e te daljes.

Neni 5: Rregullimi i qarkullimit në përgjithësi 1. Ministria, qe mbulon veprimtarine perkatese, u shperndan organeve kompetente te, pushtetit lokal dhe enteve pronare te rrugeve, sipas nenit 2 te ketij Kodi, aktet per zbatimin e normave te qarkullimit rrugor.

2. Ne rastet e mosrespektimit te ketyre akteve, ministri i Puneve Publike dhe te Transportit u heq enteve pronare te drejten per te shpallur masa kufizuese per qarkullimin e mjeteve ne rruge. Kur entet pronare te rrugeve nuk veprojne ne menyren e caktuar, ministri i Puneve Publike dhe te Transportit, kur rrezikohet seriozisht siguria rrugore, merr masa per ekzekutimin e punimeve te nevojshme, me te drejten e zhdemtimit nga enti pronar i rruges kundervajtjes.

3. Masat per rregullimin e qarkullimit shpallen nga entet pronare, sipas normave te neneve 6 e 7 te ketij Kodi, nepermjet organeve kompetente, me urdheresa te motivuara dhe te bera te njohura per publikun neperm.iet sinjalizimeve rrugore. Kunder masave te shpallura nga komanda ushtarake territorjale e rajonit parashikohet ankese hierarkike ne Ministrine e Mbrojtjes.

Neni 6: Rregullimi i qarkullimit jashtë qendrave të banuara 1. Organi kompetent i pushtetit lokal, per arsye te sigurimit publik, sigurimit te qarkullimit, mbrojtjes se shendetit, si dhe per nevoja te karakterit ushtarak, ne baze te udhezimeve te Ministrise qe mbulon veprimtarine perkatese dhe te Ministrise se Rendit Publik, mund te pezulloje perkohesisht qarkullimin e te giitha ose te disa kategorive mjetesh ne rruge a pjese te saj. Organi kompetent i Pushtetit lokal, ne dite feste ose dite te tjera te veçanta te caktuara, me urdher te ministrit te Puneve Publike dhe Transportit dhe ministrit te Rendit Publik, mund te ndaloje qarkullimin e mjeteve te transportit te mallrave. Ne aktet ne zbatim jane percaktuar kushtet e vendimeve qe do te nxjerre organi kompetent i pushtetit lokal.

2. Organi kompetent i pushtetit lokal vendos çdo vit rregulla te pershtatshme per shtegtimin periodik te kopeve, duke percaktuar, kur duhet, itineraret dhe intervalet e kohes dhe vendit. Cilido qe shkel kete rregull, ndeshkohet me masa administrative me gjobe nga dy mije e peseqind deri ne dhjete mije leke.

3. Per rruget ushtarake pushteti ushtrohet nga komandanti i rajonit ushtarak, sipas pikave 1 dhe 2 te ketij neni.

4. Enti pronar i rruges me urdher mund:

a) Per nje kohe te nevojshme, te pezulloje qarkullimin e te gjitha ose te disa kategorive mjetesh per motive te sigurise publike, si dhe per motive urgjente, qe kane te bejne me ruajtjen e pasurise rrugore ose per nevoja te karakterit teknik; b) te vendose detyrime, ndalesa dhe kufizime te perkohshme ose te perhershme per çdo rruge ose pjese te saj, ose per kategori te caktuara mjetesh, ne lidhje me kerkesat e qarkullimit, ose karakteristikat strukturore te rruges; c) te rezervoje korsi, edhe te mbrojtura, per kategori te caktuara mjetesh qe levizin edhe mbi shina, ose per mjete te destinuara per perdorime te caktuara; d) te ndaloje, te kufizoje ose ta kushtezoje kundrejt pageses parkimin a qendrimin e mjeteve; :e) te urdheroje kompletimin e mjeteve me pajisje antirreshqitese ose goma speciale, per levizje ne bore dhe akull; f) te pezulloje perkohesisht qendrimin ne rruge ose pjese rruge, per nevoja te karakterit teknik a te pastrimit, duke e bere te njohur kete pezullim me sinjalet perkatese jo me pak se 48 ore perpara. 5. Urdheresat shpallen:

a) per rruget dhe autostradat shteterore: nga Drejtoria e Pergiithshme e Rrugeve; b) per rruget e rrethit nga kryetari i keshillit te rrethit; c) per rruget komunale nga kryetari i komunes ose i bashkise; d) per rruget e brendshme: nga titullari i subjektit qe i administron; e) per rruget ushtarake: nga komandati i zones ushtarake territoriale. . 6. Per rruget dhe autostradat me koncesion, te drejtat e pronarit te rruges ushtrohen nga koncesioneri, i cili njofton paraprakisht entin pronar te rruges per çdo mase qe merr. Ne raste urgjente koncesioneri mund te marre masa edhe pa komunikuar me entin pronar te rruges, por ky i fundit ka te drejten e anullimit te tyre, kur eshte e nevojshme.

7. Ne mjediset e aeroporteve te hapura per trafikun ajror civil dhe ne zonat portuale kompetencat per disiplinimin e qarkullimit ne rruget e brendshme te hapura per perdorim publik i rezervohen perkatesisht drejtorit te aeroportit dhe drejtorit te portit, te cilet procedojne me urdhra ne perputhje me normat e ketij Kodi. Ne mjediset e aeroporteve, ne te cilat administrimi i aerostacioneve u eshte besuar enteve ose shoqerive te tjera, fuqia urdheruese ushtrohet nga drejtori i aeroportit, i cili merr paraprakisht mendimin e entit ose te shoqerise se interesuar.

8. Autoritetet qe kane vendosur ndalimin e qarkullimit ne zbatim te pikave 1 dhe 4, shkronjat "a" dhe .'b", mund te bien ne marreveshje qe, per pasoja te renda dhe per rrethana qe nuk mund te perjashtohen, te nxjerrin lejekalime qe perdoren ne kushte dhe perkujdesje te veçanta.

9. Te gjitha rruget shteterore kane perparesi, perveç rasteve kur autoriteti kompetent vendos ndryshe per kryqezime te veçanta, duke u bazuar ne klasifikimin e tyre ne nenin 2, pika 2 te ketij Kodi. Ne rruge te tjera, ose pjese rrugesh, perparesia mund te vendoset me udhezim te Ministrise qe mbulon veprimtarine perkatese, gjithmone ne baze te klasifikimit te nenit 2, pika 2. Perparesia duhet te behet e njohur gjithmone me sinjale te caktuara.

10. Enti pronar i rruges me perparesi, kur e kerkojne intensiteti ose siguria e trafikut, mundet t'i detyroje me urdherese dre.jtuesit e m.jeteve te ndalojne perpara se te tuten ne rrugen me perparesi.

11. Kur behet fjale per dy rruge me perparesi, qe i perkasinte njejtit ent, ky ent duhet te percaktoje dhenien e perparesise ose ndalimin ne kryqezimin e ketyre dy rrugeve. Kur behet fjale per dy rruge me perparesi, qe i perkasin enteve te ndryshme, detyrimet e mesiperme duhet te rregullohen ne marreveshje ndermjet ketyre dy enteve. Ne rast se marreveshja nuk arrihet, vendose me urdher te ministrit te Puneve Publike dhe transportit.

12. Cilido qe nuk zbaton ndalimin e qarkullimit te shpallur sipas normave te pikave 1 dhe 3. eshte objekt i masave administrative me gjobe nga nje mije deri ne kater mije leke. Nese shkelja kryhet nga drejtuesi i nje mjeti per transport mallrash, kur drejtuesi i mjetit eshte njekohesish edhe pronari i mjetit, masa administrative eshte gjobe nga dy mije e peseqind deri ne dhjete mije leke. Ne rastin e fundit, perveç mases administrative me gjobe, shtohet edhe masa administrative plotesuese e pezullimit te lejedre.jtimit per nje periudhe katermujore, si dhe pezullimi i lejes se qarkullimit te mjetit per te njejten periudhe. Ne kete rast, organet e policise detyrojne drejtuesit e mjetit te ndaloje udhetimin dhe, kur ky qendrim mjjeti behet pengese per qarkullimin, merr masa qe mjeti te çohet ne nje zone te afert, ne te cilen te qendroje. Gjate qendrimit pergjegiesia pe mjetin dhe ngarkesen, qe mund te kete, mbetet e drejtuesit te mjetit. Nese dispozitat e mesiperm, nuk zbatohen, zbatohet masa administrative plotesuese e pezullimit te lejedrejtimit per 12 muaj

13. Cilido qe shkel detyrimet e tjera, ndalesat ose kufizimet e parashikuara ne kete nen, ndeshkohet me mase administrative me gjobe nga nje mije, deri ne kater mi.je leke. Ne rastet e ndalimit te qendrimit gjoba eshte nga dy mije e peseqind deri ne dhjete mije leke. Kur kjo shkelje zgjatet mbi 24 ore, gjoba zbatohet per çdo periudhe 24 oreshe.

Neni 7: Rregullimi i qarkullimit ne qendrat e bankara 1. Ne qendrat e banuara, komunat dhe bashkite, me urdherese te kryetarit te pushteti lokal, duhet:

a) te zbatojne masat e parashikuara ne nenin 6, pikat 1, 2 dhe 4; b) te kufizojne qarkullimin e te giitha ose te disa kategorive te mjeteve per nevoja te qarta dhe te motivuara per parandalimin e ndotjes se mjedisit dhe mbrojtjen e pasurise artistike, te mjedisit dhe natyrore, ne perputhje me udhezimet e shpallura nga Ministria qe mbulon veprimtarine perkatese, pasi te jete marre mendimi i Ministrise se Shendetesise dhe Ministrise se Kultures, Rinise dhe Sporteve; c) te percaktoje perparesite ne rruge te caktuara ose pjese te tyre, ose ne nje kryqezim te caktuar, ne baze te klasifikimit ne nenin 2, dhe, kur intensiteti a siguria e trafikut e kerkojne, te detyroje drejtuesit e mjeteve qe, perpara se te hyjne ne nje rruge te caktuar, te ndalojne ne kryqezim dhe t'i japin perparesi atij qe qarkullon ne kete rruge; d) te rezervoje hapesira te caktuara per qendrimin e mjeteve te organeve te policise rrugore sipas nenit 12, te zjarrfikeseve, te sherbimit te ndihmes se shpejte dhe te atyre ne sherbim te personave me aftesi te kufizuara levizese, te pajisura me shenja speciale, ose per mjetet e sherbimit ne linje per qendrimin e tyre ne stacionet fundore te linjave; e) te caktoje zonat ku lejohet parkimi i mjeteve; f) te caktoje, me vendim te keshillit te komunes ose bashkise, zona te destinuara per parkim, ne te cilat qendrimi i mjeteve kushtezohet nga pagesa e nje shume qe varet nga kohezgjatja e qendrimit, duke fiksuar kushtet dhe tarifat sipas udhezimeve te Ministrise qe mbulon veprimtarine perkatese; g) te percaktoje orarin dhe hapesira te rezervuara per mjetet qe perdoren per ngarkim dhe shkarkim mallrash:.

h) te cakloje zona te pajisura dhe te rezervuara per qendrimin dhe parkimin e aukokampeve; i) te rezervoje rruge per qarkullimin e mjeteve te sherbimit te transportit publik, me synim favorizimin e levizshmerise urbane. 2. Ndalimi i qendrimit nenkupton ndalimin e qendrimit nga ora 8 00 deri ora 20 00, perveç rasteve kur tregohet ndryshe me sinjale te caktuara.

3. Per pjese te rrugeve jokomunale, te cilat pershkojne qendra te banuara, masat e paraqitura ne nenin 6 pika 1 dhe 2, jane kompetenca te organit kompetent te pushtetit lokal, kurse ato te paraqitura ne piken 4, shkronja "a", jane kompetence e entit pronar te rruges.

4. Ne rastet e pezullimit te qarkullimit per motive te sigurimit publik, sigurise se qarkullimit ose nevoja te karakterit ushtarak, si dhe atje ku jane vendosur detyrime, ndalime a kufizime te i perkohshme ose te perhershme, mund t 'u jepen leje te veçanta per nevoja te domosdoshme mjeteve te policise, mjekesise, si dhe personave me aftesi te kufizuar levizese, te pajisura me sinjale te veçanta.

5. Karakteristikat, menyra e ndertimit, procedura e homologimit dhe kriteret e vendosjes e te mirembatjes se sistemeve te kontrollit te koheqendrimit ne parkime percaktohen me udhezim te Ministrise qe mbulon veprimtarine perkatese.

6. Zonat e destinuara per parkim duhet te jene te vendosura mundesisht jashte karrexhates dhe gjithsesi ne menyre qe mjetet e parkuara te mos pengojne rrjedhjen e tratikut.

7. Pjesa e te ardhurave nga parkimet me pagese, qe i takon entit pronar te rruges, destinohet per vendosjen, ndertimin dhe administrimin e parkimeve ne siperfaqe, nentokesore ose ne ndertesa, si dhe per permiresimin e tyre; shumat ne para qe mund te teprojne perdoren per punime rrugore.

8. Ne rast se komuna ose bashkia merr persiper administrimin e drejtperdrejte te parkimeve me roja ose e jep si koncesion a vendos sistemet e kontrollit te kohezgjatjes se qendrimit. sipas i pikes 1, shkronja "f" eshte e detyruar qe, ne pjese te kesaj zone parkimi ose ne zona te tjera ne afersi te saj, te rezervoje nje siperfaqe te pershtatshme te destinuar per parkim pa roja ose pa sisleme kontrolli te kohezgjatjes se qendrimit. Nje detyrim i tille perjashtohet per zonat e percaktuara te ne nenin 3 si "zona kembesore urbane" dhe "zona me tratik te kufizllar", si dhe ne zona te tjera me rendesi te veçante urbanistike, ku ka kerkesa dhe kushte te veçanta trafiku.

9. Komunal ose bashkite, me vendim te keshillit te tyre, kujdesen per caktimin e zonave urbane kembesore dhe zonave me trafik te kufizuar, duke marre parasysh ndikimin e trafikut ne sigurine e qarkullimit, shendetin, rendin publik, pasurine kulturore dhe te mjedisit, si dhe territorin. Ne rast urgjence ky caktim mund te behet me urdherese te kryetarit te keshillit. Ne menyre te ngjashme komunat ose bashkite caktojne zona te tjera me rendesi urbanistike, per te cilat flitet ne piken 8, te cilat paraqesin kerkesa te veçanta trafiku.

10. Zonat e permendura ne pikat 8 dhe 9 tregohen me sinjale.

11. Zonat e permendura ne pikat 8 dhe 9, si dhe ne zona te tjera me rendesi te veçante urbanistike ne te cilat jane te pranishme kushte dhe kerkesa te njejta me ato te parashikuara ne pikat e mesiperme, komunat ose bashkite kane te drejte te rezervojne, me urdherese te kryetarit, hapesira qendrimi vetem per mjetet private te banoreve te zones, falas ose kundrejt pageses. .

12. Cilido qe nuk respekton ndalimin e qarkullimit, qarkullon ne sens te kundert me ate te lejuar, nuk zbaton detyrimin e perparesise dhe te ndalimit ne kryqezim, ndeshkohet me mase administrative me gjobe nga nje mije, deri ne kater mije leke dhe, per rastet kur qarkullon ne sens te kundert me ate te lejuar. Perveç mases se mesiperme, drejtuesit te mjetit i pezullohet leja e drejtimit per nje periudhe 6-mujore.

13. Cilido qe shkel detyrimet, ndalimet ose kufizimet e tjera te parashikuara ne kete nen, denohet me mase administrative me gjobe nga peseqind deri ne dy mije leke. Ne rastet e ndalim qendrimit, kur shkelja zgjat mbi 24 ore, masa administrative me gjobe zbatohet per çdo 24 ore shkelje ndalim qendrimi. Per rastet e qendrimeve me periudhe kohe te kufizuar a te grafikuar, masa administrative me gjobe nga dyqind e pesedhjete deri ne nje mije leke, zbatohet per çdo periudhe kohe te shkelur.

Neni 8: Qarkullimi në qendrat e vogla. 1. Ne qendrat turistike dhe kurative, kur veshtiresite dhe rreziqet e trafikut jane veçanerisht te shpeshta. Ministria qe mbulon veprimtarine perkatese dhe Ministria e Shendetesise, pasi marrin mendimin e pushtetit lokal te interesuar, me udhezim te vecante mund te ndalojne, ne muajt me levizje intensive, mjetet qe u perkasin personave qe nuk bejne pjese ne popullsine e perhershme, te futen dhe te qarkullojne ne keto qendra. Me te njejtin urdher mund te vendosen perjashtime ne favor te kategorive te caktuara te mjeteve.

2. Cilido qe shkel detyrimet e parashikuara ne kete nen, denohet me mase administrative me gjobe nga nje mije deri ne kater mije leke.


Neni 9: Garat sportive në rrugë 1. Ne rruge dhe zona publike jane te ndaluara garat e paautorizuara sportive me mjete ose kafshe si dhe ato atletike. Autorizimi leshohet nga kryetari i komunes, bashkise ose rrethit, ne territoret e te cilave do te zhvillohen garat me mjete me motor, çiklistike, atletike, ose ato me kafshe. Kur veprimtarite sportive shtrihen ne disa rrethe, autorizimet jepen nga organet kompetente te pushtetit lokal, pasi merret mendimi i federatës kombëtare përkatëse dhe Ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse. Në autorizim përcaktohen kushtet, në të cilat duhet të zhvillohen këto gara sportive.

2. Autorizimet duhet të kërkohen nga organizatorët të paktën 30 ditë përpara veprimtarisë, për ato në kompetencë të kryetarit të komunës, bashkisë ose rrethit. Dhënia e autorizimit bëhet me miratim të entit pronar të rrugës.

3. Për hartimin e programit vjetor të garave nga Komiteti Olimpik, kur pranohet karakteri sportiv i tyre dhe nuk krijohen kufizime të rëndësishme për shërbimin e transportit publik dhe trafikut të zakonshëm, organizatorët duhet t'ua paraqesin kërkesat e tyre Ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse, ose pushtetit lokal, brenda datës 31 dhjetor të vitit paraardhës.

4. Autorizimi sipas pikës 1, për zhvillimin e garave të parashikuara sipas programit, duhet kërkuar nga organi competent i pushtetit lokal të paktën 30 ditë përpara datës së caktuar dhe kushtëzohet me respektimin e normave tekniko-sportive dhe të sigurimit, si dhe me kolaudimin e zonës së garës dhe pajisjeve të saj. Kolaudimi duhet bërë nga një specialist i entit pronar të rrugës dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesit të Ministrisë së Rendit Publik dhe Ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse, së bashku me përfaqësuesit e organeve sportive kompetente dhe organizatorët e garës. Ky kolaudim mund të mos bëhet kur shpejtësia e lëvizjes nuk do ta kalojë shpejtësinë e lejuar. Kolaudimi është gjithmonë i domosdoshëm të bëhet në ato pjesë rrugë ku do të tejkalohet shpejtësia e lejuar.

5. Në rastet kur për nevoja të motivuara duhet të futet një garë e paparashikuar në program, organizatorët, para se të kërkojnë autorizimin sipas pikës 4, duhet të kërkojnë miratimin nga Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse sipas pikës 3 të paktën 60 ditë përpara garës. Organi kompetent i pushtetit lokal mund të japë autorizimin për ndryshimin e datës së parashikuar në program, kur organet sportive kompetente e kërkojnë këtë për nevoja të motivuara.

6. Autorizimi i organit kompetent të pushtetit lokal është, gjithashtu, i kushtëzuar me nënshkrimin nga organizatorët, të një kontrate siguracioni për përgjegjësinë civile ndaj të tretëve. Siguracioni duhet të mbulojë, gjithashtu, përgjegjësinë, për dëmet e mundshme që mund t'u shkaktohen rrugës dhe pajisjeve të saj.

7. Në fund të çdo gare, organi kompetent i pushtetit local i bën të njohur menjëherë Ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse, për parashikimin e programit të vitit të ardhshëm, përfundimet e garës, duke theksuar shmangiet nga kushtet e autorizimit dhe aksidentet që mund të kenë ndodhur.

8. Cilido që organizon gara sportive të treguara në këtë nen, pa qenë i autorizuar në mënyrat e parashikuara, i nënshtrohet masës administrative me gjobë nga pesë mijë deri njëzet mijë lekë, kur bëhet fjalë për gara atletike, çiklistike ose me kafshë, si dhe me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë, kur bëhet fjalë për gara me mjete motorike. Në çdo rast autoriteti administrativ ndërpret menjëherë zhvillimin e garës.

9. Cilido që nuk zbaton detyrimet, ndalesat ose kufizimet që parashikon ky nen për zhvillimin e një gare sportive ose kushtet e caktuara nga autorizimi përkatës, i nënshtrohet masës administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri dhjetë mijë lekë, kur është fjala për gara atletike, çiklistike ose me kafshë, dhe me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë, kur është fjala për gara me mjete motorike.

Neni 10: Mjetet jashtë norme dhe transportet në kushte jonormale 1. Konsiderohet jashtë norme mjeti që i kalon, për kërkesa funksionale të veçanta, kufijtë e përmasave gabaritë dhe kufijtë e ngarkesave të përcaktuara në nenet 61 dhe 62.

2. Konsiderohet transport në kushte jonormale:

a) transporti i një ose më shumë mallrash të pandashme, që për efekt të përmasave të tyre i tejkalojnë kufijtë e përmasave gabaritë të përcaktuara në nenin 61, por që janë gjithmonë brenda kufijve të ngarkesës, të përcaktuara në nenin 62. Së bashku me mallrat e pandashme mund të transportohen edhe mallra të tjera që janë brenda kufijve të përmasave gabaritë të përcaktuara nga neni 61 dhe që gjithmonë nuk kalojnë kufijtë e ngarkesës të përcaktuara në nenin 62;

b) transporti i blloqeve prej guri natyror ose objekteve industriale të pandashme, i kryer me mjete jashtë norme, pa kaluar kufirin e ngarkesës së përgjithshme të treguar në lejet e qarkullimit dhe, sidoqoftë, për jo më shumë se tri blloqe a objekte, mjaft që të paktën një ngarkesë të kërkojë përdorimin e mjeteve jashtë norme dhe kur masa e përgjithshme e sipërpërmendur të mos jetë më e madhe se 40 tonë për mjete teke dhe 86 tonë për mjete me rimorkio ose gjysmërimorkiatorë. Kufijtë e mësipërm mund të kalohen vetëm në rastin kur trasnportohet një copë e vetme e pandashme.

3. Konsiderohet transport jashtë norme edhe ai transport i kryer me mjete:

a) ngarkesa e pandashme e të cilave del jashtë gabariteve të mjetit nga ana e pasme e tij më shumë se 3/10 e gjatësisë së tij; b) që, ndonëse kanë një ngarkesë të pandashme që del jashtë gabariteve nga ana e pasme më pak se 3/10, kanë përmasën gabaritë gjatësore, duke përfshirë edhe ngarkesën, më të madhe se kufiri gjatësor gabaritë i çdo kategorie mjetesh; c) ngarkesa e pandashme e të cilave del jashtë përmasave gabaritë tërthore të mjeteve; d) teke ose që formojnë mjet me rimorkio, të cilat kanë në mënyrë të përhershme pajisje të veçanta të paraqitura në lejet përkatëse të qarkullimit, të destinuara vetëm për transportin e mjeteve që kalojnë kufijtë e parashikuara në nenin 61; e) me rimorkio ose gjysmërimorkio që përdoren vetëm për transportin e kontejnereve, që i kalojnë përmasat e përcaktuara në nenin 61 ose ngarkesat e përcaktuara në nenin 62; f) ngarkim-transporti të përcaktuara në nenin 54, pika 1, shkronja "n", kur kalojnë kufijtë e peshave të përcaktuara në nenin 62; g) me karroceri me lartësi të ndryshueshme që kryejnë transporte kafshësh të gjalla. 4. Quhen mallra të pandashme, sipas normave të këtij Kodi, ato, për të cilat zvogëlimi i përmasave a ngarkesës, brenda kufijve të neneve 61 dhe 62, mund të sjellë dëme ose të prishë funksionimin e tyre a të cënojë sigurinë e transportit.

5. Mjetet jashtë norme mund të përdoren vetëm nga ndërmarrje a shoqëri që ushtrojnë sipas ligjit veprimtarinë e transporteve jashtë norme. Regjistrimi i këtyre mjeteve mund të bëhet vetëm në emër të këtyre ndërmarrjeve a shoqërive.

6. Transporti dhe mjetet jashtë norme kanë autorizim të veçantë për qarkullim, të lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për autostradat dhe rrugët shtetërore, nga komanda e rajonit ushtarak për rrugët ushtarake dhe nga pushteti lokal për rrjetin rrugor të mbetur. Nuk kanë nevojë për autorizim mjetet:

a) sipas pikës 3, shkronja "d", kur edhe për efekt të ngarkesës nuk e kalojnë lartësinë 4.20 m, si dhe nuk e tejkalojnë gjatësinë me më tepër se 12%, me kufirin maksimal 13.44 m për automjetet teke, 20.16 m për automjetet me rimorkio dhe 17.36m për gjysmërimorkiatorët. Ky tejkalim mund të jetë i përparmë dhe i pasmë, ose vetëm i pasmë për mjetet teke a me rimorkio, dhe vetëm i pasmë për gjysmërimorkiatorët, me kusht që kush kryen transportin të ketë verifikuar që në itinerar të përfshihen vetëm rrugë ose pjesë rruge që kanë karakteristika sipas nenit 165, pika 4; b) sipas pikës 3, shkronja "e" dhe "g", kur nuk e tejkalojnë me ngarkesë lartësinë 4.30 m dhe përmasat e tjera të përcaktuara nga neni 61 ose peshat e përcaktuara nga neni 62, me kusht që kush kryen transportin të ketë verifikuar që në itinerar të përfshihen vetëm rrugë ose pjesë rruge që kanë karakteristika sipas nenit 165, pika 4. 7. Mjetet rrugore të klasifikuara si makina ngarkim-transporti sipas nenit 54, pika 1, shkronja "n", dhe që kalojnë kufijtë e ngarkesës të përcaktuara në nenin 62, nuk kanë nevojë për autorizim qarkullimi, me kusht që:

a) të mos kalojnë kufijtë e ngarkesës të treguara në pikën 8 dhe sidoqoftë të mos kalojnë kufijtë e përmasave gabaritë të nenit 61; b) të qarkullojnë në rrugë ose pjesë rrugësh që në arkiv, sipas nenit 221, rerzultojnë të kalueshme për mjete të tilla, siç përcaktohet në pikën 4 të nenit 221; c) nga ana e atij që kryen transportin të verifikohet që përgjatë itinerarit të mos ketë kufizime të ngarkesës së përgjithshme ose për aks, të sinjalizuara me tabelat përkatëse; d) të jetë paguar taksa e zhdëmtimit të pasojave të përdorimit sipas nenit 34. Kur kushtet e pikave "a", "b" dhe "c" nuk plotësohen, mjetet e sipërpërmendura duhet të kërkojnë autorizimin e parashikuar për të gjitha transportet e tjera jashtë norme.

8. Pesha maksimale për ngarkesë të plotë të makinave të ngarkim-transportit, me kusht që aksi më i ngarkuar të mos e kalojë ngarkesën 13 tonë, nuk duhet të jetë më e madhe se:

a) mjete teke me motor: - me dy akse: 20 tonë - me tri akse: 33 tonë - me katër ose më shumë akse, me dy akse të përparme drejtuese: 40 tonë; b) kompleks mjetesh:

- me katër akse: 44 tonë - me pesë ose më shumë akse: 56 tonë - me pesë ose më shumë akse, për transportin e betonit me betoniere: 54 tonë. 9. Autorizimi jepet për një ose më shumë transportime ose për periudha të caktuara kohe në kufijtë e ngarkesës maksimale teknikisht të pranueshme. Në autorizim mund të përcaktohet itinerari, si dhe shoqërimi nga policia rrugore. Aty ku kushtet e trafikut janë të përshtatshme, policia rrugore mund të autorizojë ndërmarrjen a shoqërinë transportuese të përdorë mjetet e saj për shoqërimin e ngarkesës, sipas mënyrave të caktuara në aktet në zbatim.

10. Autorizimi mund të jepet vetëm kur është i pajtueshëm me ruajtjen e mbishtresave të rrugës, me qëndrueshmërinë e veprave të artit dhe me sigurinë e qarkullimit. Në të janë përcaktuar kushtet dhe masat e nevojshme në lidhje me sigurinë rrugore. Nëse gjatë transportit në kushte jonormale, tipi i mjetit, ngarkesa në akse, periudha e kohës së transportit ose numri i transporteve bëhen shkak i pasojave më të mëdha në rrugë nga sa është parashikuar në taksën e zhdëmtimit të pasojave të përdorimit, duhet të rritet masa e zhdëmtimit që i paguhet entit pronar të rrugës. Mënyra e këtij zhdëmtimi përcaktohet në pikën 16. Dhënia e autorizimit kushtëzohet nga pagesa e shpenzimeve të mundshme për verifikime teknike paraprake, organizimin e trafikut, kur ai është i nevojshëm për kryerjen e transportit, si dhe për punime përforcuese të veprave të artit.

11. Autorizimi nuk parashikohet për mjetet jashtë norme të përmendura në pikën 1, kur ato qarkullojnë pa kaluar kufijtë e përcaktuar në nenet 61 dhe 62.

12. Nuk përfaqëson transport në kushte jonormale transporti me gjysmërimorkiator, gjysmërimorkio e të cilit është e pajisur me frigorifer të autorizuar që zgjatet përpara, me kusht që kompleksi të mos i kalojë kufijtë e përmasave gabaritë të caktuara në nenin 61.

13. Mjetet e transportit të pasagjerëve që, për nevoja të veçanta e të justifikuara funksionale kalojnë përmasat ose peshat e përcaktuara nga nenet 61 dhe 62, përfshihen në grupin e mjeteve të përmendura në pikën 1. Kur këto mjete përdorin sisteme lëvizëse me ushqim elektrik, megjithëse e kalojnë kufirin gjatësor për shkak të krahut të marrjes së energjisë elektrike, nuk pajisen me autorizim. Regjistrimi dhe autorizimi bëhen vetëm në emër të ndërmarrjes së autorizuar për kryerjen e transportit të pasagjerëve.

14. Dhënia e autorizimit kushtëzohet nga plotësimi i kushteve të paraqitura në nenin 92.

15. Në aktet në zbatim përcaktohen karakteristikat konstruktive dhe funksionale të mjeteve jashtë norme dhe të atyre të përshtatura për transporte në kushte jonormale, si dhe të makinave të ngarkim-transportit.

16. Në aktet në zbatim përcaktohen formalitetet për lëshimin e autorizimit për kryerjen e transportit në kushte jonormale, tolerancat e mundshme, shuma shtesë e zhdëmtimit të pasojave të përdorimit në rastin e transportit në kushte jonormale, kur kalohet ngarkesa e lejuar, si edhe kriteret e pozicionimit të grupit shoqërues teknik ose të policisë rrugore.

17. Cilido që kryen një nga transportet në kushte jonormale të paraqitura në pikat 2, 3 dhe 7, si dhe qarkullon me një nga mjetet jashtë norme të paraqitura në pikën 1, pa marrë autorizimin përkatës, i nënshtrohet masës administrative me gjobë nga pesëdhjetë mijë deri në dyqind mijë lekë.

18. Cilido që kryen transport në kushte jonormale ose qarkullon me një mjet jashtë norme, pa zbatuar kushtet e përcaktuara në autorizim, i nënshtrohet masës administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë.

19. Cilido që qarkullon pa pasur me vete autorizimin, megjithëse e ka marrë atë, i nënshtrohet masës administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë. Udhëtimi mund të vazhdojë vetëm pasi të paraqitet autorizimi. Kjo nuk e përjashton detyrimin e pagimit të shumës së mësipërme.

20. Cilido që përdor makina ngarkim-transporti për transportimin e mallrave të ndryshme nga ato të parashikuara në nenin 54, pika 1, shkronja "n", i nënshtrohet masës administrative me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë, si dhe me pezullimin e lejes së qarkullimit nga 1 në 6 muaj. Leja e qarkullimit merret menjëherë nga ai që konstaton shkeljen dhe çohet pa humbur kohë në zyrën e regjistrimit të lejeve të qarkullimit, e cila merr vendimin e pezullimit. Në shkeljen e tretë brenda një periudhë 5-vjeçare, merret masa administrative e heqjes së lejes së qarkullimit si makinë ngarkim-transporti.

21. Cilido që përdor një mjet që e kalon kufirin e ngarkesës së lejuar të përcaktuar në nenin 62, në rrugë dhe autostrada që janë përcaktuar si të pakalueshme sipas kërkesave të këtij neni, i nënshtrohet masës administrative me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë.

22. Masat administrative të parashikuara në pikat 17, 18, 20 dhe 21 zbatohen si për drejtuesin e mjetit ashtu edhe për pronarin e mjetit, si dhe për porositësin, kur transporti kryhet vetëm për llogari të tij. Në këtë rast, policia e ndalon drejtuesin e mjetit të vazhdojë udhëtimin derisa të pajiset me autorizimin përkatës ose të ketë zbatuar kushtet dhe kërkesat e përcaktuara në autorizim. Në rast se qëndrimi i mjetit në vendin ku është konstatuar shkelja bëhet shkak për pengimin e qarkullimit, policia bën zhvendosjen e mjetit në një zonë të afërt qëndrimi. Gjatë qëndrimit të mjetit përgjegjësia për mjetin dhe ngarkesën mbetet e drejtuesit të mjetit. Nëse nuk zbatohen dispozitat e kesaj pike, drejtuesi i mjetit i nënshtrohet masës administrative plotësuese me pezullim lejedrejtimi nga një deri në tre muaj.

23. Përveç masave administrative të parashikuara me gjoba në pikat 17, 18, 20 dhe 21, drejtuesit të mjetit i pezullohet lejedrejtimi për një periudhë nga një deri në dy muaj, si dhe i pezullohet leja e qarkullimit të mjetit nga tre deri në gjashtë muaj.

Neni 11: Shërbimet e policisë rrugore dhe të kontrolleve të tjera në rrugë 1. Shërbimet e policisë rrugore janë:

a) parandalimi, konstatimi dhe verifikimi i shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor; b) konstatimi dhe verifikimi i aksidenteve rrugore; c) kryerja e shërbimeve të drejtpërdrejta për rregullimin e trafikut; d) shoqërimi i mjeteve për sigurimin e qarkullimit; e) kujdesi dhe kontrolli i përdorimit të rrugës. 2. Organet e policisë rrugore marrin pjesë edhe në operacionet e ndihmës në rrugë. Ato detyrohen të bashkëpunojnë në kryerjen e matjeve për studimet mbi trafikun.

3. Shërbimet e policisë rrugore kryhen nga Ministria e Rendit Publik, e cila është kompetente për bashkërendimin e shërbimit të policisë rrugore me organet e tjera që kanë detyrime në këtë fushë, sipas nenit 12.

4. Të interesuarit mund të kërkojnë nga organet e policisë, sipas nenit 12, informacione të kufizuara në lidhje me rrethanat e kryerjes së aksidentit, për vendbanimin e palëve, siguracionin e mjeteve dhe të dhënat identifikuese të tyre.

Neni 12: Kryerja e shërbimeve të policisë rrugore dhe e kontrolleve të tjera në rrugë 1. Kryerja e shërbimeve të policisë rrugore të përcaktuara nga ky Kod i takon:

a) policisë rrugore në Ministrinë e Rendit Publik; b) funksionarëve të Ministrisë së Rendit Publik të ngarkuar për policinë rrugore. 2. Kryerja e shërbimeve të paraqitura në nenin 11, pika 1, shkronjat "a" dhe "b", i takojnë edhe policisë gjyqësore sipas Kodit të Procedurës Penale.

3. Kujdesi dhe kontrolli i shfrytëzimit ekonomik të mjetit në vende të veçanta dhe i rrugëve kryhen edhe nga persona të tjerë, pasi të kenë kaluar një provim kualifikimi, siç përcaktohet në aktet në zbatim. Këta persona mund të jenë:

a) nga strukturat përkatëse të Ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse, si drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve; b) nga personeli i zyrave kompetente në fushën e transportit rrugor të rretheve, bashkive dhe komunave, vetëm për shkeljet e bëra në rrugët që janë pronë e entit, nga i cili varen; c) nga nëpunës të shtetit, të rretheve, bashkive dhe komunave që kanë kualifikimin ose funksionin e mirëmbajtësit të rrugës, duke u kufizuar vetëm në shkeljet e kryera në rrugë ose pjesë rruge që janë në përgjegjësinë e tyre;

d) nga personeli i entit hekurudhor të shtetit dhe i hekurudhave në koncesion, që kryejnë detyra kontrolluese dhe ruajtëse, duke u kufizuar vetëm në shkeljet e kryera në zonën e kalimit në nivel që ato administrojnë;

e) nga personeli i aeroporteve që varen nga Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse, në zonat e përcaktuara në nenin 6, pika 7. 4. Shoqërimi dhe kryerja e shërbimeve të drejtpërdrejta për sigurimin e lëvizjes së kolonave ushtarake i takojnë edhe oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve të Forcave të Armatosura, të kualifikuar për këtë dhe të pajisur me dëshmi nga autoriteti ushtarak kompetent.

5. Subejktet e treguara në këtë nen, kur nuk janë me uniformë, për përmbushjen e detyrave të policisë rrugore duhet të përdorin distinktivin dhe tabelën standard.