Kodra (Gumenicë)
Kodër (greqisht: Κόδρα/Kódhra) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.
Kodër
Κόδρα | |
---|---|
Fshat | |
Emri i banorëve | Kodranjot |
Gjeografia
RedaktoNga veriu Kodra kufizohet me Skopjonën dhe Globoçarin, nga jugperëndimi me Mazrekun, nga juglindja me Arvenicën dhe nga jugu me Paninën. Vendbanimi Kodër ka qenë ndonjëherë si lagje e fshatit Mazrek.[1]
Toponimet të fshatit Kodër:(Para Luftës së Dytë Botërore)[2]
- Ar’ e Baliut - arë, në P.
- Ar’ e Guxhës - arë, në P.
- Ar’ e Karavait - arë e ullinj, në V.
- Balli - rrëzë mali, në L.
- Ballkujthi - majë mali, në L.
- Bir’ e Kuqe - sterrë në Mal, në L.
- Blleshka - trap me ullinj, në J.
- Bregu – breg, në qendër.
- Bregu i Lirit - breg ku ndodhen varret e fshatit, në P.
- Burim i Gaxhovës – burim, në J.
- Cekuri — trap me ullinj, në J.
- Fiqeza – arë, në P.
- Gaxhova - breg me ullinj, në P.
- Gorrica – arë, në V.
- Grava e Krrakuraqorshisë – shpellë, në L.
- Gur’ i math – gur, në V.
- Guri me Jastëk - shkëmb i madh, në V. Një gur në formën e jastëkut është i ngjitur në këtë shkëmb.
- Jurti — ullinj e vreshta, në P.
- Jurt i Sulës – vreshta e ullinj, në P.
- Kakani — ullinj, në P.
- Kodr’ e Madhe - kodër e veshur me pyll, në P.
- Kucura - kodër me ullinj, në P.
- Lëm’ i Avdulit - lëmë me pllaka guri, në P.
- Lëm’ i Guxhës – Iëmë.
- Lëm’ i Lulit - Iëmë i vjetër, në P.
- Lirazi - arë, në P.
- Mal’ i Bregut Math - mal i fshatit, në VL.
- Mesure - ara, në V.
- Papulëla - ullinj, në P.
- Pill’ i Gaxhovës - pyll, në P.
- Pill’ i Manos - pyll, në P.
- Prroi Fiqez – përrua, në L.
- Prroi Guxhës - përrua e ullinj, në J.
- Prroi Kaurit - përrua, në P.
- Prroi Kokos - përrua mali, në L.
- Prroi Mazrrekut - përrua mali, në L.
- Prroi Mbretes - përrua mali, në V.
- Prroi Ullinjez - përrua, në P.
- Qaf’ e Gorricës – qafë, në P.
- Qaf’ e Kalives - qafë që kalon për në Mazrek, në L.
- Qaf’ e Mazrrekut - qafë, në L.
- Qaf’ e Ulkës – qafë, në P.
- Sgerboni - trap me ullinj, në V.
- Stan’ i Arave Goxhavës - stan i vjetër, në L.
- Stan i Kalives - stan i vjetër, në L.
- Stan i Krrakurës Qorshisë - stan i vjetër, në V.
- Shkëmba – arë, në P.
- Shkëmb i Blegtores - shkëmb, në mal, në L.
- Shkëmb i Pasës - shkëmb e ara, në P.
- Shpati - rrëzë mali, në L.
- Trap i Çorres - trap me ulIinj, në J.
- Trap i Fetahut - trap me ullinj, në P.
- Trap i Kaurit - trap me ullinj, në P.
- Trap i Kurtit - trap me ulIinj, në J.
- Trap i Lirit - trap me ullinj, në J. Këtu ka pasë qenë mbjellë liri.
- Trap i Mehmetate - trap me ullinj, në P.
- Vulistra – ara, në JL.
- Xarra - gërmadha në mal, në L.